Connect with us

Sport

BASKETBOLL: KOMPLETOHET JAVA E KATËRT E EUROLIGËS

Published

on

 Gjashtë  fitore  të  skuadrave  vendase  dhe  katër të atyre  mysafire është epilogu i  raundit të katërt në  Euroligën e basketbollit  në kategorinë e meshkujve. Kryesojnë  Real Madrid, Paris Basketboll, Hapoel Tel Aviv  dhe Panethenaikos

  Euroliga e basketbollit në kategorinë e meshkujve  ka vazhduar në mesjavë  me  ndeshjet e   e xhiros së  katërt  të  sezonit  2025/2026.   Ekipet  vendase    dolën  fituese  në gjashtë  duele  ndërsa  ato  mysafire në  katër takime   ku   ndodhën  edhe  disa  rezultate  befasuese. Kështu që në ndeshjen e zhvilluar në Beograd  Crvena Zvezda  mundi  Zalgiris Kaunas  me  rezultatin 88-79. Ishte  kjo  disfata e  parë  e  Zalgiris Kaunasit në sezonin e ri.

Në ndeshjet e  raundit të katërt spikat  edhe fitorja e skuadrës turke Anadolu Efes  e  cila në Athinë mundi Olimpiakosin me rezultatin 82-78, ndërsa  befasia më e madhe e kësaj  jave është disfata e kampionit aktual Fenerbahçes që si nikoqire  humbi nga skuadra  debutuese Dubai Basketboll  me rezultatin 69-93.

Pas  katër  xhirove  të zhvilluara  në sezonin e ri  tabelën me  nga  3  fitore  dhe  një humbje e kryesojnë  Real Madridi, Paris Basketboll Hapoel Tel Aviv  dhe Panethenaikos, ndërsa Baskonia është skuadra e vetme  që nuk ka  regjistruar asnjë fitore.
 
SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

TENIS: MËSOHEN DYSHET GJYSMËFINALISTE NË AUSTRALIAN OPEN

Published

on

Pas  kompletimit të  ndeshjeve  çerekfinale  në  kategorinë e meshkujve dhe ato të të  femrave mësohen  dyshet  gjysmëfinaliste  në grand slamin e  tenisit ‘’ Australian Open 2026’’

  Në grand slam i tenisit ‘’ Australian Open 2026’’ tani më  dihen ed he   dyshet   gjysmë  finaliste   si në  kategorinë e meshkujve  ashtu  edhe në  atë  të femrave. Gjysmëfinalet  tek femrat zhvillohen nesër, ndërsa  ato të meshkujve  të premten

Në kategorinë e meshkujve  spanjolli Carlos Alvaraz mposhti  australianin  Alex de Minaur  3-0 në sete  7=5, 6-2 dhe  6-1.  Kualifikim në rerekfinale  ka   siguruar edhe  gjermanin Aleksandër Zverev  I  cili mundi amerikanin  Learner Tien  3-1  në sete  6-3, 6-7, 6-1 dhe 7-6.  Më  tej  vazhdon  edhe  serbi  Novak Djokoviq  i  cili  u kualifikua  pasi lëndimit të Lorenzo Musetti,  i  cili   ishte  në epërsi    në  dy stete e para  me rezultatin  5556-4  dhe  6-3 por  ne  setin e tretë  u deshtë  që të  dorëzon  duelin shkaku i lëndimit

Në  gjysmë  finale do të  përballen Carlos  Alcaraz  dhe  gjermani Aleksandër Zverev, ndërsa  në  duelin tjetër do të përballen Novak Djokoviq dhe  fituesi  nga dueli Ben Shelton – Janik Siner. Ndshjet gjysmëfinale  te meshkujt zhvillohen  me  30 janar

Në kategorinë e femrave tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka mundi lehtë amerikanen Iva Joviç 2-0 në sete 6-3 dhe 6-0. Në gjysmëfinale  kaloi edhe  ukrainasja Elina Svitolina  e  cila  mundi  amerikanen Coco Gauff  2-0 në sete  6-1 dhe 8-2  në  dy  çerekfinalet tjera Elene Rybakina  mundi  Iga Sviatek  2-0  në sete  7-6  dhe  6-1, ndërsa dueli me dy  tenisteve  amerikane Jessica Pegula dhe Amanda Anisimova  përfundoi 2-0 në  sete  6-2 dhe  7-6.  Këshutu që  në  gjysmëfinale  të  grand  slamit  Australian Open, me  fillim në ora  9 e 30,   do  të  përballen tenistja bjellorusja Aryna Sabalenka me  ukrainasen Elina Svitolina , në  gjysmëfinalen e dytë  që  do fillon në ora  11:00 do  përballen Jessica Pegula  dhe Elene Rybakina 

Advertisement
 SHABAN  SINANI   – TV KOHA
Continue Reading

Sport

LIGA E KOMBEVE EDICIONI I PESTË NIS MË 24 SHTATOR 2026

Published

on

Edicioni i pestë i Ligës së Kombeve të UEFA-s do të nisë më 24 shtator 2026, duke shënuar vazhdimin e një gare që ka zëvendësuar ndeshjet miqësore dhe që njëkohësisht sjell përfitime financiare për federatat nacionale dhe vetë UEFA-n.

Liga e Kombeve përbëhet nga katër nivele, ndërsa Maqedonia e Veriut  dhe Kosova për herë të parë në histori do të garojnë në Ligën B, nivelin e dytë të kësaj gare,  ndërkaq  kombëtarja  shqiptare  do të  garoj[ në Ligën  C.  Kjo u arrit vitin e shkuar, kur Kosova mposhti Islandën në play-off, duke siguruar vendin në Ligën B.

Shorti për edicionin e ri të Ligës së Kombeve do të hidhet më 12 shkurt në Bruksel. Kosova dhe  Maqedonia e Veriut do të jenë në vazon e katërt, së bashku me Suedinë, dhe Irlandën e Veriut. Ndërsa  në  vaon e parë janë  Skocia, Hungaria, Polonia dhe Izraeli, në vazon e dytë janë Zvicra , Bosnja e Hercegovina , Austria  dhe  Ukraina, ndërsa  në vazon e tretë janë Sllovenia ,Gjeorgjia .

 Kujtojm  se kundërshtarë  të  Maqedoniaë  mund  të  jenë  të  gjitha  ekipete  nga  tre vazot e para, ndërsa  a të njëjtat  mund të jenë edhe  kundërshtar  të Kosovës  pas Bosna e Hercegovinës  që sipas vendimeve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Kosova nuk mund të përballet me Bosnjë-Hercegovinën, ndonëse kjo e fundit ndodhet në vazon e dytë.

Nga ana tjetër kombëtarja shqiptare do të garon në Ligën C  dhe  është në vazon e parë  së bashku me Islandën, Malin e Zi  dhe  Kazakistanin.  Kundërshtar  të  kombëtares  shqiptare   të mundshëm  janë ekipet  që gjenden në vazon  2,3 dhe  4.  Në vazon e dytë Finlanda, Bullgaria,  Armenia dhe Finlanda. Në vazon e  tretë  janë  ekipet Bjellorusia, Ishujt Faroe , Qipro  dhe Estonia dhe  ekipet  në vazon e katërt janë Letonia ose Gjibraltari, Luksemburgu ose Malta,  Moldavia  dhe San Marion

Advertisement

Ndeshjet e fazës së ligës do të zhvillohen nga 24 shtatori deri më 17 nëntor, me nga dy ndeshje në shtator, tetor dhe nëntor.

 
Shaban Sinani – TV KOHA
Continue Reading

Sport

OLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT

Published

on

Ngas data  6  deri më 22 shkurt  mbahet  edicioni i  25-të Lojërat Olimpike Dimërorte ‘’Milano Cortina 2026’’, ku  pritet të  marrin  pjesë  garues  nga  mbi  91 vende  të  botës.: Maqedonia e Veriut  përfaqësohen me  nga  4  sportist , ndërsa Kosova me dy.

 Lojërat Olimpike Dimërore 2026 do të zhvillohen nga 6 deri më 22 shkurt 2026 në veri të Italisë, duke shënuar një rikthim të veçantë në Cortina d’Ampezzo, 70 vjet pasi ajo priti për herë të parë Lojërat në vitin 1956, dhe duke i rikthyer Lojërat Olimpike Dimërore në Itali për herë të tretë.

Këto Lojëra do të jenë unike jo vetëm për shkak të vlerës së tyre historike, por edhe sepse do të shtrihen në disa qytete dhe rajone malore, me Milanon që do të presë sportet e akullit dhe arenat ikonike alpine të Cortinës, që do të mirëpresin garat e skive dhe sporteve të borës. Programi përfshin 16 disiplina dimërore në peizazhe mahnitëse, nga Alpet deri te Dolomitet.

Ndërkohë  që  vendi  organizator  i Lojërave  Dimërore Olimpike , Italia,  tani  më  ka  publikuar edhe  numrin e  sportistëve  të  cilët do ta përfaqësojnë  vendin  në  këto  gara. Komiteti Olimpik Italian (CONI), ka njoftuar zyrtarisht  se   do të  marrin pjesë gjithsej 196 atletë prej të  cilëve 103  meshkuj dhe 93 femra  në  mesin e  të  cilave edhe Federica Brignone jo vetëm si flamurtare, por edhe si atlete.  Nga  ana  tjetër  edhe  Shtetet e Bashkuar të Amerikës kanë  publikuar emrat 232  sportistëve të  cilët do të përfaqësojnë vendin në Lojërat  Olimpike  Dimërore Milano Cortina 2026.

 Shqipëria në Milano Cortina 2026 do të prezantohet me  4  sportist, Kosova  me  2  sporist, ndërsa Maqedonia e Veriut me  4  sportist dhe  ate  në vrapime nordike  me Ana Cvetanovska dhe Stavre Jada, ndërsa  në skijim alpin me  Jana  Atanasovska  dhe  Mirko Lazarevski

Advertisement

 

SHABAN SINANI – TV  KOHA

Continue Reading

Më të lexuarat