Connect with us

Lajme nga vendi

Zoran Bozhinovski përjashtohet nga SHGM për shkelje serioze etike dhe ngacmim me bazë gjinore

Published

on

Bordi Drejtues i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), duke vepruar sipas propozimit të Këshillit të Nderit pranë SHGM-së, mori vendim për përjashtimin e Zoran Bozhinovskit nga anëtarësia e SHGM-së për shkak të shkeljeve të disa neneve të Kodit Etik të Gazetarëve. Vendimi është marrë për shkak të shkeljeve të rënda dhe të përsëritura të Kodit Etik – përmes një serie publikimesh të fundit që nxisin ngacmim me bazë gjinore ndaj gazetareve dhe cenojnë reputacionin dhe privatësinë e tyre. Përveç kësaj, këto publikime nxisin komente dashakeqe, me ç’rast inkurajohen edhe persona të tjerë të përhapin gjuhë urrejtjeje dhe kërcënime, dhe në këtë mënyrë krijohet një ambient armiqësor dhe rritet rreziku për sigurinë e gazetareve.

Këshilli i Nderit pranë SHGM-së, duke ndjekur Statutin dhe Rregulloren e punës, pas shqyrtimit të pesë ankesave të dorëzuara në SHGM nga gazetarja Zhanna Bozhinovska, në emër të Mirosllava Simonovska, pastaj nga Jovana Kostadinovska, Aneta Andonova, Sashka Cvetkovska dhe Meri Popova, vendosi se Zoran Bozhinovski ka shkelur rëndë nenin 10, nenin 15 dhe nenin 16 të Kodit të Gazetarëve. Në bazë të kësaj, Këshilli dha propozim për përjashtim, i cili u pranua nga Bordi Drejtues i SHGM-së.

Pse është marrë ky vendim? SHGM ka për obligim të mbrojë standardet profesionale dhe sigurinë e anëtarëve të saj. Normalizimi i ngacmimit dhe poshtërimit publik – sidomos kur drejtohen kundër grave – drejtpërdrejt e minon lirinë e shprehjes, e cenon besimin në media dhe i dekurajon gazetaret të jenë të zëshme dhe të pranishme në sferën publike.

Cilat janë pasojat nëse kjo nuk trajtohet siç duhet? Injorimi i këtyre dukurive çon drejt rritjes së mosndëshkimit, përshkallëzimit të sulmeve online dhe offline, autocensurës dhe shtypjes sistematike të zërave të grave në media, gjë që është e dëmshme për interesin publik dhe diskursin demokratik. SHGM rikujton se, sipas ndryshimeve të Kodit Penal të vitit 2023, cenimi i sigurisë së punonjësve mediatikë përbën vepër penale, për të cilën tashmë ekziston edhe praktikë gjyqësore.

Theksojmë se çdo anëtar i SHGM-së, gjatë anëtarësimit, nënshkruan deklaratë se do t’i respektojë dispozitat e Kodit Etik. Sipas nenit 20 të Statutit, një anëtar ndaj të cilit janë paraqitur dhe pranuar ankesa për shkelje serioze të Kodit mund të përjashtohet nga shoqata, dhe me këtë t’i humbasë përfitimet nga anëtarësia – ndihmën dhe përfaqësimin ligjor, të drejtën për të marrë dhe përdorur legjitimitet gazetaresk (kombëtar dhe ndërkombëtar, sipas rregullave), pjesëmarrjen në organet dhe programet e SHGM-së, qasjen në trajnime, rrjete dhe shërbime të tjera për anëtarët.

Advertisement

SHGM, si organizata më e vjetër profesionale e gazetarëve në vend me traditë 79-vjeçare, mbetet në anën e gazetarisë profesionale dhe të të gjithë gazetarëve që me integritet dhe përgjegjësi e kryejnë punën e tyre në interes të publikut.

Lajme nga vendi

58-vjeçari gjendet i vdekur në një hotel në Mavrovë

Published

on

MPB njofton më datë 27.01.2026 në orën 10:55, në DPB Gostivar është denoncuar se ka një person të vdekur në një hotel në Mavrovë. Ekipi i këqyrjes në prani të prokurorit publik ka kryer këqyrjen në ambientet ndihmëse të hotelit, ku në një nga dhomat e personelit është gjetur i vdekur V.L. (58) nga Ohri. Nga ana e mjekut është konstatuar vdekja pa gjurmë dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi është dorëzuar për obduksion.

Continue Reading

Lajme nga vendi

“Keqpërdorimi i fotove intime” bëhet vepër penale

Published

on

Ndryshimet në Kodin Penal, korrigjojnë një padrejtësi të rëndë të kryer nga qeveria e LSDM-së…
Mile Lefkov, deputet i VMRO-DPMNE-së, theksoi se ndryshimet në Kodin Penal nga shtatori 2023, të miratuara nga qeveria e mëparshme, zbutën dënimet për korrupsionin, fshinë dispozitat kryesore për abuzimet në prokurimin publik dhe krijuan kushte për parashkrimin e rasteve të profilit të lartë.

Sot, Parlamenti miratoi Ligjin për Ndryshimet në Kodin Penal, të propozuar nga një grup deputetësh të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, me 76 vota “pro”.

– Ky ligj korrigjon një padrejtësi të rëndë të kryer me ndryshimet në Kodin Penal të shtatorit 2023, të miratuara nga qeveria e mëparshme, të cilat zbutën dënimet për korrupsionin, fshinë dispozitat kryesore për abuzimet në prokurimin publik dhe krijuan kushte për vjetërsimin e lëndëve të profilit të lartë – tha Mile Lefkov, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria përparojnë bashkëpunimin kufitar

Published

on

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, ishte nikoqir i homologes shqiptare, Albana Koçiu, me të cilën biseduan dhe sollën disa vendime të rëndësishme për të mirën e të dyja vendeve, thanë ministrat në fjalë. Sipas Toshkovskit dhe Koçiut, këto marrëveshje kanë të bëjnë me drejtim të lehtësimit të qarkullimit sa më të shpejtë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit.

“Një nga vendimet më të rëndësishme ka qenë që sezonin para veror të fillojmë ta implementojmë sistemin “One Stop Shop” edhe me Republikën e Shqipërisë, ku ekipet tona janë duke punuar intensivisht, me çka do të mundësohet qarkullimi sa më i shpejtë i njerëzve. Vendimi i dytë ka të bëjë me çështjen e Qendrës për përmirësimin e bashkëpunimit ndërkufitar për ta avancuar, me ç’rast bashkëpunimi operativ mes të dyja vendet do të rritet edhe më shumë. Po ashtu biseduam edhe për mundësinë që pika kufitare Xhepishtë-Trebishtë afër Dibrës, të largohen barrierat e funksionit që ishin gjatë kohës së dimrit, të funksionojnë deri në ora 16:00, ndërsa gjatë verës deri në ora 20:00, të jetë funksional 24 orë.”, – deklaroi Pançe Toshkovski nga MPB.

Sipas Koçiut, ky takim vjen në vazhdën e një bashkëpunimi shumë të mirë mes të dyja vendeve dhe për të dhënë një mesazh të qartë për vullnetin tonë të përbashkët, sipas ministres shqiptare Republika e Shqipërisë dhe ajo e Maqedonisë së Veriut janë partnere strategjike dhe miqësi të vazhdueshme.

“Dy vende të cilat ndajnë një hapësirë të përbashkët të lidhura shumë më shumë në ngjashmëri, sesa në dallime, si dhe dy vende kandidate për Bashkimin Evropian, prandaj kjo hapësirë që ne ndajmë sot, do të jetë një hapësirë evropiane ku mallrat, kapitali dhe njerëzit do të lëvizin pa kufizime. Për këtë arsye, lehtësimi i procedurave për qytetarët, por edhe për biznesin, është jo vetëm diçka e zgjuar, por është diçka edhe shumë praktike të cilën e bëjmë në funksion të së ardhmes sonë të përbashkët.”, – theksoi ministrja e Punëve të Brendshme e Shqipërisë, Albana Koçiu.

Sipas ministres shqiptare, një bashkëpunim i tillë dhe një Qendër e tillë e koordinuar do të krijojë mundësi akoma më të mëdha për të shkurtuar edhe më shumë burokracitë, për të shkurtuar kohën e kalimit në pikat kufitare, por njëkohësisht do të nxisë edhe më shumë shkëmbimin mes të dyja palëve. Ministrja Koçiu theksoi se gjatë vitit të kaluar ka pasur rreth 5 milionë kalime të njerëzve, si dhe 1.8 milion automjete, me çka tregon se Shqipëria, por edhe Liqeni i Ohrit në Maqedoni ende mbeten të pa eksploruar plotësisht.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat