Sport
LIGA E DYTË: BREGALLNICA DHE SHKËNDIJA (H) NUK NDALEN
Pesë fitore të ekipeve vendase dhe tre të atyre mysafire me gjithësejt 24 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të xhiros së 9-të të sezonit vjeshtor në Ligën e dytë të futbollit vendor
Shkëndija e Haraçinës sot regjistroi fitoren e shtatë sezonale kësaj radhe kundër ekipit Osogova nga Koçani me rezultatin minimal 1-0 me një gol të vetëm që e realizoi Fikret Livoreka në minutën e 9-të.
Fitore për të ruajtur kreun e tabelës ka shënuar edhe Bregallnica e Shtipit në përballjen në transfertë kundër ekipit Golemo Konjare me rezultatin 2-0.
Pas javës së 9-të tabelën e kryesojnë Bregallnica dhe Shkëndija me nga 23 pikë , ndërsa në pozitën e tretë është Ohri me 18 pikë
Liga e dytë java e 9-të,rezultatet : Prespa – Teteksi 3-1, Ohri – Kamenica Sasa 6-1, Skopje – Novaci 1-0. Golemo Konjari – Bregallnica 0-2, Detonit Plaçkovica – Vardari 3-1, Slloga Vinicë – Kozhufi 0-2, Bellasica – Pobeda 1-2, Shkëndija Haraçinë – Osogova. 1-0.
Në xhiron e 10-të. me 01 nëntor me fillim në orën 13:00, takohen:
Bregallnica – Detonit Plaçkovica, Kamenica Sasa – Skopje, Kozhufi – Bellasica. Novaci – Golemo Konjari, Pobeda – Shkëndija (H), Prespa –Ohri, Teteksi – Osogova, Vardari Negotinë – Slloga Vinicë
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
BOTËRORI 2026: NESËR ZHVILLOHEN GJYSMËFINALET E PLAY OFF-it
Nesër zhvillohen tetë ndeshje gjysmëfinale të play off-it për kualifikim në Botërorin e futbollit 2026. Në mesin e 16 ekipeve janë edhe Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova. Fituesit nga këto ndeshje kualifikohen në finale të play off-it, ku katër ekipet fituese do të presin biletën për Kupën e Botës që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë
Ekspedita e Maqedonisë së Veriut nga dita e djeshme ka arritur në Kopenhagë për duelin e plej off-it ndaj Danimarkës e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026.
Reprezentacioni ynë sipas agjendës sonte në “Parken Stadium” në Kopenhagë do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme që fillon në ora 20:45. Përfaqësuesja e Maqedonisë në Kopenhagë ka udhëtuar pa njërin nga futbollistët më të mirë Ezgjan Alijoski i cili mungon shkaku i lëndimit,
Sa i përket kundërshtarit, Maqedonia e Veriut deri më tani ka luajtur vetëm tre herë ka luajtur kundër Danimarkës. Në ndeshjet e para kualifikuese pas mvetësimit në vitin 1994 së pari në Shkup e më pas edhe në Kopenhagë, për kualifikimin në Kampionatin Evropian në Angli 1996. Ndërsa ndeshja e fundit në vitin 2013 ishte miqësore të cilën Maqedonia e fitoi 3-0 me golat që i realizuan Pandev, Agim Ibraimi dhe Novevski.
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut gjysmëfinalen e play off-it e siguroi me ndeshjet e edicionit të katërt Liga e Kombeve ku në grupin katërt të Ligës C ishte me Letoninë , Armeninë dhe Ishujt Faroe. Kjo do të thotë se i gjithë ky sukses u arrit në mandatin e kryetarit Muamed Sejdinit
Me fitore eventuale ndaj Danimarkës reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut më 31 mars do të përballet me fituesin nga ndeshja mes Çekisë dhe Irlandës
Nesër me fillim në ora 18:00, takohen Turqia – Rumania, ndërsa në ora 20:45, takohen:, Çekia – Irlanda, Danimarka – Maqedonia e Veriut, Italia –Irlanda Veriore, , Polonia – Shqipëria , Sllovakia – Kosova , Ukraina Suedia dhe Uellsi – Bosnja e Hercegovina.
Sport
Gjysmëfinalja e parë mes dy ekipeve shqiptare do të luhet në Tetovë, e dyta në Kumanovë
“Ndeshja e parë do të zhvillohet më 22 prill në Tetovë, ndërsa takimi i kthimit do të luhet më 6 maj në Kumanovë”, sqaroi Shkëndija e Haraçinës.
Ekipi nga Haraçina e Shkupit sqaroi se ndeshja e dytë do të zhvillohet në Kumanovë për shkak se stadiumi është i licencuar me sistemin VAR.
Gjysmëfinalja tjetër ndërmjet Sileksit dhe Ohrit do të luhet fillimisht në Ohër, ndërsa tjetra në Kratovë, në ditën e njëjtë si dyshja tjetër.
Finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut pritet të luhet më 20 maj.
Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 u shpall Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari fitues i Kupës.
Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Parë për herë të parë.
Sport
VOLEJBOLL: MËSOHEN KATËR EKIPET FINALISTE NË PLAY OFF
UGD Shtipi, Boreci, Strumica dhe Rabotniçki kanë siguruar fazën finale të play off-it ku do të mësohet edhe kampioni i ri për sezonin 2025/2026. Shkëndija e Tetovës me 10 fitore radhazi përfundon fazën e play out.
Me ndeshjet e xhiros së 10-të në fazën e play off-it dhe play out përfundoi pjesa e rregullta e kampionatit në Ligën e parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve dhe tanimë dihen edhe katër skuadrat e para të cilat do të diskutojnë titullin e kampionit për sezonin 2025/2026.
Pra UGD Shtipi, Boreci i Velesit, Strumica dhe Rabotniçki janë katër skuadrat të cilat do të luftojnë për titullin kampion. Çka të thuhet për ekipin Universiteti i Tetovës e cila në fazën e play off-it në 10-të ndeshje ka pësuar po aq disfata.
Nga ana tjetër në fazë e play out ka mbetur vetëm edhe ndeshje e fundit mes ekipit Liria dhe Skopje por në asnjë mënyrë nuk do të ndikon në renditjen përfundimtare. Shkëndija e Tetovës me 10 fitore të njëpasnjëshme renditet e para në fazën play out, para ekipit Liria e cila ka vetëm dy humbje.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

