Connect with us

Sport

DEMBELE DHE BONMATI FITUES TË  ÇMIMIT “FIFA THE BEST”

Published

on

Ousnane  Dembele në kategorinë e meshkujve  dhe Aitana Bonmatí në kategorinë e  vajzave  janë  fituese  të Topit të Artë  2025  në  ceremoninë  që u mbajt  në Doha të Katarit. Trajner  më i mirë  u  shpall Luis Enrique

 Pasi fitoi Topin e Artë, Ousmane Dembéle fitoi edhe çmimin FIFA The Best për futbollistin më të mirë të vitit, duke konfirmuar sezonin e tij të jashtëzakonshëm me Paris Saint-Germain.

Sulmuesi francez e pranoi çmimin nga Doha, ku PSG do të përballet me Flamengon në finalen e Kupës Ndërkontinentale. Dembélé la pas Kylian Mbappé dhe talentin e ri Lamine Yamal. Megjithatë, Mbappé mbeti jashtë edhe listës së 11 më të mirëve të vitit, pavarësisht se fitoi “Këpucën e Artë”.

Dembélé luajti një rol vendimtar në triumfin e parë të PSG-së në Ligën e Kampionëve, kur ata mposhtën Interin 5-0 në finale, dhe shënoi 35 gola sezonin e kaluar në të gjitha garat, përfshirë 21 në Ligue 1, për të përfunduar si golashënuesi më i mirë. 28-vjeçari, i cili fitoi Topin e Artë të këtij viti në shtator, ishte pjesë e ekipit të PSG-së, i cili gjithashtu i rrëmbeu të gjitha trofetë vendas sezonin e kaluar dhe arriti në finalen e Kupës së Botës për Klube.

Luis Enrique u shpall trajneri më i mirë i për meshkuj për vitin 2025, pasi udhëhoqi Paris Saint-Germain gjatë një sezoni historik. PSG dominoi gjithashtu në nivel kombëtar, duke fituar Ligue 1, Coupe de France dhe Trophée des Champions.

Advertisement

Mesfushorja spanjolle Aitana Bonmatí është shpallur lojtarja më e mirë për të tretin vit radhazi.

Pavarësisht se Barcelona dhe Spanja humbën përkatësisht në finalet e Ligës së Kampionëve për femra dhe Kampionatit Evropian për femra, Bonmatí fitoi çmimet MVP për të dyja garat.

Trajnerja holandeze e Anglisë, Sarina Wiegman, është shpallur trajnerja më e mirë për femra nga FIFA për herë të pestë, duke vendosur një rekord të ri.

Santiago Montiel fiton çmimin “Puskas” për golin më të bukur.  Lizbeth Ovalle fiton çmimin “Marta” për golin më të bukur në futbollin e vajzave.

Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement

Sport

BERAT IMERI: NË KRATOVË PËR REZULTAT POZITIV

Published

on

Me ndeshjen Sileksi – Shkëndija e Haraçinës që zhvillohet nesër me fillim në ora  14:00,  hapet sipari i javës së  11-të të  kampionatit në Ligën e parë të futbollit  vendor.
 

Java e 11-të e Ligës së Parë hapet të premten me ndeshjen që do të zhvillohet në Kratovë mes Sileksit  dhe Shkëndijës së Haraçinës.

Skuadra vendase  në 10-të xhirot e zhvilluara ka grumbulluar 13  pikë, ndërsa Shkëndija Haraçinës 14 pikë.

Kjo do të  thotë se dy ekipet do të luajnë pa kalkulime për të fituar tre pikët shumë të vlefshme për t`i ikur zonës së rrezikut.

Trajner i  haraçinasve Berat Imeri për Tv Koha tha se në Kratovë udhëtojnë për një paraqitje pozitive.

‘’Në tre ndeshjet e fundit  arkëtuam  një pikë edhe pse  patëm  rival relativisht më të fortë se ne , edhe pse ne me pikët  jemi ok nga mesi i tabelës . Përveç  20 minutave  të para kundër Strugës , unë mendoj se në të gjitha ndeshjet  tjera kemi qenë aty, aty me kundërshtarët tonë. Edhe pse  kundërshtarët  ishin pak më lartë  se ne me  kualitet . Por mendoj se  do mundohemi  pikërisht këtë aspektin psikologjik të cilën e kemi në fillim të ndeshjes ta përmirësojmë dhe që nesër në Kratovë t shkojmë të bëjmë paraqitje  pozitive, të japim maksimumin  dhe pse jo të kthehemi me rezultat pozitivi‘’ deklaroi trajneri Berat Imeri

Advertisement

Trajneri Berat Imeri nuk fsheh ambicjet nga ndeshja në Kratovë. Do të ishte i kënaqur edhe më nje barazim, por sipas tij, skuadra çdoherë synon fitoren.

‘’Ne  çdo ndeshje e përgatisim për fitore. Ne dimë forcën e kundërshtarit. Sileksi është një ekip shumë serioze një ekip  me  përvojë  e  cila disa  vite me radhë ka të njëjtin ekip, të njëjtin trajner. Ne  do shkojmë atje  për ta fituar ndeshjen, por besoj  që edhe me barazim do jemi të kënaqur ‘’ tha trajneri  Imeri

Ndeshja  Sileksi – Shkëndija e Haraçinës zhvillohet  nesër  me  fillim në ora  14:00, ndërsa  të shtunën  me fillim në ora  12:00, takohen  Struga Trim Lum – Skopje  dhe në ora  14:00  Shkëndija –  Vardari.
SHABAN SINANI – TV KOHA

Të dielën mbyllet  java e  11-të me ndeshjet  Arsimi – Bregallnica  që  fillon në ora 12:00  dhe  Tikveshi – Bashkimi që fillon në ora 14:00.

Continue Reading

Sport

NBA:  NISI SEZONI I 81-të, NUK MUNGOI SPEKTAKLI!

Published

on

Shtatë fitore të skuadrave vendase dhe katër të atyre mysafire është  epilogu  i  ndeshjeve hapëse  në kampionatin amerikan të basketbollit  NBA.

Sezoni i ri i Ligës Profesionale Amerikane të Basketbollit (NBA, e 81-ta me radhë,  nisi të martën.

Legjenda e basketbollit, LeBron Xhejms, është transferuar te Filadelfia, qendra greke Janis Adetokumbo ka kaluar te Majami, ndërsa Kavai Leonard është rikthyer në Toronto. Gjatë verës, skuadrat kanë ndryshuar edhe rreth dhjetë basketbollistë të tjerë që janë përzgjedhur për ndeshjen All-Star, shumica prej të cilëve kanë qenë pjesë edhe e pesësheve më të mira të NBA-së.

Synimi i të gjithëve është i njëjtë – ta zbresin Njujork Niksin nga froni i kampionit.

Në ndeshjet e zhvilluara mbrëmë, fitore në  cilësinë e vendasit  kanë realizuar Uashingtoni në  përballjen me Millvokin , Toronto ndaj  Çikagos , Memfisi  ndaj  UTAH, Hjustoni  ndaj  Dallasit, Lakers ndaj Golden State , Portland kundër  Feniksit  dhe Klipers  ndaj Sakramentos.

Advertisement

Ndërkasq  si mysafirë fitore  kanë  realizuar Atlanta  ndaj  Orlandos , Sharlote  ndaj  Bruklyn , Minnesota  ndaj Miamit dhe Indiana  në përballjen me Nju Orleans.

Raundi  i  dytë  i  kampionatit  amerikan  NBA   vazhdon  nesër dhe pasnesër  me ndeshjet e  raundit  të  dytë  ku  pritetn  ndeshje  spektakolare.

REZULTATET E NBA-së

Orlando – Atlanta 125-132

Uashington – Milwaukee 128-116

Advertisement

Brooklyn – Sharlotte 103-110

Miami – Minnesota 106-131

Toronto – Chicago 135-92

Memphis – Utah 123-103

Nju Orleans – Indiana 120-123

Advertisement

Houston – Dallas 128-110

Lakers – Golden State 127-105

Portland – Phoenix 124-83

Clippers – Sacramento 121-96

Advertisement
Continue Reading

Sport

CHAMPIONS:  NDESHJE SPEKTAKOLARE NË  “ALLIANZ ARENA”

Published

on

Mbrëmja e së mërkurës në UEFA Liga e Kampionëve ka dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm futbolli, ku u  regjistruan 34 gola , përmbysje e por edhe zhgënjime . Pas kompletimit të tre  xhirove  të fazës së ligës pesë ekipe  kryesojnë me nga 9 pikë

 Vëmendja kryesore e të gjithë adhuruesve të futbollit ishte e përqendruar në “Allianz Arena” të Munihut, në sfidën super-derbi mes Bayern Munih dhe Arsenalit,. Dy gjigantët e futbollit evropian dhuruan një përballje fantastike që përfundoi në barazim 2-2. Anglezët kaluan të parët në avantazh me anë të Eberechi Eze në minutën e 25-të, por bavarezët u përgjigjën shpejt duke barazuar me Alphonso Davies në minutën e 35-të. Në pjesën e dytë, Harry Kane përmbysi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë për Bayernin në minutën e 61-të, por Arsenal nuk u dorëzua dhe gjeti golin e barazimit 2-2 falë një goditjeje të saktë nga Declan Rice tetë minuta para fundit të kohës së rregullt.

Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes, Real Madridi tregoi edhe një herë forcën e tij absolute në “Santiago Bernabéu”, duke mposhtur bindshëm RB Leipzigun me rezultatin e thellë 4-1. Për madrilenët shënuan Bernardo Silva, Arda Güler, Kylian Mbappé dhe Yan Diomandé, ndërsa golin e vetëm për gjermanët e realizoi Gomis.

Fitore mjaft të rëndësishme arriti edhe Interi që mposhti me rezultat minimal 1-0 Shakhtar Donetskun në një përballje mjaft me taktika. Me të njëjtin rezultat 1-0, Real Betisi triumfoi në shtëpi përballë holandezëve të Feyenoord.

Aston Villa vazhdoi ecurinë e saj pozitive duke mposhtur 3-1 norvegjezët e Viking në shtëpi, ndërsa belgët e Club Brizh dominuan plotësisht ndaj francezëve të Lens duke fituar me shifrat e pastra 3-0. Befasia më e madhe e kësaj mbrëmjeje u regjistrua në Lisbonë, ku austriakët e LASK arritën të përmbysnin Sportingun e Lisbonës dhe të merrnin një fitore të madhe me rezultatin 3-2 në transferta, duke mbyllur kështu një mbrëmje të magjishme të Ligës së Kampionëve.  Como befasoi  Mançester Junajtedin  duke   deklasuar  me rezultatin 4-1,  ndërsa Lille  në  cilësinë e vendasit  pësoi  2-4  nga Gallatasaray.

Advertisement

Pas  kompletimit të raundit të tretë pesë ekipe  kryesojnë me  nga  9 pikë maksimale  si  PSZH,  Aston Villa, Liverpulli, Real Madridi  dhe  Betisi 

Raundi i  katërt  i fazës së ligës  në UEFA Liga e Kampionëve  vazhdon  më   3  dhe  4  nëntor.

Continue Reading

Më të lexuarat