Sport
Erjona Jonuzi, kapitene dhe MVP që në javën e parë në Sllovaki!
Volejbollistja tetovare, Erjona Jonuzi, është rikthyer sërish në terrenet e volejbollit, duke qenë pjesë e sezonit të dytë të kampionatit të volejbollit në Sllovaki. Jonuzi, është pjesë e Klubit të Volejbollit për femra “Nove Mesto”.
Volejbollistja e mirënjohur nga Maqedonia u rikthye fuqishëm nga lëndimi dhe në javën e parë të kampionatit sllovak, u zgjodh kapitene e skuadrës “Nove Mesto”, duke rrëmbyer çmimin “MVP”, si volejbollistja më e mirë e ndeshjes, në javën e parë të kampionatit sllovak, ku “Nove Mesto” në rolin e skuadrës mysafire shënoi fitore me 3-0 me sete, kundër ekipit vendas “Elba Preshov”.
Kujtojmë që Erjona Jonuzi këputi ligamentin e kryqëzuar (ACL) në gjurin e majtë gjatë sezonit të kaluar, me çka ishte e detyruar që të ndërpresë sezonin.
Vlerësimet e para të mjekëve parashihnin që rikuperimi i plotë të zgjas nga 10 deri më 12 muaj. Megjithatë, falë përkushtimit dhe punës së palodhur, Erjona u rikthye në terrenet e volejbollit, vetëm pas gjashtë muajsh, edhe pse ende jo në formën e saj maksimale.
Erjona, sfidën e parë pas rikuperimit e kishte me përfaqësuesen e Maqedonisë, pasi që kampionati sllovak kishte përfunduar.
Sot, ajo është plotësisht e rikuperuar dhe vijon të dëshmojë kualitetin e lartë që posedon në volejbollin sllovak.
Sport
FFK ME VIDEO MOTIVUESE – ËSHTË KOHA JUAJ, FORCA DARDANË!
“Një rrugëtim i gjatë, plot sakrifica… Jetën për liri, zemrën për Kosovë!
Është koha juaj. Bashkë, të pathyeshëm, forca Dardanë!”
Federata e Futbollit të Kosovës, nëpër rrjetet sociale, ka publikuar një video motivuese, me pamje ku shihet, sakrifica për liri, e kaluara e futbollit të Kosovës nga balta e stadiumeve të atëhershme e deri tek shkëlqimi nën dritat e reflektorëve nëpër stadiumet më të njohura të Evropës.
Kombëtarja e Kosovës sonte luan ndeshjen jetike ndaj Sllovakisë, e vlefshme për play-offin e Kupës së Botës 2026, kurse e gjithë Kosova me padurim pret këtë ndeshje dhe gati të gjithë shpresojnë për epilog pozitiv.
Motivimi nuk mungon as edhe tek futbollistët.
“E dijmë rëndësinë e ndeshjes, e di sa e rëndësishëm jam për kombëtaren, për shumë bashkëlojtarët e mi. Do të japim maksimumin, jo për të shënuar gol, por për të fituar lojën. Pa marrë parasysh se cfarë mendoj” deklaroi kapiteni Kosovës Vedat Muriqi
Në Kosovë tifozët tashmë kanë filluar të mobilizohen. Nëpër rrjete sociale bëhet thirrje për mbështetje të organizuar.
Besa-Besë së bashku brohorasim në Sheshin “Zahir Pajaziti” me 26 mars nga ora 20:45.
Kosova është shumë afër një momenti historik, kualifikimit të parë në Kampionatin Botëror 2026 – është kjo thirrja që drejtohet për yë ndjekur së bashku ndeshjen Sllovaki – Kosovë në sheshin “Zahir Pajazaiti” në Prishtinë, përmes ekranit gjigant.
Sport
SHQIPËRIA E MOTIVUAR NË POLONI – ATMOSFERË POZITIVE!
Kombëtarja shqiptare është vetëm dy hapa larg kualifikimit në Botëror. Pengesa e parë do të jetë Polonia.
Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Polonisë, e vlefshme për fazën play off të Botërorit 2026 që do të luhet në orën 20:45 në Varshavë.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Silvinjo zhvilluan një seancë të plotë stërvitore, ndërsa Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të gjithë lojtarët janë gati për sfidën ndaj Polonisë.
“Unë besoj se ekipi do të jetë gati, pasi është një rast i madh dhe besoj se nuk ka shumë lidhje eksperienca në këto ndeshje, por është dëshira, vullneti dhe djersa, çdo gjë që lë në fushë, ndaj besoj se ai që është më i aftë do të fitojë”. ka deklaruar kapiteni Berat Gjimshiti
Sport
BARDHI: NËNVLERËSIMI VETËM SE NA MOTIVON KUNDËR DANIMARKËS!
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll është gati për një nga sfidat më të mëdha në historinë e saj të fundit.
Në konferencën zyrtare për shtyp para ndeshjes së balotazhit me Danimarkën, kapiteni Enis Bardhi dërgoi një mesazh se janë të gatshëm të shfrytëzojnë pikat e tyre të forta në këtë duel vendimtar.
Bardhi, i cili do ta udhëheqë Maqedoninë në mungesë të disa emrave kyç, theksoi se atmosfera në ekipin kombëtar është në nivelin më të lartë dhe se lojtarët e rinj tashmë janë integruar plotësisht në sistem.
Mediat daneze tashmë kanë filluar t’ia atribuojnë plotësisht rolin e favoritit përfaqësueses së tyre, por pikërisht kjo është një motivim shtesë për kapitenin dhe bashkëlojtarët e tij.
Maqedonia hyn në këtë përballje me motiv të qartë, ndërsa Bardhi pritet të jetë një nga figurat kyçe që do të kontrollojë ritmin e lojës kundër danezëve agresivë.
Ndeshja zhvillohet sonte ne fillim ora 20:45.
Shaban Sinani – TV Koha
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga bota2 months agoGjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha

