Sport
SHKËNDIJA KUNDËR AEK LARNACA SHPRESON NË SUKSESIN HISTORIK
Shkëndija e Tetovës ka udhëtuar në Qipro me shpresë që të nxjerr rezultat pozitiv që do ti siguronte kualifikim në fazën e play off-it të UEFA Konferencë Liga në mesin e 24 ekipeve . Ndeshja AEK Larnaca – Shkëndija zhvillohet nesë me fillim në ora 21:00.
Kampioni i Maqedonisë së Veriut klubi i futbollit Shkëndija nesër në Qipro zhvillon një ndeshje me karakter historik për futbollin e vendit tonë pas me fitore eventuale kundër AEK Larnaca në ndeshjen e fundit në fazën e grupeve të UEFA Konferencë Liga ka rastin të kualifikohet në mesin e 24 ekipeve që do të garojnë në fazën e eliminimit direkt. Fitorja e para një jave e Shkëndijës kundër Slovan Bratisllava javën e kaluar i solli përfitime të shumta jo vetëm për ekipin tetovar por edhe për rejtingun e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Pikët e reja të fituara janë pikë që ngjitën Maqedoninë në pozitën 46-të në listën e UEFA-s. Kjo do të thotë se me fitore eventualisht me barazim kundër AEK Larnaca gjasat janë të mëdha për kualifikohen në mesin e 24 ekipeve në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Konferencës. Mundësitë që skuadra tetovare të jetë ndër 24 më të mirët në UEFA Konferencë Liga sipas njohësve të mirë të futbollit evropian janë 95%. Ndërkaq Konkurrentët kryesorë të kuqezinjve janë Lincoln, Kups, Breidablik dhe Zrinjski. Shkëndija aktualisht me 7 pikë është në vendin e 21-të në tabelë në mesin e 36 skuadrave në Ligën e Konferencës. Sipas propozicioneve tetë ekipet e para kualifikohen direkt në 1/8 e finaleve , ndërsa ato nga vendi i 9-të deri në at të 24-të kualifikohen në 1/16 e finaleve.
Shkëndija tanimë ka udhëtuar në Qipro dhe sonte në stadiumin AEK Arena në Larnaca zhvillon séancën e fundit zyrtare dhe më pas trajneri Jeton Beqiri do të përcaktohet për njëmbdhjetshin që të enjten me fillim në ora 21:00 do të zbresë në fushë, ku drejtësi do të ndaj arbitri nga Lituania Manfredas Lukjançukas
Sport
EGNATIA, DINAMO CITY DHE DRITA NESËR LUAJNË NDESHJET KTHYESE
Tre skuadrat shqiptare Egnatia në Europa Liga si dhe Dinamo City dhe Drita e Gjilanit , në UEFA Konferencë Liga nesër zhvillojnë ndeshjet kthyese të play ofit. Kujtojmë se tre ekipet në duelet e para si vendas kanë barazuar që do të thotë se vetëm fitorja ua siguron vizën për të kaluar në fazën tjetër. Tre takimet fillojnë në ora 19:00
Kampioni i Shqipërisë ekipi Egnatia pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë të play off-it në UEFA Konferencë Liga me skuadrën Lilestrom të Norvegjisë, nesër mbrëma zhvillon takimin kthyes me shpresë se do t’ia dalin për t`u kualifikuar në fazën e grupeve në Ligën e Europës.
Por në stadiumin “Arasen”, me kapacitet 10.500 ulëse, ku luan ekipi norvegjez, e pret një atmosferë e flaktë. Lilestrom ka bërë të ditur sot se janë shitur thuajse të gjitha biletat për këtë ndeshje të rëndësishme për ata. Por edhe Egnatia do të ketë përkrahësit e vetë në këtë ndeshje kur dihet se në Norvegji ka një numër të konsiderueshëm të shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në këtë vend skandinav.
Kujtojmë se Egnatia nëse nuk arrin të kualifikohet në fazën tjetër të Europa Ligës, ka të siguruar kualifikim në fazën e Ligës të UEFA Konferencë Liga.
Ndeshja Egnatia – Lilestrom luhet nesër me fillim në në ora 19:00
Po, nesër zhvillohen edhe ndeshjet kthyese të play off-it edhe në UEFA Konferencë Liga ku garojnë edhe Dinamo City i Tiranës dhe Drita e Gjilanit.
Dy ekipet në ndeshjet e para përfunduan me barazim. Dinamo City barazoi 1-1 me ekipin Pafos të Qipros, ndërsa Drita e Gjilanit barazoi 2-2 me ekipin Inter Escaldes të Andorrës.
Ndeshjet Pafos – Dinamo City dhe Inter Escaldes – Drita luhen nesër me fillim në ora 19:00.
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
SILEKSI – SHKËNDIJA HAPIN SIPARIN E JAVËS SË PESTË
Java e pestë e sezonit vjeshtor në Ligën e parë të futbollit do të zhvillohet të premten, të shtunën dhe të dielën. Siparin e kësaj jave e hapin Sileksi – Shkëndija të premten me fillim në ora 16:00
Komisari i garave në kuadër të Federatës së futbollit të Maqedonia ka publikuar orarin e ndeshjeve për xhiron e pestë të sezonit vjeshtor.
Sipari i javës së pestë hapet të premten me fillim në ora 16:00 me ndeshjen Sileksi – Shkëndija, ndërsa po të premten me fillim në ora 17:00 zhvillohet ndeshja mes Struga Trim Lum – Bregallnica
Të shtunën me fillim në orën 16:30 në stadiumin e qytetit në Gostivar është caktuar të zhvillohet ndeshja Arsimi – Skopje. Ndërsa për ditën e diel janë caktuar të zhvillohen ndeshjet Bashkimi – Shkëndija e Haraçinës me fillim në ora 16:30 dhe ndeshja në Kavadar Tikveshi – Vardari, do të zhvillohet në ora 17:00.
Shaban Sinani – TV KOha
Sport
MUNDËSIT REXHEP HAJDARI DHE FATI VEJSELI FITOJNË MEDALJET E ARGJENDIT NË ‘’TARANTO 2026’’
Dy mundësit shqiptarë nga Shkupi, Rexhep Hajdari dhe Fati Vejseli, kanë fituar medalje të argjendta për Maqedoninë e Veriut në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Mundësit Rexhep Hajdari dhe Fati Vejseli kanë fituar medaljet e argjendit në kategorit e tyre në Lojërat Mesdhetare ‘’Taranto 2026 ‘’.
Rexhep Hajdari u mposht në finalen e kategorisë deri në 97 kilogramë, në stilin e lirë, me rezultat 6:0 nga Dauren Kurugliev i Greqisë. Kurugliev është me prejardhje nga Dagestani i Rusisë, ndërsa që nga viti 2023 garon për Greqinë.
Hajdari pati një paraqitje të mirë në garat e “Taranto 2026”, duke regjistruar dy fitore për të siguruar vendin në finale.
Medaljen e argjendtë e fitoi edhe Fati Vejseli, në kategorinë deri në 74 kilogramë. Mundësi shqiptar nga Shkupi nuk arriti ta përfundojë finalen ndaj Islam Dudaevit të Shqipërisë, pasi pësoi lëndim. Në momentin e ndërprerjes, Dudaev ishte në epërsi.
Vejseli kishte treguar formë të shkëlqyer gjatë garave, duke regjistruar tri fitore për të arritur deri në finalen e kategorisë së tij.
Me dy medaljet e argjendta të Hajdarit dhe Vejselit, Maqedonia e Veriut tashmë ka tri medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Përveç dy të argjendtave, vendi ka fituar edhe një medalje të bronztë, të cilën e siguroi Ahmad Magomedov, po ashtu në mundje

