Connect with us

Sport

ARSIMI – STRUGA TL DHE TIKVESHI –VARDARI HAPIN SIPARIN E JAVËS SË DYTË

Published

on

Me dy ndeshjet që zhvillohen në Gostivar dhe Kavadar hapet sipari i javës së  dytë të sezonit të  ri  në Ligën e parë të  futbollit  Katër  takimet tjera  zhvillohen të  shtunën të dielën dhe të hënën. Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 17:00.

 Me  ndeshje t  Arsimi  Struga  trim Lum dhe Tikveshi  – Vardari  nes;r   hapet sipari  i javës së dytë  të sezonit të ri  në  elitën e  futbollit  të Maqedonisë së Veriut .  Ndeshja  në Gostivar  për  skuadrën e  Arsimit   është historike  meqë  përherë  të  parë  do  të  prezantohet  para publikut vendas. Arsimi në xhiron  e parë barazoi  kundër Bashkimit në Kumanovë . Për  ndeshjen e  nesërme  ekipi nga Çegrani  krahas emocioneve është përgatitur edhe në aspektin tekniko-taktik për  të dëshmuar se kualifikimi  në elitë nuk është e rastit. Kapiteni  Vullnet Islami  për  TV Koha  u shprehë  optimistë  se do  ti gëzojnë tifozët e tyre me  fitore  

’Ndeshja do të  jetë pak e vështirë. Është një ndeshje historike për ekipin e  Arsimit , pasi që është hera e parë  që zhvillon një ndeshje si vendas në ligën e parë. Shpresojmë të një ndeshje  që do të jetë në favorin  tonë dhe në  fund  të  gëzohemi me  tre pikë’’  deklaroi Vullnet  Islami

 Kapiteni i skuadrës nga Çegrani ka edhe në porosi të veçantë për publikun vendas.

 ’Po , ftojë të  gjithë publikun , sportdashësit  që të vijnë ditën e premte në Gostivar të na  përkrahin maksimalisht kundër një Struge e  cila  para  disa  viteve ishte edhe kampion në vendin  tonë. Dhe  të gjithë së bashku t’ia arrijmë  qëllimit  tonë  të  cilët ishin vetëm tre pikët  ‘’ tha  Vullnet  Islami

Advertisement

 Struga  Trim Lum  sezonin e ri e ka nisur me fitore pasi në javën e  parë  mundi  Makedonija  Gj.P  2-0. Kjo  fitore  vetëm  dëshmon pretendimet e  struganëve  që në kampionatin e ri  kanë pretendime të  qarta  për kreun e tabelës. Krejt duke u bazuar  në ndryshimet e bëra  në ekipi

 Sigurisht se si  çdo ndeshje  edhe kundër Arsimit na  pret  një ndeshje shumë e vështirë  pasi i kemi analizuar këto  ditë ekipin   kundërshtarë  dhe mendoj se kanë kualitet brenda  ekipit. Por ne shpresojmë se  do të dalim me  tre  pikë “ deklaroi Besmir  Bojku  futbollist i kF Struag  trim Lum

 Në  ndeshjen tjetër që  zhvillohet nesër, në Kavadar  përballen  Tikveshi  dhe  vardari, ndërsa  të shtunën  takohen  Makedonija Gj.P – Shkëndija  dhe Rabotniçki Bashkimi, të  dielën  përballen Shkupi – Sileksi  dhe  të hënën  në takimin e fundit të  xhiros së dytë takohen  AP Brera – Pelisteri. Të gjitha ndeshjet e  xhiros së  dytë fillojnë në ora 17:00

 SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

FUTBOLLI I FEMRAVE: NESËR ZHVILLOHET JAVA E 20-të E KAMPIONATIT

Published

on

Nesër në program janë ndeshjet e javës së 20-të në Ligën e parë të  futbollit për femra. AS United është mysafire e Kamenica  Sasa, ndërsa Luboteni në Manastir takohet me Top Gol.

Kampionati i futbollit të femrave vazhdon nesër me ndeshjet e  xhiros  së 20-të.

Kjo  javë sjell  disa  ndeshje mjaftë tërheqëse sa i  përket  e ekipeve  që luftojnë për pjesën e epërme në renditjen e tabelës por  edhe për ekipet që luftojnë mbijetesën.

Një ndeshje më interesante  pritet të zhvillohet mes ekipeve Kamenica Sasa – AS United ekipe të  cilat  aktualisht mbajnë mesin e tabelës.

Kamioni në fuqi Luboteni i Tetovës është mysafire e ekipit të fundit në renditje Top Gol në Manastir dhe pos fitores bindëse çdo rezultat tjetër do të ishte befasi.

Advertisement

Lideri në renditjen e tabelës Skopje 2014 është mysafire Vardarit 2023 . Të gjitha ndeshjet e javës së 20-të zhvillohen nesër, takohen:

Kamenica Sasa – AS United, Top Gol – Luboteni, Koçani – Istatov 2014 Skopje, Reçica – Tiverija Brera dhe Vardari2023 –Skopje 2014.

SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

RENDITJA E FIFA-s: KOSOVA AVANCON, RMV-ja STAGNON SHQIPËRIA NË VENDNUMËRO!

Published

on

Spanja vazhdon t`i prijë renditjes së ekipeve anëtare të FIFA-s. Maqedonia e Veriut humb një pozitë, Shqipëria mbetet në vendin e  njëjtë, ndërsa Kosova avancon për një vend  më lartë.

 Federata e Botërore e futbollit FIFA ka  publikuar renditjen e ekipeve  për këtë muaj.

 Spanja vazhdon kryesimin para Francës , Argjentinës, Anglisë dhe  Portugalisë.

 Përfaqësuesja e  Maqedonisë së Veriut në krahasim me renditjen e  fundit kur ishte në pozitën e 66-të tani ka zbritur në pozitën e  67-të.   Ndërkohë, Shqipëria, pavarësisht humbjes ndaj Polonisë, mbetet në vendin e 63-të, por ka humbur 9.42 pikë.

 Përfaqësuesja e Kosovës ka avancuar një vend pas fitores historike 3-4 ndaj Sllovakisë, me të cilën siguroi kualifikimin në finalen e play-offit për Kampionatin Botëror 2026.

Advertisement

 Sipas FIFA-s, renditja e kombëtareve përditësohet në kohë reale pas çdo ndeshjeje, dhe kështu Kosova ka avancuar nga vendi i 79-të në të 78-in.

 Përfaqësuesja e  Kosovës e cila më  31 mars në Prishtinë, kundër Turqisë, zhvillon ndeshjen finale të play off-it për kualifikim  në  Botërorin 2026, me suksesin eventual ka gjasa reale që të ngjitet edhe  më lartë në renditjen e  FIFA-s.

  Shabam Sinani – TV Koha

Continue Reading

Sport

CHAMPIONS: PËRCAKTOHEN DATAT E GJYSMËFINALEVE, FINALJA NË BUDAPEST LUHET NË ORËN 18:00

Published

on

Edhe pse ende nuk janë zhvilluar ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampioneve, megjithatë UEFA ka publikuar datat e sfidave gjysmëfinale të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Është zyrtare. UEFA ka caktuar datat dhe oraret për ndeshjet e mbetura në Ligën e Kampionëve 2025-26: finalja do të luhet më 30 maj 2026, në orën 18:00 në “Puskás Arena” në Budapest. Është përcaktuar edhe orari i gjysmëfinaleve.

Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet midis fituesit të ndeshjes Paris Saint-Germain – Liverpuli dhe fituesit të ndeshjes Real Madrid – Bayern Munih. Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën, më 28 prill, në orën 21:00.

Gjysmëfinalja tjetër, ku do të përballen Barcelona ose Atlético Madrid kundër Sporting  ose Arsenal , do të luhet të mërkurën, më 29 prill, gjithashtu në orën 21:00.

Ndeshja e kthimit luhen në një renditje të ndryshme. Të martën, më 5 maj, luajnë fituesit e sfidave Barcelona/Atletico me Sporting/Arsenal. Të mërkurën, më 6 maj, do të jetë radha e Real Madridit ose Bayern Munih kundër PSG-së ose Liverpulit.

Advertisement

 

Continue Reading

Më të lexuarat