Connect with us

Sport

LIGA E  PARË: VARDARI KAMPION VJESHTOR

Published

on

 Skuadra e Vardarit me  fitoren  e sotme  nda Makedonija Gj.P shpallet kampion vjeshte  për  sezonin 2025/2026, ndërsa  Struga  Trim Lum  vetëm me një pikë më pak   mbetet e dyta

Pas dy  ndeshjeve të javës së 16-të të sezonit vjeshtor, të zhvilluara sot në Kavadar mes Tikveshit dhe Struga Trim Lum dhe në Gjorçe Petrov mes Makedonija  Gj.P – Vardari,   lideri në  renditjen e tabelës zyrtarisht  është kampion vjeshtor  me  42  pikë para  Struaga  Trim Lum që  ka  41 pikë

Në  stadiumin e Gjorçe Petrovit  ku  u  zhvillua ndeshja e  fundit e sezonit vjeshtor  Vardari  mundi  skuadrën vendase 2-1,  Të  parët  në epërsi  kaluan  vendasit  në  minutën e 53  me  golin e  Riaskos,  por  kjo  ishte e  tëra  që mund  të bëjnë vendasit  pasi  Vardari  gjithçka  përmbysi   për  vetëm  tre  minuta me  dy golat  që   realizoi  Azer Omeragiq  në  minutën e  62  dhe  66-të.  Vardari  sezonin vjeshtor  e përfundon  me 13  fitore  e  3 barazime me  42  pikë të grumbulluara

  Fitore  të rëndësishme sot shënoi edhe  Struga  Trim Lum në transfertë me  ekipin e Tikveshit  në Kavadar me  një gol  të bukur që e realizoi Memetriza  Hamza  në pjesën e parë .   Me  këtë  fitore  Struga  Trim  Lum  pjesën vjeshtore  të kampionatit  e  përfundoi me 13 fitore, 2 barazime dhe 1 disfatë  me gol averazhin më të mirë 42-11dhe me  41 pikë të grumbulluar.

 Ndeshjet  tjera  të  javës së 16-të zhvillohen sipas  orarit të paracaktuar

Advertisement
 
Shaban  Sinani-  TV Koha

Sport

LIGA E KAMPIONËVE RIKTHEHET ME DISA SUPER NDESHJE

Published

on

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me një mbrëmje të zjarrtë futbolli, ku disa nga klubet më të mëdha evropiane zbresin në fushë në kuadër të fazës së ligës.

 Liga e Kampionëve vazhdon sonte me një seri përballjesh të forta në fazën e ligës, ku në program janë ndeshje si Bodo/Glimt–Manchester City, FC Copenhagen–Napoli, Real Madrid–Monaco, Sporting CP–PSG, Dortmund–Tottenham dhe Villarreal–Ajax. Megjithatë, vëmendja kryesore është te dueli i orës 21:00 mes Interit dhe Arsenalit, një përballje direkte mes dy skuadrave që synojnë pozitat më të larta në renditje.

Arsenali hyn në këtë sfidë si lider absolut i tabelës. Pas gjashtë ndeshjeve, “Topçinjtë” kanë regjistruar gjashtë fitore nga gjashtë takime, me golavarazh 17:1 dhe plot 18 pikë, duke qenë skuadra më konstante e këtij edicioni. Forma e tyre perfekte e bën Arsenalin favorit në letër, sidomos duke pasur parasysh stabilitetin defensiv dhe efikasitetin në sulm që e kanë shfaqur deri tani.

Në anën tjetër, Interi renditet në vendin e gjashtë me 12 pikë nga gjashtë ndeshje, me bilanc katër fitore dhe dy humbje, si dhe golavarazh 12:4.  Zikaltrit vijnë në këtë përballje me nevojën për një rezultat pozitiv për të forcuar pozicionin e tyre në zonën e kualifikimit dhe për t’iu afruar skuadrave të kreut.

Ndeshja ndaj Arsenalit pritet të jetë një test i madh për ambiciet e Interit, ndërsa për londinezët një mundësi për të konfirmuar dominimin në krye të tabelës.

Advertisement

 

Continue Reading

Sport

RENDITJA FIFA: KOSOVA NGJITET NË POZITËN E  79-TË

Published

on

Spanja  vazhdon të  kryeson  renditjen e  FIFA-s   para  Argjentinës  dhe  Francës.  Shqipëria  mbeten  në pozitën e 63-të, ndërsa Maqedonia  në  pozitën e  66-të  Kosova  ngjitet  një vend  më  lartë  dhe tani pozicionohet e  70-ta  në  renditjen e  fundit të FIFA-s 

 Federata Botërore e futbollit FIFA  ka  publikuar renditjen  përfundimtare  për  ekipet  kombëtare  për  vitin  2025. Sa  i  përket   pesë  vendeve  të  para  aty  nuk ka   asnjë  ndryshim pas Spanja  vazhdon  të  kryeson renditjen  me 1877  para   Argjentinës  me  një  epërsi  shumë të  ngushtë. Në  pozitën e  tretë është Franca  që ka  1870  pikë,  ndërsa  Anglia   në pozitën e katërt  me  në  epërsi  shumë të  ngushtë para Brazilit që  është në pozitën e pestë,.  Në mesin e  10-të ekipeve të  para  janë  edhe Portugalia , Holanda , Maroku, Belgjika  dhe Gjermania.

 Kom,bëtaja  Shqiptare  me 1401  pikë   mbetet  në  pozitën e  63  në  renditjen  e  FIFA-s  për  muajin dhjetor ,  ashtu  si edhe  Maqedonia  që  ka 1378 pikë  nuk ka lëvizur  na  pozita e  66-të.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll vazhdon të ngjitet  më  lartë  në  renditjen e  FIFA-s . “Dardanët” kanë përfituar një pozicion dhe tashmë renditen në pozitën e 79-të me 1309 pikë.

Për  renditjen e fundit   të  publikuar  nga  FIFA  gjithsesi se ka  ndikuar edhe  përfundimi i  Kupës  së Kombeve  të  Afrikës  që  përfundoi   këtë  të  diel  që e lamë pas,  ku   Senegali   ka përfituar  plotë pesë vende  dhe  tani  është ngjitur  në pozitën e 12-t

Advertisement

 SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Sport

NBA: LEBRON JAMES NUK DO TË JETË TITULLAR NË “ALL STAR GAME”

Published

on

Një lajm i bujshëm vjen nga bota e NBA. Pas 21 sezonesh radhazi, LeBron James nuk do të jetë titullar në ndeshjen e famshme All Star Game që këtë vit do të luhet në 15 shkurt në Inuit Dome, arena e LA Clippers.

Tashmë janë përcaktuar pesëshet e para të kësaj ndeshjeje dhe emri iu 41 vjeçarit nuk figuron mes titullarëve. Ylli i Los Angeles Lakers, gjithsesi ka mundësinë të përzgjidhet si lojtar rezervë dhe tani topi kalon në duart e trajnerëve të NBA që do të vendosin emrat e 14 lojtarëve të tjerë të përzgjedhur nga 7 basketbollistë për çdo Konferencë dhe në 1 shkurt do të publikohen skuadrat e plota që do të luajnë All Star Game. Në këtë sezon, LeBron James ka zhvilluar 24 ndeshje deri tani me një mesatarmbi  22 pikësh, për çdo  ndeshje. Në ndeshjet All Star Game, LeBron James në 3 raste është shpallur MVP i ndeshjes

Ndërkaq, për pesëshet titullarë, zgjedhja është bërë përmes një kombinimi të votave të tifozëve 50 %,me ato të lojtarëve të NBA 25 %  dhe të gazetarëve  25  % që solli një rezultat të besueshëm në planin teknik përtej popullaritetit të protagonistëve.

Jokiç  aktualisht është i dëmtuar, mbetet për t’u parë nëse do të mund të rikuperohet për All Star Game. Të përjashtuarit nga kjo ndeshje janë  Donovan Mitchell i Cleveland,  që paguan rendimentin e dobët të skuadrës së tij në Konferencën e Lindjes dhe Anthony Edwards i Minnesota, që u parakalua nga Wemby për vendin e fundit disponibël në formacionin e Perëndimit.

Lojtarët e ftuar

Advertisement

LINDJA;  Cade Cunnigham (Detroit), Jalen Brunson (Neë York), Tyrese Maxey (Philadelphia), Jaylen Brown (Boston), Giannis Antetokounmpo (Milwaukee).

PERËNDIMI: Stephen Curry (Golden State), Shai Gilgeous-Alexander (Oklahoma City), Luka Doncic (Los Angeles Lakers), Victor Wembanyama (San Antonio), Nikola Jokic (Denver). 

Continue Reading

Më të lexuarat