Connect with us

Sport

PSG, SUPERKAMPION I FRANCËS, MUNDI OLYMPIQUE MARSEILLE ME PENALLTI

Published

on

Paris Saint-Germain vazhdon të tregojë forcën e tij në gjuajtjet e penalltive. Pas barazimit 2-2 në kohën e rregullt, parizienët triumfuan 4-1 nga pika e bardhë ndaj Olympique Marseille, duke siguruar fitoren në një tjetër përballje të fortë siç është Superkupa e Francës.

 Paris Saint-Germain dominon totalisht futbollit në Francë dhe jo vetëm, pasi këtë vit, përjashto Botërorin për Klube, fituan të gjithë trofetë e tjerë që ishin në valle.

Në Kuvajt, ekipi i Luis Enriques fitoi edhe Superkupën e Francës në një finale të çmendur përballë Marseille, me katër gola të shënuar, raste për shënim, por në fund trofeu u vendos nga ruleta e penalltive, në një kohë kur koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2.

 Autor të golave  për ekipin e  PSG ishin  fituesi i “Topi i Artë” , Ousmane Dembele,   dhe  Gonçalo  Ramos , ndërsa  për ekipi e Marsejit  shënuan Manson Grenvud dhe  Vilian  Pacho

 Pas  ekzekutimit  të  penaltive , ekipi i Luis Enriques u tregua perfekt, 4 në 4 penallti të sakta, ndërsa në radhët e  Olimpik Marsejt  gabuan në dytë raste, të dyja të pritura nga portieri Chevalier, duke bërë që PSG të fitonte për herë të 14 në histori trofeun e Superkupës së Francës, hera e 12 në 13 vitet e fundit që fitojnë këtë trofe, shifra që tregojnë qartë dominimin e PSG në futbollin francez. 

Advertisement
 SHABAN  SINANI – TV KOHA

Sport

NBA: DETROIT KRYESON LINDJEN, OKLAHOMA PERËNDIMIN

Published

on

 Tetë fitore të skuadrave vendase dhe vetëm dy të atyre  mysafire  është epilogu  i  10-të ndeshjeve  të zhvilluara  sot  në kampionatin amerikan të basketbollit NBA,  Detroit  dhe Oklahoma  kryesojnë  Konferencat përkatëse.

 Kampionati  amerikan  i  basketbollit  NBA ka  vazhduar edhe  sot me  10  ndeshje   tepër  interesante  ku  vendasit  regjistruan  8  fitore  ndërsa  skuadrat  mysafire vetëm  dy.   Kampioni  në  fuqi  Oklahoma mundi   ekipin e Miamit   me rezultatin bindës  124-112   në  përballje  të vërtet  rivalësh ku  shkëlqeu  Aleksandër  Shai  që realizoi  29  pikë. . Fitore  të ngushtë  por  shumë të rëndësishme  ka  regjistruar  edhe  Toronto në  përballjen me ekipin Philadephia me  rezultat116-115.  Më  efikas ishte  Branës me 31 pikë.  Fitore  me rezultat  të  ngushtë 104-103 regjistroi edhe  Minnesota  kundër San Antonios. Më  efikas  ishte Eduards    me  23 pikë.  Golden State  zhgënjeu  tifozët  e vendas duke pësuar nga  Atlanta  me rezultat  111-124.  Fitore  të rëndësishme  ka regjistruar Denver.  Fitore kanë  shënuar  edhe Memfis ndaj  Bruklinit  103-98,  Denver kundër Milvokes  108-104, Feniks  mundi  Uashingtonin  me rezultat 112-93   dhe  Sakramento  që mundi Hjustonin merezultatin111-98.  Pas  ndeshjeve  të  sotme  tabelën në Konferencën e Perëndimit  e kryeson Oklahoma  me 33 fitore e  7  disfata  e ndjekur  nga  San Antonio që  ka 27  fitore e  12  disfata, Denver  është në pozitën e tretë me  26  fitore e 13  disfata, ndërsa në  Lindje  kryeson  Detroit me  28  fitore e 1o  disfata para Nju Jorkut   që ka  25  fitore e 14 humbje  dhe Boston  me  24  fitore e 14 humbje.

 SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Sport

BARCELONA MUNDI  REALIN  NË EL CLASIKON  E ZHVILLUAR NË XHEDAH

Published

on

Skuadra e  Barcelonës  në një ndeshje  spektakolare  të zhvilluar  në  Xhedah  të Arabisë Saudite  mundi  ekipin e Real Madridit 3-2  dhe  kështu fitoi  për të  16-n herë  Superkupën e  Spanjës.   Barcelona  krahas  trofeut  arkëtoi edhe  8 milion Euro, ndërsa Real Madridi  7.5 milion Euro

 Barcelona fiton Superkupën e Spanjës për herë të gjashtëmbëdhjetë në historinë e saj. Skuadra e Hansi Flick mundi Real Madridin 3-2 në El Clasico në JXhdah, me Rafinja që hapi serinë e golave ​​në minutën e 36-të. Megjithatë shfaqja e vërtetë, ndodhi në kohën shtesë të pjesës së parë  kur  edhe  u   shënuan  tre   gola  për  tre  minuta

Pjesa e parë ishte një spektakolare sidomos në minutat e fundit të saj. Barcelona ishte ajo që shënoi e para me Rafinja në minutën e 36, por përgjigjja e Realit të Madridit nuk mungoi që barazoi me Vinicius në minutat shtesë që ishin vërtet shumë të çmendura. Robert Lewandowski i ktheu Barcelonën në avantazh duke e ndritur rezultatin në 2-1, por sërish Los Blancos u kundërpërgjigjën me Gonzalo Garcia dhe 45 minutat e para u mbyllën me barazimin 2-2.

Në pjesën e dytë, ishte sërish Rafinja, i cili me një goditje që u devijua nga mbrojtja në minutën e 76’, për të kaluar për herë të tretë në avantazh katalanasit.

Në fundin e takimit, skuadra e Hansi Flick u detyrua ta mbyllte sfidën me 10 lojtar, pas daljes me karton të kuq të De Jong pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Mbappe.

Advertisement

Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 16 Superkupave të fituara, ndërsa tani do të fokusohet në La Liga dhe  Ligën e Kampionëve.

 Me fitoren e Superkupës, Barcelona përfitoi gjithsej tetë milionë euro, ndërsa Real Madridi arkëtoi 7.5 milionë euro.

Pavarësisht se nuk është kompeticioni më i madh dhe më prestigjioz në Spanjë, Superkupa mbetet shumë e rëndësishme për shkak të rivalitetit.

Përtej aspektit financiar, është një duel për prestigj, ku ekipet luftojnë fort për trofeun dhe për të ia “vjedhur” atë rivalit më të madh.

   Shaban Sinani  –  TV KOHA
Advertisement
Continue Reading

Sport

FC  SHKUPI NISI PËRGATITJET PËR SEZONIN PRANVEROR

Published

on

Përkundër   situatës  së vështirë  që mbretëron në  ekipin e  Çairit,  nga  dita  e shtunë  megjithatë  në  kushte  aktuale  filluan përgatitjet  në  drejtimin e  trajnerit  Erkan  Murselit

 Klubi i  futbollit  Shkupi   nga  dita  e shtunë  zyrtarisht  ka   filluar përgatitjet për  pjesën  pranverore  të  kampionatit  në Ligën e parëë futbollit vendor . Ishte një fillim simbolik, por i rëndësishëm, që dha sinjal të qartë për angazhim maksimal dhe punë të ndershme.

 Ekipi  në  pjesën  pranverore  do  të  drejtohet  nga  trajneri Erkan Mursel që ka marrë përsipër drejtimin e FC Shkupit në një nga momentet më të vështira për klubin nga  Çairi .

Stërvitja e parë u zhvillua në një atmosferë të veçantë, pasi krahas lojtarëve dhe stafit, prezentë ishin edhe tifozët më të flaktë të klubit, “Shvercerat”.

Në këtë përkrahje u panë të bashkuara disa gjenerata tifozësh, nga më të vjetrit tek më të rinjtë, të cilët erdhën për të dhënë një mesazh të qartë se Shkupi nuk është i vetëm. Prania e tyre ishte më shumë se simbolike, duke treguar se me ndryshimet e duhura dhe një qasje serioze, ata do të qëndrojnë maksimalisht pranë ekipit.

Advertisement

Ky moment shërben si sinjal pozitiv për skuadrën në prag të një faze të rëndësishme, me shpresën që puna, uniteti dhe mbështetja nga tribunat ta ndihmojnë Shkupin fillimisht të mbijetoj, e më pas të rikthehet aty ku i takon.

 Kujtojmë  se  FC Shkupi  në  pjesën  vjeshtore  të  kampionatit  nga  16 ndeshje  të  zhvilluar  ka  të  fituar  vetëm një  pikë. ndërsa  në  xhiron e  17-të  që  starton më  10 dhe  11  shkurt,  Shkupi  është  nikoqire e  Tikveshit.

 

SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat