Sport
Trionda, vjen me teknlogji të veçantë në Botërorin 2026
Trionda, topin zyrtar të Kupës së Botës 2026, u zbulua zyrtarisht në Nju Jork. Lëkura e tij e prodhuar nga Adidas përfshin të gjithë teknologjinë e mundshme për të eliminuar prekjet e dyfishta ose të trefishta gjatë goditjeve të penalltisë, dhe për të ditur ‘kornizën’ që duhet përdorur sepse është e aftë të përcaktojë momentin e saktë kur goditet topi, dhe madje edhe kur një lojtar e prek topin me dorë. Trionda manifeston kombet pritëse të turneut: Kanadanë, Meksikën dhe Shtetet e Bashkuara.
Sensori i lëvizjes IMU 500Hz tani është vendosur brenda një shtrese të krijuar posaçërisht në njërën nga katër panelet, në vend që të montohet në mënyrë qendrore nëpërmjet një sistemi pezullimi. Shtimi i kundërpeshave në tre panelet e tjera siguron stabilitet dhe ekuilibër gjatë fluturimit.
Teknologjia dërgon të dhëna të sakta në sistemin Video Assistant Referee (VAR) në kohë reale, të cilat, të kombinuara me të dhënat e pozicionimit të lojtarëve dhe inteligjencën artificiale, i ndihmojnë gjyqtarët të marrin vendime më të shpejta për pozicionin jashtë loje.
E zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Kinexon, ‘Connected Ball Technology’ mund të ndihmojë gjithashtu gjyqtarët të identifikojnë çdo prekje individuale të topit, duke zvogëluar kohën e nevojshme për të zgjidhur incidente specifike, të tilla si prekjet e mundshme të topit me dorë.
Topi do të marrë informacion nga deri në dymbëdhjetë kamera (në varësi të vendit të ndeshjes, por gjithmonë një minimum prej tetë) të vendosura në të gjithë stadiumet, të lidhura me sensorin e lëvizjes së çipit të jashtëzakonshëm që topi do të mbajë brenda.
Nëse në ndeshjen e Kampionatit Evropian të vitit të kaluar, Fussballiebe, topi zyrtar i turneut, ishte i aftë të zbulonte edhe një prekje me dorë, këtë herë ai shkon edhe më tej dhe do të jetë një faktor përcaktues në vendimet e gjyqtarëve, të cilat do të merren më shpejt dhe me garanci të plota, falë çipit brenda që ofron një lidhje të drejtpërdrejtë me VAR. Ajo që topi nuk do të ketë është një GPS për të përcaktuar trajektoren e tij, por do të ketë teknologji të vijës së portës.
Sport
Albin Kurti ka premtuar 1 milion euro të tjera nëse Kosova shkon në Botëror
Kombëtarja e Kosovës mori një fitore historike me rezultat 4-3 në transfertën ndaj Sllovakisë, në gjysmëfinalen e playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Me këtë fitore, Kosova siguron vendin në finalen e playoff-it, ku më 31 mars do të presë Turqinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Fituesi i kësaj ndeshjeje do të marrë biletën për Botërorin 2026.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte premtuar shpërblime financiare: 500 mijë euro në rast fitoreje ndaj Sllovakisë dhe një milion euro në rast kualifikimi në Botëror.
Të gjitha biletat për finalen e playoff-it janë shitur, dhe stadiumi pritet të jetë i mbushur plot kundër Turqisë.
Sport
Ja ekipet që kaluan për në finalen e ditës së martë për në Botëror dhe si do ndeshen
Ekipet që kaluan për në fazen finale, ku mund të shkohet në Boteror janë: Turqia, Çekia, Danimarka, Italia, Polonia, Kosova, Suedia, Bosnja.
Ja si do ndeshen ditën e martë:


Lajme nga vendi
Debakël i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll në Kopenhagë– REAGIME KUNDËR SEDLOSKIT!
Tifozët nga Maqedonia e Veriut ishin e vetmja pikë e ndritshme në disfatën e thellë kundër Danimarkës në Kopenhagë.
Me këtë rast, një falënderim I sinqertë sot në mëngjes është publikuar nëpër rrjetet sociale nga FFM-ja me dedikimin se mbështetja e tyre është një motiv që të bëhemi më të fortë.
Futbolldashësit në Maqedoninë e Veriut janë tepër të zhgënjyer nga performansa e futbollistëve, vendosja taktike dhe përzgjedhja e 11-shit të parë.
Seleksionuesi Goce Sedloski pas ndeshjes deklaroi se analizat nuk do t`i bëjë me “kokë të nxehur”, por ditëve në vijim pasi të ulen tensionet.
Por, kanë nisur të shfaqen edhe reagimet e para.
Një mesazh që qarkullon nëpër rrjetet sociale është e bashkëshortes së futbollistit Aleksandar Trajkovski, i cili të rikujtojmë para katër viteve shënoi golin historik kundër Italisë në Palermo. Sipas saj, Trajkovskit iu pamundësua ta bëjë paraqitjen e 99-të në fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.
Ajo mes tjerash në Facebook ka shkruar.
“Kur do të ndalemi t`i vlerësojmë vlerat e vërteta, kur do të harrojmë kush ka ndërtuar dhe kush ka dhënë, atëherë nuk e humbim vetëm lojtarin. Humbim fytyrën, Humbim arsyen” – ka shkruar bashkëshortja e Trajkovskit, duke aluduar me faktin që dyshja sulmuese Trajkovski – Miovski nuk u inkuadrua në 11-shin e parë.
Seleksionuesi Sedloski mbrëmë deklaroi se është e palejueshme që rënia taktike dhe fizike në pjesën e dytë të ndeshjes dhe kjo nuk guxon të ndodh në të ardhmen.
Topi është tek Sedloski për të vlerësuar se kush gaboi, kush ra fizikisht dhe taktikisht dhe për cilin s`ka vend në vizionin e tij futbollistik.
Shihemi në Dablin…
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

