Connect with us

Sport

CHAMPIONS: 29 GOLA NË 9 NDESHJE. ARSENALI ME PIKË MAKSIMALE

Published

on

Nëntë ndeshjet e zhvilluara  mbrëmë në  kuadër të xhiros së  gjashtë  në  fazën e ligës  të   Championsit  kanë  prodhuar  2 fitore  për  ekipet vendase , 3 barazime  dhe  4  fitore të  ekipeve mysafire. Arsenal kryeson me  18 pikë maksimale , ndërsa  Mançester Siti mundi Realin  Santago Bernabeu.

 Në  9-të përballjet e mbrëmshme të fazës së ligës  në UEFA  Liga e Kampionëve u  shënua29 gola, ku nuk munguan as surprizat. Në ndeshjen më  interesante   nga  9-të ndeshjet e zhvilluara  mbrëmë Real Madridi zhgënjeu para  tifozëve  vendas në  Madrid  duuke pësuar  disfatë  1-2 nga  Mançester Siti . Vendasit  kaluan në epërsi  me  golin e Rodrigos , ndërsa   për  ekipin  anglez  shënuan  O’Rejli   dhe  Haland  nga  Penaltia.

Arsenali vijon me formën perfekte, duke marrë fitoren e gjashtë, i vetmi ekip me këtë ecuri, duke mundur në transfertë  skuadrën belge  0-3 Club Brizh.

Kampionët në fuqi të PSZH-së u ndalën në një barazim pa gola në Spanjë kundër Athletic Bilbaos.

Juventusi mori fitoren e dytë radhazi në fazën e ligës  duke mundur 2-0  ekipin Pafos, ndërkohë Napoli është mposhtë 2-0 nga Benfika.

Advertisement

Dy sfidat e tjera u mbyllën në barazim 2-2, Leverkusen-Nju Kastl edhe Dortmund-Bodo/Glimt.

 Pas  gjashtë  xhirove  të  zhvilluara tabelën e  kryeson Arsenal me  18  pikë  e ndjekur nga  Bajern Munyh me 15 dhe  PSZH, Mançester Siti e Atalanta me nga  13 pikë

Rezultatet:

Qarabag – Ajax  2-4

Vilareal- Copenhagen  2-3

Advertisement

Ath. Bilbao – PSG  0-0

Bayer Leverkusen – Newcastle  2-2

Benfica – Napoli  2-0

Club Brugge – Arsenal  0-3

Dortmund – Bodo/Glimt  2-2

Advertisement

Juventus – Pafos  2-0

Real Madrid – Mançester City 1-2

SHABAN  SINANI  – TV KOHA

Sport

KOMPLETOHEN KATËR EKIPET GJYSMËFINALISTE TË KUPËS NBA

Published

on

Skuadra e Oklahomas dhe  San Antonio janë  dy skuadrat që do tu bashkuan   ekipeve Orlando dhe  Nju Jork në  gjysmë finalen e  Kupës së NBA-s.  Ndeshjet  gjysmëfinale Orlando – Nju Jorku  dhe  Oklahoma – San Antonio zhvillohen të  shtunën dhe të  dielën

 Sot u kompletua edhe dyshja e dytë gjysmëfinaliste në Kupën e NBA-s.  San Antonio siguroi kualifikimin me një fitore 132:119 ndaj Los Anxheles Lejkers. Stefon Kastële dhe De’Aaron Foks udhëhoqën ekipin e  San Antonios drejt triumfit, duke regjistruar  50 pikë.

Edhe pse Lejkersat patën paraqitje të forta individuale nga yjet e tyre, ato nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.Luka Donçiç regjistroi 35 pikë dhe 8 asistime, ndërsa LeBron Xhejms kontribuoi me 19 pikë, 15 kërcime dhe 8 asiste,

Ekipi Oklahomas dëshmoi cilësi të jashtëzakonshme duke mposhtur Feniks me plot 49 pikë diferencë 138:89. Aleksandër Shai  ishte më efikasi te kampionët me 28 pikë në 27 minuta, ndërsa Çet Hollmgren shënoi  24 pikë. Te Feniksi, Dillon Bruks ishte shënuesi më i mirë me vetëm 16 pikë.  Ndeshjet  gjysmëfinale  ku do t; përballen: Orlando – Nju Jorku  dhe Oklahoma – San Antonio do të zhvillohen  të  shtunën dhe  të  dielën

Advertisement
 Shaban Sinani – TV Koha
Continue Reading

Sport

KONFERENCË LIGA: SHKËNDIJA DHE DRITA ZHVILLOJN NDESHJET VENDIMTARE 

Published

on

Shkëndija e Tetovës  dhe  Drita  e  Gjilanit sot  në kuadër  të  raundit  të  pestë  ë fazës së grupeve në UEFA  Konferencë Liga,  sonte zhvillojnë  ndeshje  shumë  të  rëndësishme  për  tu  ngjitur   në  një vend  sa më  të mirë që  sigurojnë kualifikim në  fazën e eliminimit. Driat  takohet me  AZ Alkmaar , ndërsa   Shkëndija  kundër  Sllovan  Bratisllava. Tifozët  sllovak  shkaktojnë incidente  në  aeroportin e Shkupi

 Kuqezinjtë  tetovar sonte në arenën “Todor Proeski” në Shkup  përballen  me skuadrën  nga  Sllovakia  Slovan Bratislava.  Ekipi  mbrëmë  në  Shkup ka  zhvilluara  seancën e fundit  stërvitore  pas  së  cilës  trajneri   Jeton  Beqiri sot  do të  përcaktohet  për  njëmbëdhjetëshin që  do të  zbresin në  fushë për t’iu kundërvu ekipit nga Sllovakia, por  pa Tambën e lënduar  dhe  AL Hasan shkaku i kartonëve të verdhë. Synimi i kuqezinjve është që sonte të nxjerrin fitore  që jep shpresë të madhe  për  kualifikim  në mesin e  24  ekipeve për fazën  eliminatore mbyllën . Kujtojmë  se Shkëndija në katër  ndeshjet e zhvilluara  ka  1  fitore, 1 barazim  dhe dy disfata, dhe  aktualisht me  4 pikë  mbanë pozitën e 25-të në renditje. Në ndeshjen e sontme karahas  tifozëve vendas  pritet  që të pranishm  të jen edhe  nj grup  tifozësh nga  Sllovakia  të  cilët kanë mbrinjtë mbrëmë në  Shkup  të  cilët kanë shkaktuar  edhe  incidente. Ministria e punëve të Brendshme  njoftojnë se mbrëmë rreth orës 20:30, një tifoz  nga Sllovakia u arrestua nga shërbimet në aeroportin e Shkupit, ndërsa 10 të tjerëve nuk iu lejua hyrja në Maqedoni. Personat ishin nën ndikimin e alkoolit dhe pas uljes nuk i respektuan rregullat, u sollën në mënyrë agresive dhe i shqetësonin pasagjerët e tjerë.

Nga  ana  tjetër Drita  e Gjilanit  është  në një pozitë  shumë  më të v favorshme  pasi me  8  pikë  aktualisht  gjendet  në pozitën e tetë  të renditjes. Drita  sonte  në  stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’ në Prishtinë përball ka  skuadrën  holandeze  AZ Alkmarin” në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit në Konferencë Liga.  Drita   në  katër  ndeshjet e zhvilluara   ka  2  fitore  dhe  2  barazime me një golavarazh solid 4:2 që tregon stabilitet të madh në fazën defensive.

Në anën tjetër, AZ Alkmaar vjen në Prishtinë në një situatë krejtësisht të kundërt. Holandezët kanë dy humbje dhe dy fitore në katër takimet e para dhe pozicionohen në vendin e 20-t, me vetëm gjashtë pikë, dy barazime dhe dy humbje.

Ndeshjet  Shkëndija – Slovan Bratislava  dhe Drita – AZ Alkmaar luhen sonte  me  fillim në ora  18:45

Advertisement

 

 SHABAN  SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

NBA: SAN ANTONIO E PHOENIX TRIUMFOJNË NË TRANSFERTË

Published

on

Në kampionatin amerikan të basketbollit  sot  janë  zhvilluar  vetëm tre   takime  ku vendasit  shënuan një  fitore ndërsa  ekipet mysafire  dy  fitore.

 Skuadra e Minnesotas zhgënjen para tifozëve vendase në përballjen m ekipin FENIKS duke pësuar disfatë në sekondat e fundit me rezultatin  105-106  Ndeshja ishte   mjaftë  dinamike pasi të  dyja  skuadrat  pretendojnë  të  sigurojnë  kualifikim në fazën play off.   Te skuadra vendase  më efikas ishte Edvards me 40 pikë, ndërsa te skuadra  fituese  të  gjithë lojtarët titullar shënuan mbi 10 pikë.

 Pa  probleme   ka  fituar edhe Indiana në përballjen me Sakramenton me rezultatin 116-105,   Më  efikas  në këtë  ndeshje ishte  Nembhard  me 28  pikë e  12  asiste.

Nju Orlenas    ka  pësuar  disfatë  në  përballjen me  San  Antonia  para  tifozëve të vetë me rezultatin 132-135. Quenn  dhe Marphy  realizuan 65 pikë së  bashku, ndërsa tek  skuadra  fituese 8   lojtar   realizuan mbi  10 pikë , ndërsa  diferencën kësaj radhe e bënë  lojtarët  rezervë që realizuan 68 pikë

 
Shaban Sinani – TV Koha
Continue Reading

Më të lexuarat