Connect with us

Lajme nga vendi

BDI: Margjinalizimi i shqiptarëve rrezikon stabilitetin, funksionalitetin dhe rrugën europiane të shtetit

Published

on

BDI në një kumtesë për media thotë se “përmes vendimeve të njëanshme dhe politikave të përjashtimit, shqiptarëve u është mohuar një rol i rëndësishëm në proceset shtetformuese dhe në drejtimin e përbashkët të vendit”.

Nga BDI thonë se ky fenomen nuk është thjesht një çështje përfaqësimi etnik, por çështje që prek vetë funksionimin e shtetit.

“Margjinalizimi i shqiptarëve në jetën shtetërore, administrative dhe publike minon modelin e demokracisë konsensuale që, që prej Marrëveshjes së Ohrit, ka garantuar stabilitet, kohezion dhe përparim. Akoma më shqetësuese është se ky regres ndodh në një moment kyç për perspektivën europiane të vendit. Zvogëlimi i rolit konstruktiv të shqiptarëve — si partnerë kyç në ndërtimin e një shteti multietnik, demokratik dhe properëndimor — jo vetëm që rrezikon kohezionin e brendshëm, por edhe minon kredibilitetin e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian”.

“Për më tepër, fakti se sot në qeveri nuk ka një përfaqësim legjitim të shqiptarëve, por një grup partish me mbështetje minimale, rreth 1%, qe qytetarët me të drejtë i quajnë koalicioni FLEN, nuk mund ta amnistojnë elitën politike maqedonase nga përgjegjësia për krijimin e ndarjeve të thella dhe dëmtimin e parikuperueshëm të unitetit të shtetit”.

“Sot, më shumë se kurrë, është e domosdoshme të rikthehet parimi i bashkëqeverisjes së barabartë dhe të respektohen standardet që për dekada kanë garantuar paqe, stabilitet dhe perspektivë europiane. Demokracia, mirëqenia dhe rruga drejt Bashkimit Europian janë të pandara nga respektimi i karakterit multietnik të shtetit tonë. Ky është një thirrje jo vetëm për drejtësi ndaj shqiptarëve, por për një përgjegjësi të përbashkët ndaj së ardhmes së të gjithë qytetarëve të vendit tonë. Vetëm zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhje”, thonë nga BDI.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Privohet nga liria një 44-vjeçar nga Gostivari tentoi t’i sulmojë gruan dhe vajzën e tij

Published

on

Më 09.02.2026 në ora 02:15, punonjës policie nga SP Gostivar kanë privuar nga liria një burrë 44-vjeçar nga Gostivari. paraprakisht, në ora 01:25, bashkëshortja e tij 43-vjeçare ka denoncuar se ai ka tentuar t’i sulmojë atë dhe vajzën e tyre. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Në vendbanimin Hanet e Mavrovës gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë

Published

on

Më 08.02.2026 në ora 20:00, në vendbanimin Hanet e Mavrovës, punonjës policie nga Stacioni Policor Mavrovë kanë privuar nga liria personat G.D. (28) dhe D.A. (28) nga Shkupi, të cilët po transportoheshin me automjetin pasagjerë „Golf“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.D.. Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë përkatëse.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Incident në një bastore në Tetovë: kërcënohet punonjësja dhe thyhet xhami i pultit

Published

on

Më 08.02.2026 në ora 20:15, në SPB Tetovë, A.M. (31) nga fshati Bellovisht, e punësuar në një bastore sportive në Tetovë, ka raportuar se personi B.B. (65) nga Tetova është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka kërcënuar punonjësen, pas së cilës ka thyer xhamin e pultit.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat