Sport
KRASNIQI – SHPRESOJMË QË TË JETË NJË DITË HISTORIKE
Kampioni i Maqedonisë së Veriut, klubi i futbollit Shkëndija të enjten zhvillon ndeshjen e parë si vendas në fazën e ligës të UEFA Conferenc League kundër Shelbourn FC nga Irlanda
Shkëndija të enjten në Shkup luan takimin e parë si vendase në fazën kryesore të UEFA Konferencë Ligës kundër ekipit Shelbourn FC nga Irlanda. Ekipi nën drejtimin e trajnerit Jeton Beqiri pauzën dy javore shkaku obligimeve të reprezentacionit e ka shfrytëzuar maksimalisht në çdo aspekt, ndaj edhe me optimizëm presin ndeshjen kundër irlandezëve ditën e enjte në Shkup. Televizioni Koha gjatë ditës së sotme ishte e pranishme në séance stërvitore të para ditës ku vërejt një atmosferë tejet pozitive. Këtë e pohoi edhe futbollisti Endrit Krasniqi i cili shpreson në fitore historike
‘’Gjatë gjithë kohës jemi përgatit jemi mundu me punuar që të jemi gati për të enjten. Kështu që e presim ndeshjen, shpresojmë që të jetë një ditë historike për neve që të bëjmë fitoren e parë. Kështu që i ftojë të gjithë tifozët tanë Ballistët që të na bashkëngjiten dhe me ndihmën e zotit shpresojmë që të arrijmë fitoren e parë‘’ deklaroi futbollisti Endrit Krasniqi
Futbollisti Krasniqi është optimist për suksesin e të enjtes që duke në atmosferën dhe me përkrahjen e tifozëve
‘’ Mendoj që bashkimi në mes ekipit dhe tifozëve tonë shpresojmë që të na bënë të pathyeshëm që në fund të arrijmë fitoren‘’ tha Krasniqi
Futbollisti kuqezi fton tifozët që të jenë në numër sa më të madh në këtë ndeshje ashtu siç kanë qenë çdo herë në përkrahje të ekipit
‘’Unë besoj që tifozët tanë gjithmonë janë pranë neve edhe brenda shtetit edhe jashtë shtetit që shumë herë kanë qenë pranë neve kështu që i ftojë edhe njëherë që të na bashkëngjiten dhe të kemi përkrahjen maksimale që në fund të festojmë së bashku‘’ tha Endrit Krasniqi
Në fund futbollisti Krasniqi tha se më e rëndësishme në duelin me Shelbourn të korrin fitore. Ndeshja Shkëndija – Shelbourn, do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski” në Shkup, enjten me fillim në ora 18:45 .
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
BOTËRORI 2026: NESËR ZHVILLOHEN GJYSMËFINALET E PLAY OFF-it
Nesër zhvillohen tetë ndeshje gjysmëfinale të play off-it për kualifikim në Botërorin e futbollit 2026. Në mesin e 16 ekipeve janë edhe Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova. Fituesit nga këto ndeshje kualifikohen në finale të play off-it, ku katër ekipet fituese do të presin biletën për Kupën e Botës që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë
Ekspedita e Maqedonisë së Veriut nga dita e djeshme ka arritur në Kopenhagë për duelin e plej off-it ndaj Danimarkës e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026.
Reprezentacioni ynë sipas agjendës sonte në “Parken Stadium” në Kopenhagë do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme që fillon në ora 20:45. Përfaqësuesja e Maqedonisë në Kopenhagë ka udhëtuar pa njërin nga futbollistët më të mirë Ezgjan Alijoski i cili mungon shkaku i lëndimit,
Sa i përket kundërshtarit, Maqedonia e Veriut deri më tani ka luajtur vetëm tre herë ka luajtur kundër Danimarkës. Në ndeshjet e para kualifikuese pas mvetësimit në vitin 1994 së pari në Shkup e më pas edhe në Kopenhagë, për kualifikimin në Kampionatin Evropian në Angli 1996. Ndërsa ndeshja e fundit në vitin 2013 ishte miqësore të cilën Maqedonia e fitoi 3-0 me golat që i realizuan Pandev, Agim Ibraimi dhe Novevski.
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut gjysmëfinalen e play off-it e siguroi me ndeshjet e edicionit të katërt Liga e Kombeve ku në grupin katërt të Ligës C ishte me Letoninë , Armeninë dhe Ishujt Faroe. Kjo do të thotë se i gjithë ky sukses u arrit në mandatin e kryetarit Muamed Sejdinit
Me fitore eventuale ndaj Danimarkës reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut më 31 mars do të përballet me fituesin nga ndeshja mes Çekisë dhe Irlandës
Nesër me fillim në ora 18:00, takohen Turqia – Rumania, ndërsa në ora 20:45, takohen:, Çekia – Irlanda, Danimarka – Maqedonia e Veriut, Italia –Irlanda Veriore, , Polonia – Shqipëria , Sllovakia – Kosova , Ukraina Suedia dhe Uellsi – Bosnja e Hercegovina.
Sport
Gjysmëfinalja e parë mes dy ekipeve shqiptare do të luhet në Tetovë, e dyta në Kumanovë
“Ndeshja e parë do të zhvillohet më 22 prill në Tetovë, ndërsa takimi i kthimit do të luhet më 6 maj në Kumanovë”, sqaroi Shkëndija e Haraçinës.
Ekipi nga Haraçina e Shkupit sqaroi se ndeshja e dytë do të zhvillohet në Kumanovë për shkak se stadiumi është i licencuar me sistemin VAR.
Gjysmëfinalja tjetër ndërmjet Sileksit dhe Ohrit do të luhet fillimisht në Ohër, ndërsa tjetra në Kratovë, në ditën e njëjtë si dyshja tjetër.
Finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut pritet të luhet më 20 maj.
Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 u shpall Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari fitues i Kupës.
Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Parë për herë të parë.
Sport
VOLEJBOLL: MËSOHEN KATËR EKIPET FINALISTE NË PLAY OFF
UGD Shtipi, Boreci, Strumica dhe Rabotniçki kanë siguruar fazën finale të play off-it ku do të mësohet edhe kampioni i ri për sezonin 2025/2026. Shkëndija e Tetovës me 10 fitore radhazi përfundon fazën e play out.
Me ndeshjet e xhiros së 10-të në fazën e play off-it dhe play out përfundoi pjesa e rregullta e kampionatit në Ligën e parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve dhe tanimë dihen edhe katër skuadrat e para të cilat do të diskutojnë titullin e kampionit për sezonin 2025/2026.
Pra UGD Shtipi, Boreci i Velesit, Strumica dhe Rabotniçki janë katër skuadrat të cilat do të luftojnë për titullin kampion. Çka të thuhet për ekipin Universiteti i Tetovës e cila në fazën e play off-it në 10-të ndeshje ka pësuar po aq disfata.
Nga ana tjetër në fazë e play out ka mbetur vetëm edhe ndeshje e fundit mes ekipit Liria dhe Skopje por në asnjë mënyrë nuk do të ndikon në renditjen përfundimtare. Shkëndija e Tetovës me 10 fitore të njëpasnjëshme renditet e para në fazën play out, para ekipit Liria e cila ka vetëm dy humbje.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

