Sport
LIGA E PARË: JAVA E 16-të SHËNON FUNDIN E SEZONIT VJESHTOR
Pjesa vjeshtore e kampionatit në Ligën e Parë të futbollit vendor përfundon këtë fund javë me ndeshjet e xhiros së 16-të. Të shtunën do të mësohet se cila skuadër do të shpallet kampion vjeshtor Vardari apo Struga Trim Lum
Sezoni vjeshtor i kampionatit 2025/2026në Ligën e Parë të futbollit vendor përfundon këtë fund javë me ndeshjet e xhiros së 16-të që do të zhvillohen të premten, të shtunën, të dielën dhe të hënën .
Tradicionalisht net e deritanishme në pjesën vjeshtore të kampionatit janë zhvilluar 18 xhirove por me siguri shkaku I kushte atmosferike komisioni I garave ka vendosur që ky gjysmë sezon të përfundon këtë fundjavë
05.12.2025. 13:00 Makedoniuja Gj.P – Vardari dhe Tikveshi – Struga Trim Lum
06.12.2025. 13:00 Bashkimi – Shkëndija
07.12.2025. 13:00 Rabotniçki – Sileksi dhe Shkupi – AP brera
Sport
TË PREMTEN HIDHET SHORTI PËR GRUPET E KUPËS SË BOTËS 2026
Të premten me fillim në ora 18:00 sipas kohës në vendin tonë në ”Qendrën Kennedy” të Washingtonit hidhet shorti për grupet e Kupës së Botës 2026! 48 ekipe janë të ndara në katër vazo me nga 12 ekipe. Në ceremoninë e hedhjes së shortit së bashku me Infantino dio të jetë edhe presidenti I SHBA-ve
Shorti i Kupës së Botës 2026 do të mbahet në ”Qendrën Kennedy” të Uashingtonit në orën 12:00 sipas orës lokale të premten, më 5 dhjetor në ora 18: 00 sipas orës në vendin tone.
Bazuar në shortet e mëparshme, do të ketë disa fjalime, disa kërcime dhe disa video me fëmijë që shkelmojnë një top për të treguar se FIFA është në prag të sjelljes së paqes botërore nëpërmjet futbollit.
Në Botërorin 2026 që mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë do të marine pjesë 48 ekipe ndeshja hapëse luhet me 11 qershor, ndërsa ajo finale me 19 korrik 2026. Ekipet para shortit do të jenë të ndara në katër vazo me nga 12 ekipe secila.
Vazoja 1 përbëhet nga tre bashkorganizatorët, SHBA-ja, Meksika dhe Kanadaja, së bashku me nëntë ekipet kryesore në renditjen aktuale të FIFA-s.
Tre vazot e ardhshme u përcaktuan nga renditja e FIFA-s, me ekipet e kualifikuara me renditjen më të ulët në Vazon 4. 12 grupet për Kupën e Botës do të formohen më pas me nga një ekip nga secila vazo.
Dy ekipet e para nga secili grup do të kualifikohen, së bashku me tetë ekipet më të mira të vendit të tretë nga të gjitha grupet. Kjo do të përcaktojë 32 ekipet që avancojnë në raundin tjetër.
Zëndhënsja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt ka konfirmuar prezencën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump në ceremoninë e hedhjes së shortit
Ndarja e vazove për shortin:
Vazo 1: Kanada, Meksikë, SHBA, Spanjë, Argjentinë, Francë, Angli, Brazil, Portugali, Holandë, Belgjikë, Gjermani.
Vazo 2: Kroacia, Maroku, Kolumbia, Uruguai, Zvicra, Japonia, Senegali, Irani, Koreja e Jugut, Ekuadori, Austria, Australia.
Vazo 3: Norvegjia, Panamaja, Egjipti, Algjeria, Skocia, Paraguai, Tunizia, Bregu i Fildishtë, Uzbekistani, Katari, Arabia Saudite, Afrika e Jugut.
Vazo 4: Jordania, Kepi i Gjelbër, Gana, Kuraçao, Haiti, Zelanda e Re, katër ekipe evropiane të play-off-it, dy ekipe ndërkontinentale të play-off-it.
Sport
CONFERENCE LEAGUE: DRITA PRANË PLAY OFF-it, SHKËNDIJA SHPRESON
Në dy ndeshjet e fundit fazës së Ligës në Konferencë Liga, Drita e Gjilanit ka gjasa reale për kualifikim në mesin e ekipeve për fazën tjetër, ndërsa Shkëndija e Tetovës edhe pse e ka rënë shpreson të siguron një vend në fazën e 1/16 në play off .
Fazës së Ligës, në Konferencë Liga po i vjen fundi, pasi janë luajtur katër ndeshje dhe kanë mbetur edhe dy të fundit që zhvillohen më 11 dhe 18 dhjetor. Në mesin e 36 ekipeve që garojnë këtë faze të garave janë edhe dy skuadra shqiptare kampioni i Maqedonisë së Veriut Klubi I Futbollit Shkëndija e Tetovës dhe kampioni I Kosovës FC Drita nga Gjilani.
Shkëndija në këtë faze të garave në Konferencë Liga nga katër ndeshje të zhvilluara ka 1 fitore, 1 barazim dhe 2 disfata dhe me 4 pikë të grumbulluara aktualisht renditet e 25-ta . Në bazë situatës aktuale Ekipi I Shkëndijë ka gjasa reale që të mbetet në mesin e 24 ekipeve ku sigurohet play off pë 1/16 e finales dhe me fitore eventuale mund të shpreson n edhe në një ndeshje në fazën e 1/8 së finales.
Kujtojmë se Shkëndija në ndeshjen e radhës më 11 dhjetor në Shkup me fillim në ora 18:45 për kundërshtarë ka ekipin Slovan Bratislava, ndërsa në ndeshjen e raundit të fundit udhëton në Qipro për tu përballur me ekipin AEK Larnaka
Kampioni I Kosovës Drita, e Gjilanit është në pozitë shumë të favorshme pë tu gjendur në mesin e 8 skuadrave të para apo në 1/8 e finales të play off-it. Drita në 4 ndeshje të zhvilluara ka 2 fitore dhe 2 barazime dhe aktualisht n mbanë pozitën e tetë në mesin e 36 ekipeve të kësaj faze , Drita në dy ndeshjet e radhës më 11 dhjetor në stadiumin Fadil Vokrri me fillim në ora 18:45, përballet me ekipin holandez AZ Alkmaar dhe me fitore eventuale do të siguronte play offin në 1/8 e finales, ndërsa në ndeshjen e fundit më 18 dhjetor në ora 21:00 janë mysafire të skuadrës Rayo Vallecano në Madrid të Spanjës.
Për momentin Drita mbetet një ndër 6 skuadrat e Konferencë Liga që nuk e ka provuar shijen e humbjes.
Aktualisht tetë e kipera e para janë Samsunspor dhe Strasburg me nga 10 pikë, Celje, Shakhter, Mainz me nga 9 pikë, Rakou. Larnaka dhe Drita me nga 8 pikë.
Sport
NBA: DETROIT ME FITOREN NDAJ ATLANTA BËHET LIDER NË LINDJE
Kampionati amerikan i basketbollit NBA vazhdon sipas orarit të paraparë nga organizatori. Në 9 ndeshjet e zhvilluara sot vendasit dolën fitues vetëm në 4 duele, Detroit me 17 fitore e 4 disfata kryeson Lindjen
Katër fitore të vendasve dhe pesë fitore të skuadrave mysafire është epilogu i nëntë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA. Skuadra e Detroit me 17 fitore e 4 disfata kryeson Konferencën Lindje
Detroit fiton në sekondën e fundit nga Atlantas me rezultatin 99-98 dhe vazhdon të kryeson renditjen tabelore në Konferencën e Lindjes . Më efikas ishte Jalen Duren me 21 pikë . Indiana pëson para tifoz ]ëve vendas në përballjen me ekipin Ceveland me rezultatin bindës 119-135, ku shkëlqeu basketbollisti Donovan Mitchel që realizoi 43 pikë
Miami ka regjistruar fitore të sigurt me rezultatin 140 -123 ku të gjithë lojtarët titullar kanë realizuar mbi 15 pikë ndërsa veçohet Norman powell i cili shënoi 30 pikë. Ekipi i Uashingtonit me përkrahjen e tifozëve vendas mundi ekipin favoritë Milwaukee me rezultatin e ngushtë 129-126. Lojtari më efikas i ndeshjes ishte Mccollum me 28 pikë.
Los Anxhelos Lakers pësoi disfatë në cilësinë e vendasit nga skuadra e Feniks me rezultat 108-125. Në këtë ndeshje lojtari më efikas ishte Antony Davis .
Konferencën e Lindjes e kryeson Detroit me 17 fitore e 4 humbje e ndjekur nga Nju Jorku që ka 16 fitore e 3 disfata
-
Lajme nga vendi1 month agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi4 weeks agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
-
Lajme nga vendi2 months agoFatmir Limani: Diaspora do të jetë pjesë integrale e projektit tim politik

