Lajme nga vendi
Rritet numri i kontrolleve mjekësore për shkak të alergjive
Është rritur numri i kontrolleve mjekësore për shkak të alergjive kjo ndodh si rezultat i rritjes së temperaturave, ndërsa më të prekurit janë fëmijët, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobët. Pacientët që vuajnë nga alergjitë rrezikojnë që të preken nga sinuset, sëmundjet respiratore, kardiovaskulare ndërsa në të shumtën e rasteve kanë vjellje dhe diarre.
Problemi është se alergjitë ndikojnë në rrugët e poshtme të frymëmarrjes, që paraqitet si formë e asmës apo të sëmundjeve repsiratore kronike që bëjnë pengesë në ndryshimin e gazrave që bëhet në mushkëri dhe oksigjenimi nuk mund të bëhet në qelizat e trupit tonë”.
Simptomat më të shpeshta janë teshtitja, lotimi dhe kruarja e syve, si dhe temperatura. Bellçishta tha se ekzistojnë disa lloje të alergjive, ndërsa më e zakonshmja është ajo e polenit dhe alergjia e rrezeve të diellit.
“Janë alergji të ndryshme, kemi alergji prej ushqimeve, kemi alergji prej polenit, kemi alergji prej rrezeve të diellit, dielli është aq i fortë tani që bënë ndryshim shumë në lëkurë, derisa tek disa persona mund të paraqitet skuqje e lëkurës dhe disa puçrra mund të paraqiten që janë të rrezikshme dhe mandej mund të marrin ndonjë infeksion se shumica e personave nuk dinë fillojnë të kruhen dhe e gërvishtin atë vendin dhe është si portë për të hyrë bakteret apo viruset në ato vende”.
Mjekët apelojnë për pastrim të shpeshtë të duarve, ndërrimin e rrobave çdo ditë, ndërsa për çdo simptomë pacientët të paraqiten në mjek pasi pasojat janë të mëdha.
Lajme nga vendi
Privohet nga liria një 44-vjeçar nga Gostivari tentoi t’i sulmojë gruan dhe vajzën e tij
Më 09.02.2026 në ora 02:15, punonjës policie nga SP Gostivar kanë privuar nga liria një burrë 44-vjeçar nga Gostivari. paraprakisht, në ora 01:25, bashkëshortja e tij 43-vjeçare ka denoncuar se ai ka tentuar t’i sulmojë atë dhe vajzën e tyre. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.
Lajme nga vendi
Në vendbanimin Hanet e Mavrovës gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë
Më 08.02.2026 në ora 20:00, në vendbanimin Hanet e Mavrovës, punonjës policie nga Stacioni Policor Mavrovë kanë privuar nga liria personat G.D. (28) dhe D.A. (28) nga Shkupi, të cilët po transportoheshin me automjetin pasagjerë „Golf“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.D.. Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë përkatëse.
Lajme nga vendi
Incident në një bastore në Tetovë: kërcënohet punonjësja dhe thyhet xhami i pultit
Më 08.02.2026 në ora 20:15, në SPB Tetovë, A.M. (31) nga fshati Bellovisht, e punësuar në një bastore sportive në Tetovë, ka raportuar se personi B.B. (65) nga Tetova është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka kërcënuar punonjësen, pas së cilës ka thyer xhamin e pultit.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

