Connect with us

Sport

TENIS: VENUS WILLIAMS RIKTHEHET NË FUSHË NË MOSHËN 45 VJEÇ

Published

on

Tenistja  amerikane  Venus Wiliams e cila  do të  merë pjesë në turneun hapës  në Grand Slam ‘’Australian Open 2026’’ bëhet gruaja më e vjetër që garon  në  një  turne prestigjioz.

 Njëzet e dy vjet pas finales së saj të parë në Melbourne, Venus Williams kthehet në Australian Open dhe vendos një rekord. Amerikania rikthehet në fushë në moshën 45 vjeç, duke u bërë gruaja më e vjetër që garon në turneun hapës Grand Slam të sezonit.

“Jam i emocionuar që jam kthyer në Australi dhe mezi pres të luaj në turne gjatë verës australiane”, tha Williams. “Kam kaq shumë kujtime të mrekullueshme atje dhe jam mirënjohëse për mundësinë për t’u kthyer në një vend që ka pasur kaq shumë rëndësi për mua”, shtoi amerikania, e cila arriti dy herë në finalen e Melburnit, në vitin 2003 dhe 2017.

Me këtë pjesëmarrje, motra më e madhe Williams thyen rekordin e japonezes Kimiko Date, e cila ishte 44 vjeç kur humbi në raundin e parë në vitin 2015. Për t’u përgatitur për Slam që fillon më 18 janar, Venus do të luajë në turneun e Auckland në Zelandën e Re, nga 5 deri më 11 janar.

Grand Slam ‘Australian Open 2026’  fillon  më  18 janar dhe  do të zgjas  deri më  1 shkurt  2026.

Advertisement

 

Lajme nga vendi

SONTE LUHEN GJYSMËFINALET E TURNEUT ‘’KF REÇICA –TV KOHA’’

Published

on

Në   gjysmëfinale të Turneut  tradicional  të futbollit të vogël KF REÇICA – TV KOHA 2025/2026’’ takohen Timi  Invest – Timi Metal  dhe NES Petrol – EMKA Petrol  Finalja  luhet nesër  me  fillim në ora 19:00

 Turneut  tradicional në futboll të vogël ‘’KF Reçica – TV Koha’’’ pas  14  ditëve  po  i  afrohet fundi, Me  ndeshjet e mbrëmshme  tani më  dihen  edhe  katër  ekipet  gjysmëfinaliste  ekipet   gjysmë  finaliste  Timi  Invest, Timi Metal , NES Petrol  dhe  EMKA Petrol . Sa i përket ndeshjeve  të çerekfinale  që  u zhvilluan mbrëmë  u  dëshmua  cilësi  dhe  efikasitet  dhe  lojë atraktive  të  ekipeve  dhe  regjistruan këto rezultate: Funa  Mermer – Timi Invest  2-8, NES Petrol –  NVM Iyolim  7-4,  EMKA Petroli – TOTO Pizza 0-0  pas  ekzekutimit të penaltive  3-1 dhe TIMI Metal – Bili Komerc 5-5 pas ekzekutimit të penaltive  8-6

 Kujtojmë  se   në  edicionin e  34-t[ me radhë  të  Turneut tradicional  në  futboll të vogël morën pjesë  28 ekipe  të  ndara  në tetë grupe, ndërsa pas  ndeshjeve gjysmëfinale  që zhvillohen sonte mes  ekipeve   Timi  Invest – Timi Metal  dhe NES Petrol – EMKA Petrol do të mësohen dy ekipet finaliste  dhe  dy  ekipe  që  do  të  luajnë për  vendin e tretë.

Organizatori  për  tre  ekipet  fituese  do të ndaj  shpërblime  adekuat , ndërsa  do të shpërblehet edhe  ekipi  më fair play . lojtari më i mirë  dhe  portieri më i mirë.

 Ndeshjen  finale  mund  ta  ndiqni  drejtpërdrejt  në rrjetet  sociale   të  Televizionit Koha 

Advertisement

 

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

Gjashtë ndryshime të Kampionatit Botëror të vitit 2026

Published

on

DW.  Shtetet e Bashkuara do të jenë organizatorët e Kupës së Botës 2026, së bashku me Kanadanë dhe Meksikën. DW ju tregon pse ky kampionat do të jetë i ndryshëm.

1. Tre vende si organizatorë të përbashkët

Zakonisht, Kupa e Botës në futboll është një ngjarje e organizuar nga një komb i vetëm, por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Kupa e Botës 2002 hapi një rrugë të re kur Japonia dhe Koreja e Jugut, dy kombe që nuk kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie të lehtë, u bashkuan për të organizuar turneun. Kupa e Botës 2026 shkon edhe më tej, me tre vende, Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe Meksikën. Ndërsa këto vende zakonisht kanë gëzuar marrëdhënie të mira, lidhjet e SHBA-së me Kanadanë dhe Meksikën janë tendosur që nga fillimi i mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump.

2. Më shumë ekipe, më shumë ndeshje

E doni apo e urreni, lëvizja për të zgjeruar Kupën e Botës nga 32 ekipe të mëparshme në 48 ishte një veprim i guximshëm nga Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Më shumë ekipe do të thotë shumë më tepër ndeshje, gjithsej 104 krahasuar me 64 në Kupën e Botës 2022 në Katar. Kjo gjithashtu do të thotë se do të ketë 12 grupe me nga katër ekipe, krahasuar me tetë katër vjet më parë.

Advertisement

Një raund shtesë eliminator – Raundi i 32 ekipeve – është futur gjithashtu për të ndihmuar në uljen e numrit të ekipeve në rrugën drejt finales në New Jersey më 19 korrik. Kjo do të luhet në ditën e 39-të të turneut – 10 më shumë sesa u deshën për të përfunduar Kupën e Botës 2022.

3. Pjesëmarrës të rinj

Ndërsa kritikët do të argumentojnë se rritja e numrit të ekipeve mund të ulë cilësinë e përgjithshme të lojës, kjo i ka ndihmuar disa vende të kualifikohen për një Kupë Bote për herë të parë në histori. Kepi i Gjelbër, Curacao, Jordania dhe Uzbekistani do të debutojnë në skenën më të madhe të futbollit. Nga këto, Curacao janë më të dobëtit, duke ardhur nga një vend me një popullsi nën 160,000 banorë dhe i renditur i 82-ti në botë.

Disa të tjerë që marrin pjesë për herë të parë kanë mundësinë të bashkohen nëpërmjet eliminatoreve kualifikuese në mars – duke përfshirë Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Kosovën dhe madje edhe Kaledoninë e Re.

4. Më shumë udhëtime

Advertisement

Kjo nuk është hera e parë që një Kupë Bote do të mbahet në një zonë të madhe gjeografike, por distancat që ekipet dhe tifozët duhet të kalojnë në vitin 2026 do të jenë një tronditje për sistemin pas Katarit, i cili është më i vogël se Connecticut – shteti i tretë më i vogël në Shtetet e Bashkuara.

Më larg nga njëri-tjetri midis vendeve janë Vancouver dhe Miami – 4,507 kilometra (2,800 milje). Gjermania pritet të kalojë 2,619 kilometra vetëm për të udhëtuar nga Houston në Toronto e në New Jersey për ndeshjet e tyre të fazës së grupeve – pa llogaritur udhëtimin për dhe nga kampi i tyre bazë, vendndodhja e të cilit ende nuk është njoftuar.

5. Pushimet e detyrueshme

Ndërsa pushimet për marrje të pijeve nuk janë të reja në futboll, FIFA ka njoftuar se të gjitha ndeshjet në Kupën e Botës 2026 do të kenë dy pushime të planifikuara – pavarësisht nga kushtet e motit.

Gjyqtarët do të jenë nën udhëzime për të ndërprerë ndeshjet 22 minuta në secilën pjesë në mënyrë që lojtarët të mund të marrin pije, tha FIFA në një deklaratë. Më parë, gjyqtarët duhej të bënin pushime freskuese 30 minuta pas fillimit të secilës pjesë të ndeshjes, kur temperatura në fillim të ndeshjes tejkalonte 31 gradë Celsius. Ndryshimi vjen mes shqetësimeve për temperaturat e larta që priten në disa nga qytetet pritëse – siç ishte rasti në Kupën e Botës për Klube të verës së kaluar. FIFA ka thënë se e mori këtë parasysh kur përcaktoi kohën e fillimit të ndeshjes.

Advertisement

6. Jo të gjithë tifozët janë të mirëpritur

Dy vende që janë kualifikuar për Kupën e Botës, Irani dhe Haiti, janë nën një ndalim udhëtimi të njoftuar nga Presidenti i SHBA-së Trump qershorin e kaluar. Kjo do të thotë se shikuar nga gjendja e tanishme, tifozët  e tyre nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë në SHBA për të mbështetur ekipet e tyre. Megjithatë, vetë ekipet nuk duhet të kenë probleme për të hyrë në SHBA, pasi urdhri ekzekutiv i Trump bën përjashtime për “çdo atlet ose anëtar të një ekipi, duke përfshirë trajnerët, personat që kryejnë një rol mbështetës të nevojshëm dhe të afërmit e ngushtë, që udhëtojnë për Kupën e Botës, Lojërat Olimpike ose ndonjë ngjarje tjetër të madhe sportive siç përcaktohet nga sekretari i shtetit”.

Se ku do të luhen ndeshjet në të vërtetë ende nuk dihet, pasi Trump ka kërcënuar vazhdimisht se do t’i zhvendosë ndeshjet e Kupës së Botës larg qyteteve të drejtuara nga demokratët për arsye “sigurie”. Gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë në nëntor, Infantino nuk ofroi asnjë përgjigje. “Siguria dhe mbrojtja janë përparësia numër 1 për një Kupë Bote të suksesshme”, tha ai.

Continue Reading

Sport

Ademi: Kosova me mentalitet fituesi, Botërori do të ishte qershia mbi tortë

Published

on

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka vlerësuar vitin 2025 si një nga periudhat më të suksesshme në historinë e futbollit kosovar, duke theksuar se rezultatet e arritura janë fryt i një pune shumëvjeçare, strategjie të qartë dhe bashkëpunimi me UEFA-n dhe FIFA-n.

Në një intervistë të fundvitit për Radio Kosovën, Ademi tha se ngritja e Kosovës në ranglistën e FIFA-s në vendin e 80-të botëror dhe të 23-tin në Evropë, si dhe sukseset e klubeve dhe të Kombëtares, nuk janë të rastësishme.

“Është e vërtetë që në një vit vjen kurora e rezultateve, por është bërë shumë punë vite më parë. Jo vetëm nga unë apo nga ky Komitet Ekzekutiv, por që nga fillimi i organizimit të Federatës së Futbollit dhe nga momenti i pranimit në UEFA dhe FIFA. Viteve të fundit kemi krijuar një standard tjetër, të bazuar në një strategji të përbashkët me UEFA-n dhe FIFA-n, por edhe në realitetin dhe forcat e futbollit të Kosovës”, ka deklaruar Ademi.

Ai theksoi se kjo strategji është përqafuar nga futbollistët dhe shtabi teknik, duke u kthyer në rezultate konkrete në fushë.

“Rangimi është matësi më i mirë për një federatë, sidomos për një federatë që vetëm nëntë vite është pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s. Arritja në vendin e 80-të dhe vlerësimi i ligës sonë si një ‘storje suksesi’ nga FIFA dhe UEFA nuk janë rastësi. Liga jonë është ndër më të vlerësuarat dhe më të rangurat në rajon”, theksoi ai.

Ademi ia dedikoi suksesin e Kombëtares gjithë ekipit, duke veçuar kontributin e futbollistëve që kanë qenë pjesë e Kosovës që nga fillimet, në kushte shumë më të vështira.

Advertisement

“Këtë sukses ia dedikoj gjithë ekipit kombëtar, e sidomos atyre që kanë dhënë kontributin më të madh ndër vite. Futbollistët që kanë filluar në kushte krejt tjera, sot janë pjesë e një kombëtareje me mentalitet fitues”, tha ai, duke përmendur emra si Valon Berisha, Fidan Aliti, Amir Rrahmani, Vedat Muriqi, Arbër Zeneli, si dhe futbollistët e rinj që kanë krijuar një ekip homogjen dhe atmosferë shumë pozitive.

Presidenti i FFK-së vlerësoi po ashtu rolin e stafit të Federatës dhe shtabit teknik, duke theksuar se çdo hallkë ka kryer punën e saj në mënyrë profesionale.

“Organizimi i Federatës, shtabi teknik që e ka përqafuar projektin dhe strategjinë tonë, si dhe futbollistët që e kanë bartur barrën kryesore, kanë sjellë këtë sukses. Sot në Federatën e Futbollit ekziston një mentalitet fitues”, u shpreh Ademi.

Duke folur për ndeshjet e “play-off”-it, Ademi theksoi se Kosova nuk duhet të ketë frikë nga asnjë kundërshtar, por njëkohësisht duhet të mbetet me këmbë në tokë.

“Nuk i kemi ndeshjet e lehta. Çdo ekip që ka arritur në këtë fazë ka cilësi dhe ambicie. Uroj që ndaj Sllovakisë ta kemi ekipin komplet. Nuk është puna që do të frikësohemi apo që të themi që jemi të sigurt që fitojmë, por do të bëjmë më të mirë e mundshme dhe është një ekip i cili realisht mund të bëjë çudira dhe i aftë të arrijë rezultate çdo kund. Uroj që të kemi dhe fatin atë ditë me veti dhe të na ndihmojë Zoti që të kalojmë atë pëngesë dhe pastaj në ndeshjen e fundit në Prishtinë do të jetë një spektakël, e që këtë mund ta garantojë dhe e di sepse e atmosferën e bëjnë Dardanët dhe gjithë populli”, tha ai.

Advertisement

E qershia mbi tortë, siç tha Ademi, do të ishte kualifikimi në Kupën e Botës.

“Sidomos një përballje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kishte domethënie të veçantë, si falënderim për një shtet që ka ndihmuar Kosovën të bëhet shtet dhe vazhdon ta mbështesë”, theksoi ai.

Ademi ia atribuoi meritat e suksesit futbollistëve dhe stafit të Kombëtares së Kosovës, në krye me selektorin aktual Franco Foda, duke mos lënë pa përmendur edhe selektorët e mëparshëm.

“Që nga Ajet Shosholli, si selektori i parë, e deri te Franco Foda, të gjithë ata që kanë punuar për Kombëtaren e Kosovës kanë një pjesë të suksesit. Të gjithëve u jam mirënjohës”, nënvizoi Ademi.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat