Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot do jetë pjesërisht me re. Në pjesët perëndimore do të ketë reshje lokale me ndërprerje shiu, dhe në malet më të larta me borë.
Do të fryjë mesatarisht, në vend të erës së fortë të herëpashershme nga jugu.
Në Shkup, moti do jetë pjesërisht me vranësira. Do të ketë shi të lehtë me ndërprerje në pjesë të luginës.
Një erë mesatare do të fryjë nga jugu.
Temperatura e mëngjesit është 1 gradë Celsius, teksa ajo maksimale ditore do të arrijë deri në 8 gradë Celsius.
Lajme nga vendi
Nga e enjtja pritet borë në viset malore
Për shkak të depërtimit të ajrit dukshëm të ftohtë nga veriu, në Maqedoninë e Veriut të enjten (8 janar), temperaturat do të ulen ndjeshëm, dhe përsëri do të kthehet moti i ftohtë i shoqëruara me erëra të forta. Pikërisht për këtë arsye, reshjet e shiut nëpër viset malore, do të shndërrohen në reshje bore.
Të enjten, sipas meteorologëve, borë pritet të ketë në viset e larta mbi 1 mijë metra.
Lajme nga vendi
Digjet një veturë në Tetovë, nuk ka persona të lënduar
SPB Tetovë njofton se një veturë është prëfshirë nga zjari Tetovë, nga ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Më datë 04.01.2026 në ora 08:45, në SPB Tetovë është raportuar se në fshatin Gajre të Tetovës ka rënë zjarr gjatë lëvizjes në automjetin “Mercedes” me targa gjermane, i drejtuar nga A.I. (27) nga fshati Gajre.
Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë.
Lajme nga vendi
Një 38-vjeçar nga Kërçova është plagosur rëndë me thikë në afërsi të fshatit Trapçin Doll, arrestohen 2 persona
Një 38-vjeçar nga Kërçova është plagosur rëndë me thikë në afërsi të fshatit Trapçin Doll. Nga Sektori për Punë të Brendshme në Kërçovë bëjnë të ditur se për rastin në fjalë, si të dyshuar, janë arrestuar dy persona.
“Më 04.01.2026, në orën 14:45, në Kërçovë, punonjës policie nga Stacioni Policor i Kërçovës arrestuan A.A. (45 vjeç) dhe J.D. (36 vjeç), të dy nga Kërçova. Ata dyshohen se rreth orës 13:30, në vendin e quajtur “Bunari i Seferit”, afër fshatit Trapçin Doll, Kërçovë, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, e kanë sulmuar me thikë dhe i kanë shkaktuar plagë B.A.(38 vjeç) nga Kërçova. Pas dhënies së ndihmës në spitalin e Kërçovës, për shkak të plagëve të rënda, ai u transferua në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup. Gjatë kontrollit të shtëpive të tyre, të kryer me urdhër gjyqësor, punonjësit e policisë kriminale gjetën thika, ndërsa tek J.D. u gjet një shiringë e mbushur me një lëng kafe të errët dhe sende me mbetje pluhuri të bardhë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e SPB-Ohër.

