Connect with us

Sport

NESËR NË STRUGË LUHET DERBI STRUGA TRIM LUM –  SHKËNDIJA 

Published

on

Kampionati  në Ligën e futbollit vendor  sezoni  vjeshtor vazhdon  të mërkurën me  dy ndeshje  të xhiros  së gjashtë që  do të luhen në Strugë dhe në Kavadar.

 Derbi i xhiros së gjashtë  padyshim  se  është përballja e  dy  kampionëve  Struga Trim Lum dhe Shkëndija e Tetovës.  Në pesë  xhirot e zhvilluara  deri më tani  ekipi Struga Trim Lum ka  të  fituara  pikët maksimale, kundrejt Shkëndijës e cila ka 3 fitore, një barazim dhe me një ndeshje  më  pak.

 Duke u  bazuar në ndeshjet e dy sezoneve  të fundit struganët  ishin më të suksesshëm por  këto  të  dhëna  në asnjë mënyrë  nuk e favorizojnë edhe kësaj radhe skuadra  nga  Struga , duke marrë para  sysh  sukseset  që ka shënuar  skuadra  tetovare  në  garat  vendore dhe sidomos  në  ato ndërkombëtare.

Dy trajnerët e ekipeve  Bledi Shkëmbi i Struga Trim Lum  dhe Jeton Beqiri  Shkëndijës në këtë derbi do të zbresin me më të mirët e  tyre  për të kënaqur   pretendimet e  tyre  dhe  para se gjithash edhe  tifozët e pranishëm.

 Në ndeshjen tjetër të xhiros së gjashtë   gjithashtu  zhvillohet  një ndeshje  e rëndësishme i  dy ekipeve  që aktualisht  gjenden  në pjesën e fundit të tabelës  Tikveshi  që ka  vetëm  dy  pike të fituara  dhe  Shkupi  që akoma nuk ka  të fituara asnjë pike.  Dy ndeshjet  e  javës së gjashtë  që  zhvillohen në Strugë  dhe Kavadar fillojnë ora 15:30

Advertisement

SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

ZYRTARE: SERBIA – SHQIPËRIA LUHET NË LESKOVC

Published

on

Ndeshja kualifikuese e  grupit K emes  Srbisë dhe  Shqipërisë  zyrtarisht   do tyë luhet në stadiumin e qytetit  në Leskovc më 11 tetor 2025 pë bBotërorin 2026

Federata e Futbollit njofton se ndeshja Serbi – Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet në  Stadiumin  Duboçica” në  Leskovc më 11 tetor në orën 20:45.

Ky vendim është marrë nga UEFA pas kërkesës së Federatës Serbe të Futbollit për zhvendosjen e takimit nga stadiumi “Rajko Mitiç” në Beograd dhe pas dakordësisë së Federatës Shqiptare të Futbollit.

Arsyet kryesore për ndryshimin e vendndodhjes lidhen me masat e sigurisë dhe nevojën për të garantuar zhvillimin e ndeshjes në një ambient të kontrolluar dhe të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit.

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

SONTE RIKTHEHET MAGJIA E LIGËS SË KAMPIONËVE

Published

on

Sonte  në program  janë gjashtë  përballje  në fazen e Ligës që për të dytin  vit   do të zhvillohen  me formatin e ri, ndërsa  përballja më interesante pritet të jetë ndeshja Juventus-Dortmund  që  fillon në ora 21:00

 Liga e Kampioneve fillon edicionin e dytë të saj me formatin e ri, dhe ashtu si në vitin e parë ku u testua formati me grupin e përbashkët, kjo javë i kushtohet plotësisht këtij turneu, me ndeshjet e ndara nga e marta në të enjten.

Që të martën ka përballje interesante, me Juventus-Dortmund apo Real Madrid-Olimpik Marsejë që spikatin mbi të gjitha. Duelet më të forta janë rezervuar për të mërkurën, ku spikatin Liverpull-Atletiko Madrid, PSZH-Atalanta apo Bajern Munih-Çellsi. Megjithatë, edhe enjtja do të dhurojë emicione, me Mançester Siti-Napoli që është takimi për të mos u humbur i asaj dite.

Sot me fillim në ora 18:45 takohen: PSV – Union SG  dhe Atletik Bilbao – Arsenal

Ndërsa  në ora  21:00 takohen: Juventus – Borusia Dortmund, Totenhem-Vijareal, Real Madrid-Olimpik Marsejë dhe Benfika-Karabak  .

Advertisement

 SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Sport

NISI KAMPIONATI NË LIGËN E TRETË PERËNDIM

Published

on

Me ndeshjet e  javës  së  parë  të  shtënën  dhe  të  dielën  ka  filluar  kampionati i ri  në Ligën e tretë Perëndim dhe  në Ligën Komunale të Tetovës. Në të  dyja   liga  garojnë nga  12 ekipe

 Me ndeshjet e  javës së parë të sezonit  vjeshtor  që u  zhvilluan të shtunën  dhe  të  dielën zyrtarisht  nisi   kampionati i ri  në Ligën e tretë perëndim   ku   garojnë  12 ekipe  dhe  atë 9  nga  Lidhja  FutbollistikeKomunale e Tetovës dhe  3 nga  Lidhja e futbollit të Kërçovës. Këtë për  Televizionin Koha e  pohoi edhe Mujdin Ismaili kryetar i LFK  Tetovë

Dje dhe sot , pra më  13 dhe  14 shtator  kampionati  2025/2026  ka  filluar  në të dyja ligat,  Ligën Komunale dhe  Lig;n e tretë. Liga Komunale numëron  12  ekipe   dhe po aq  ekip e numëron edhe Liga e tretë

 Në  kampionatin e ri   ligën e tretë Perëndim  ka  9  ekipe  nga  rajoni i Tetovës dhe 3 nga ajo e Kërçovës, ndërsa Lidjs futbollitike Gostivarit pa asnjë ekip

“ Tetova  3, Tetova ka 9, Gostivari nuk ka pasur gara. Në vitin  e ardhshëm do të ketë përfaqësues  edhe nga  Lidhja  Futbollistike Komunale e Gostivarit

Advertisement

 Në javën e  pare të kampionatit  nga  gjashtë  ndeshjet e zhvilluara   vendasit  dole fitues  në katër takime,   një ndeshje  përfundoi me  barazim dhe  në një ndeshje  fitues dole ekipi  mysafir   siç ështe rasti në  derbin e Komunës së Bogovinës  ku  Drita humbi nga Kamjani  me rezultatin  0-3  .

Rezultatet e xhiros së parëDrita – Kamjani  0-3, Reçica – Zajazi 3-1,  Napredoku – Varadar (B) 3-1, Skënderbeu – Renova 0-0, Vllazërimi – Xhepçishti 2-1, Dobroshti – Luboteni  4-0

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Më të lexuarat