Sport
SONTE RIKTHEHET MAGJIA E LIGËS SË KAMPIONËVE

Sonte në program janë gjashtë përballje në fazen e Ligës që për të dytin vit do të zhvillohen me formatin e ri, ndërsa përballja më interesante pritet të jetë ndeshja Juventus-Dortmund që fillon në ora 21:00
Liga e Kampioneve fillon edicionin e dytë të saj me formatin e ri, dhe ashtu si në vitin e parë ku u testua formati me grupin e përbashkët, kjo javë i kushtohet plotësisht këtij turneu, me ndeshjet e ndara nga e marta në të enjten.
Që të martën ka përballje interesante, me Juventus-Dortmund apo Real Madrid-Olimpik Marsejë që spikatin mbi të gjitha. Duelet më të forta janë rezervuar për të mërkurën, ku spikatin Liverpull-Atletiko Madrid, PSZH-Atalanta apo Bajern Munih-Çellsi. Megjithatë, edhe enjtja do të dhurojë emicione, me Mançester Siti-Napoli që është takimi për të mos u humbur i asaj dite.
Sot me fillim në ora 18:45 takohen: PSV – Union SG dhe Atletik Bilbao – Arsenal
Ndërsa në ora 21:00 takohen: Juventus – Borusia Dortmund, Totenhem-Vijareal, Real Madrid-Olimpik Marsejë dhe Benfika-Karabak .
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
ZYRTARE: SERBIA – SHQIPËRIA LUHET NË LESKOVC

Ndeshja kualifikuese e grupit K emes Srbisë dhe Shqipërisë zyrtarisht do tyë luhet në stadiumin e qytetit në Leskovc më 11 tetor 2025 pë bBotërorin 2026
Federata e Futbollit njofton se ndeshja Serbi – Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet në Stadiumin Duboçica” në Leskovc më 11 tetor në orën 20:45.
Ky vendim është marrë nga UEFA pas kërkesës së Federatës Serbe të Futbollit për zhvendosjen e takimit nga stadiumi “Rajko Mitiç” në Beograd dhe pas dakordësisë së Federatës Shqiptare të Futbollit.
Arsyet kryesore për ndryshimin e vendndodhjes lidhen me masat e sigurisë dhe nevojën për të garantuar zhvillimin e ndeshjes në një ambient të kontrolluar dhe të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit.
Sport
NESËR NË STRUGË LUHET DERBI STRUGA TRIM LUM – SHKËNDIJA

Kampionati në Ligën e futbollit vendor sezoni vjeshtor vazhdon të mërkurën me dy ndeshje të xhiros së gjashtë që do të luhen në Strugë dhe në Kavadar.
Derbi i xhiros së gjashtë padyshim se është përballja e dy kampionëve Struga Trim Lum dhe Shkëndija e Tetovës. Në pesë xhirot e zhvilluara deri më tani ekipi Struga Trim Lum ka të fituara pikët maksimale, kundrejt Shkëndijës e cila ka 3 fitore, një barazim dhe me një ndeshje më pak.
Duke u bazuar në ndeshjet e dy sezoneve të fundit struganët ishin më të suksesshëm por këto të dhëna në asnjë mënyrë nuk e favorizojnë edhe kësaj radhe skuadra nga Struga , duke marrë para sysh sukseset që ka shënuar skuadra tetovare në garat vendore dhe sidomos në ato ndërkombëtare.
Dy trajnerët e ekipeve Bledi Shkëmbi i Struga Trim Lum dhe Jeton Beqiri Shkëndijës në këtë derbi do të zbresin me më të mirët e tyre për të kënaqur pretendimet e tyre dhe para se gjithash edhe tifozët e pranishëm.
Në ndeshjen tjetër të xhiros së gjashtë gjithashtu zhvillohet një ndeshje e rëndësishme i dy ekipeve që aktualisht gjenden në pjesën e fundit të tabelës Tikveshi që ka vetëm dy pike të fituara dhe Shkupi që akoma nuk ka të fituara asnjë pike. Dy ndeshjet e javës së gjashtë që zhvillohen në Strugë dhe Kavadar fillojnë ora 15:30
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
NISI KAMPIONATI NË LIGËN E TRETË PERËNDIM

Me ndeshjet e javës së parë të shtënën dhe të dielën ka filluar kampionati i ri në Ligën e tretë Perëndim dhe në Ligën Komunale të Tetovës. Në të dyja liga garojnë nga 12 ekipe
Me ndeshjet e javës së parë të sezonit vjeshtor që u zhvilluan të shtunën dhe të dielën zyrtarisht nisi kampionati i ri në Ligën e tretë perëndim ku garojnë 12 ekipe dhe atë 9 nga Lidhja FutbollistikeKomunale e Tetovës dhe 3 nga Lidhja e futbollit të Kërçovës. Këtë për Televizionin Koha e pohoi edhe Mujdin Ismaili kryetar i LFK Tetovë
“Dje dhe sot , pra më 13 dhe 14 shtator kampionati 2025/2026 ka filluar në të dyja ligat, Ligën Komunale dhe Lig;n e tretë. Liga Komunale numëron 12 ekipe dhe po aq ekip e numëron edhe Liga e tretë”
Në kampionatin e ri ligën e tretë Perëndim ka 9 ekipe nga rajoni i Tetovës dhe 3 nga ajo e Kërçovës, ndërsa Lidjs futbollitike Gostivarit pa asnjë ekip
“ Tetova 3, Tetova ka 9, Gostivari nuk ka pasur gara. Në vitin e ardhshëm do të ketë përfaqësues edhe nga Lidhja Futbollistike Komunale e Gostivarit“
Në javën e pare të kampionatit nga gjashtë ndeshjet e zhvilluara vendasit dole fitues në katër takime, një ndeshje përfundoi me barazim dhe në një ndeshje fitues dole ekipi mysafir siç ështe rasti në derbin e Komunës së Bogovinës ku Drita humbi nga Kamjani me rezultatin 0-3 .
Rezultatet e xhiros së parë: Drita – Kamjani 0-3, Reçica – Zajazi 3-1, Napredoku – Varadar (B) 3-1, Skënderbeu – Renova 0-0, Vllazërimi – Xhepçishti 2-1, Dobroshti – Luboteni 4-0
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve