Connect with us

Lajme nga vendi

Zv Drejtori i Doganave Dauti: Raporti i progresit të KE për vendin, Doganat me rezultate historike – “Progres serioz dhe integrim i përshpejtuar në BE”

Published

on

Zv Drejtori i Doganave Mustafa Dauti thotë se në raportin e Komisionit Evropian për përparimin e shtetit, është theksuar përparim i lartë në fushën e Unionit Doganor – kjo është edhe një dëshmi e fortë për politikat reformuese të zbatuara nga Drejtoria e Doganave, me qëllim integrimin e përshpejtuar në tregun e vetëm të BE-së, transmeton Zhurnal.mk.

✅ Përparim në harmonizimin dhe përmirësimin e sistemeve TIK – përfunduar dhe vënë në funksion #NKTS 5, zhvillim i #EORI 2 dhe menaxhim i unifikuar i përdoruesve dhe nënshkrimit digjital.

✅ Legjislacioni doganor është harmonizuar në nivel të lartë me të drejtën e BE-së. Është ratifikuar Protokolli për eliminimin e tregtisë ilegale me produkte duhani – shteti ka një detyrim të rëndësishëm në luftën kundër mashtrimeve doganore dhe parandalimin e kontrabandës së produkteve të duhanit.

✅ Rritje e të ardhurave të Drejtorisë së Doganave – të ardhurat totale në vitin 2024 janë 6,3% më të larta se në vitin 2023, duke kaluar vlerën e dy miliardë eurove.

✅ Kapaciteti operativ – është miratuar Strategjia për zhvillimin e Drejtorisë së Doganave 2025–2027. Është vendosur një sistem i plotë inteligjence. Është rritur numri i rasteve të konfiskimeve.

Advertisement

✅ Lufta kundër korrupsionit – është miratuar Strategjia e re për integritet dhe luftë kundër korrupsionit 2024–2027, me 22 masa të shënjestruara.

✅ Mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale – në vitin 2024, në 73 raste janë konfiskuar 147.525 mallra për shkak të dyshimit për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.

✅ Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal – është nënshkruar Memorandum me Drejtorinë e Doganave të Malit të Zi, me qëllim kontrolle më efikase, parandalim të mashtrimeve doganore dhe përshpejtim të tregtisë legale!

Lajme nga vendi

Prezantimi i automjeteve të blinduara të lehta Stryker të blera nga Shtetet e Bashkuara

Published

on

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut do të prezantojnë sot në kazermën “Straso Pinxhur” në Petrovec, pranë Shkup, 17 automjete të reja të blinduara të lehta Stryker, të siguruara nga Shtetet e Bashkuara.

Automjetet e tipit Stryker janë pjesë e procesit të modernizimit të kapaciteteve mbrojtëse dhe rritjes së gatishmërisë së forcave ushtarake.

Ky furnizim konsiderohet një hap i rëndësishëm në avancimin e pajisjeve ushtarake sipas standardeve të NATO dhe në forcimin e bashkëpunimit strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Continue Reading

Lajme nga vendi

BDI: Ivan Stoilkoviç largon pesë shqiptarë me vendim arbitrar

Published

on

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj vendimit të ministrit Ivan Stoilkoviç për largimin nga puna të pesë punonjësve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, duke ngritur shqetësime serioze për respektimin e ligjit dhe mënyrën e funksionimit të institucioneve publike.

Sipas BDI-së, rasti përmban elemente të një procesi të kontestueshëm si në aspektin procedural ashtu edhe në atë material. Partia thekson se procedura disiplinore është zhvilluar jashtë afateve ligjore, çka sipas tyre e bën atë juridikisht të pavlefshme.

Po ashtu, në reagim thuhet se vendimi është marrë pa prova të mjaftueshme dhe pa përcaktuar përgjegjësi individuale, ndërsa përmenden edhe indikacione për ndërtim të mëvonshëm të argumenteve për të justifikuar një vendim të marrë paraprakisht. BDI vlerëson se masa e ndërprerjes së marrëdhënies së punës është joproporcionale në raport me pretendimet.

Partia opozitare paralajmëron se këto veprime përbëjnë një model të rrezikshëm vendimmarrjeje dhe mund të interpretohen si arbitrare, sidomos kur merren pa respektuar afatet ligjore dhe pa prova të qëndrueshme.

Rasti bëhet edhe më i ndjeshëm, sipas BDI-së, për shkak se bëhet fjalë për pesë punonjës shqiptarë në një ministri që ka për mision marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, duke shtuar nevojën për transparencë të plotë dhe paanshmëri.

Advertisement

BDI kërkon publikimin e plotë të procedurave dhe vendimeve që kanë çuar në këto largime, hetim institucional për respektimin e ligjit dhe rishqyrtim të menjëhershëm të vendimeve në përputhje me standardet e administratës publike.

Sipas tyre, ky rast duhet të shërbejë si test për seriozitetin e institucioneve dhe përkushtimin ndaj parimit të barazisë dhe ligjshmërisë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Dorëzohet aktakuzë ndaj tre personave, vodhën kabllo në një fabrikë në Shkup

Published

on

Pas kryerjes së një hetimi, Prokuroria Themelore Publike në Shkup ngriti aktakuzë kundër tre bashkëkryesve të veprës penale “Vjedhje e rëndë” sipas nenit 236, paragrafi 4, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

“Në ditët e para të marsit të këtij viti, nga ambientet e fabrikës “Zhelezara”, të pandehurit vodhën lloje të ndryshme kabllosh me vlerë totale prej 196.500 denarësh, në pronësi të një personi juridik nga Kavadari. Gjatë vjedhjes, ata dëmtuan edhe një kabllo që ishte pjesë e një instalimi publik elektrik, me vlerë 800.000 denarë. Kur i ngarkuan kabllot në një makinë dhe u përpoqën t’i nxirrnin nga ambientet e fabrikës, të pandehurit u zbuluan dhe u privuan nga liria”.

“Me aktakuzën, prokurori publik i paraqiti Gjykatës një propozim për zgjatjen e masës së paraburgimit të caktuar më parë për njërin nga të pandehurit, ndërsa masat paraprake janë në fuqi për dy të tjerët”, thonë nga Prokuroria.

Continue Reading

Më të lexuarat