Lajme nga vendi
Moti me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë, temperature deri në 11 gradë

Moti sot në mbarë vendin do të jetë me vranësira të ndryshueshme, reshje shiu dhe i ftohtë. Në viset më të larta reshjet do të jenë me dëborë. Do të fryjë dhe erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 4 deri në 11 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira dhe reshje shiu, ndërsa në pjesët më të larta të luginës me reshje shiu dhe dëbore. Do të fryjë dhe erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 7 gradë Celsiusë.
Lajme nga vendi
Aliu: Po përcaktojmë strategjinë kombëtare dhjetëvjeçare për kapacitetet njerëzore, në shëndetësi nevojitet planifikim afatgjatë

Në paraqitjen e tij mbrëmë në televizionin Kanal 5, ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, foli për rëndësinë e planifikimit afatgjatë dhe krijimit të politikave në sektorin e shëndetësisë.
“Kemi formuar grupe pune së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe do të përcaktojmë një strategji kombëtare dhjetëvjeçare për kapacitetet njerëzore në shëndetësi. Do të dihet sa klasa do të hapen, në cilin qytet, për cilat profile të arsimit të mesëm profesional dhe sa do të jetë numri i vendeve të lira në fakultetet e mjekësisë. Në fund të ditës do të dimë se sa mjekë do të kemi pas pesë vitesh ose sa infermierë pas katër vitesh, dhe mbi këtë bazë do të krijojmë politika”, deklaroi ministri Aliu.
Sa i përket largimit të mjekëve jashtë vendit, ministri theksoi se paga nuk është faktori kryesor, por dy elementë të tjerë kanë më shumë peshë – infrastruktura më e mirë dhe zhvillimi i karrierës.
“Ne tashmë po punojmë për të eliminuar një pjesë të këtyre problemeve. Për shembull, për sa i përket infrastrukturës së vjetruar, kemi paralajmëruar tashmë një investim të ri prej 205 milionë eurosh në shëndetësi. Mendoj se do të shohim një trend pozitiv të rikthimit të mjekëve nga jashtë”, shtoi ministri.
Ministri Aliu gjatë intervistës u ndal edhe te optimizimi i sistemit “Termini Im”, duke theksuar se digjitalizimi është një nga prioritetet kryesore, për të cilin është krijuar një sektor i veçantë që merret vetëm me procesin e digjitalizimit.
Lajme nga vendi
Rrahje mes kandidatëve për këshilltarë në Vinicë, ndalohet një person

Një kandidat për këshilltar në Vinicë, rrahu brutalisht një tjetër kandidat për këshilltar. I lënduari po trajtohet në qendrën e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Rastin e konfirmojnë edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme. Njoftojnë se kanë privuar nga liria sulmuesin 37 vjeçar me iniciale D.M.
“Pas masave të ndërmarra, është vërtetuar se rreth orës 11:25 para një restoranti në Vinicë, pas një përplasje verbale paraprake, ka pasur dhe përplase fizike mes D.M dhe I.S nga Vinica. I.S ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe pas ndihmës së dhënë në spitalin e Koçanit, është dërguar në kompleksin Nënë Tereza për mjekim të mëtejmë. D.M është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngritët kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.
Menjëherë pas incidentit familjarët dhe të afërmit e të lënduarit u mblodhën në vendin e ngjarjes.
“Vetëm nëse vdes! Nëse djali vdes a e dini se çka? As kjo nuk do t’ju shpëtojë! Shihni me çka erdhën të na ndalojnë”.
Sipas informacioneve jozyrtare, kjo nuk është hera e parë që D.M sulmon personin I.S. Këtë e kishte bërë edhe para dy javësh por çështja kishte përfunduar vetëm me denoncim në parti. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Aksidentohet polici që siguronte vendin e aksidentit tjetër!

Të enjten mbrëma në orën 20:00 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Pirok-Tetovë në Reçicë të Vogël, automjeti i pasagjerëve “BMW” me targa kombëtare të Kosovës, i drejtuar nga A.S. (22) nga Kosova, ka goditur një punonjës policie S.A. (26) nga Shipkovicë, i cili kryente sigurimin e vendit të një aksidenti tjetër rrugorë që paraprakisht kishte ndodhur.
Me këtë rast, punonjësi i policisë ka pësuar lëndime, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Me urdhër të Prokurorit Publik, këqyrja është kryer nga një ekip i këqyrjes nga SPB Tetovë.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve