Sport
FC SHKUPI NISI PËRGATITJET PËR SEZONIN PRANVEROR
Përkundër situatës së vështirë që mbretëron në ekipin e Çairit, nga dita e shtunë megjithatë në kushte aktuale filluan përgatitjet në drejtimin e trajnerit Erkan Murselit
Klubi i futbollit Shkupi nga dita e shtunë zyrtarisht ka filluar përgatitjet për pjesën pranverore të kampionatit në Ligën e parëë futbollit vendor . Ishte një fillim simbolik, por i rëndësishëm, që dha sinjal të qartë për angazhim maksimal dhe punë të ndershme.
Ekipi në pjesën pranverore do të drejtohet nga trajneri Erkan Mursel që ka marrë përsipër drejtimin e FC Shkupit në një nga momentet më të vështira për klubin nga Çairi .
Stërvitja e parë u zhvillua në një atmosferë të veçantë, pasi krahas lojtarëve dhe stafit, prezentë ishin edhe tifozët më të flaktë të klubit, “Shvercerat”.
Në këtë përkrahje u panë të bashkuara disa gjenerata tifozësh, nga më të vjetrit tek më të rinjtë, të cilët erdhën për të dhënë një mesazh të qartë se Shkupi nuk është i vetëm. Prania e tyre ishte më shumë se simbolike, duke treguar se me ndryshimet e duhura dhe një qasje serioze, ata do të qëndrojnë maksimalisht pranë ekipit.
Ky moment shërben si sinjal pozitiv për skuadrën në prag të një faze të rëndësishme, me shpresën që puna, uniteti dhe mbështetja nga tribunat ta ndihmojnë Shkupin fillimisht të mbijetoj, e më pas të rikthehet aty ku i takon.
Kujtojmë se FC Shkupi në pjesën vjeshtore të kampionatit nga 16 ndeshje të zhvilluar ka të fituar vetëm një pikë. ndërsa në xhiron e 17-të që starton më 10 dhe 11 shkurt, Shkupi është nikoqire e Tikveshit.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
NBA: DETROIT KRYESON LINDJEN, OKLAHOMA PERËNDIMIN
Tetë fitore të skuadrave vendase dhe vetëm dy të atyre mysafire është epilogu i 10-të ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, Detroit dhe Oklahoma kryesojnë Konferencat përkatëse.
Kampionati amerikan i basketbollit NBA ka vazhduar edhe sot me 10 ndeshje tepër interesante ku vendasit regjistruan 8 fitore ndërsa skuadrat mysafire vetëm dy. Kampioni në fuqi Oklahoma mundi ekipin e Miamit me rezultatin bindës 124-112 në përballje të vërtet rivalësh ku shkëlqeu Aleksandër Shai që realizoi 29 pikë. . Fitore të ngushtë por shumë të rëndësishme ka regjistruar edhe Toronto në përballjen me ekipin Philadephia me rezultat116-115. Më efikas ishte Branës me 31 pikë. Fitore me rezultat të ngushtë 104-103 regjistroi edhe Minnesota kundër San Antonios. Më efikas ishte Eduards me 23 pikë. Golden State zhgënjeu tifozët e vendas duke pësuar nga Atlanta me rezultat 111-124. Fitore të rëndësishme ka regjistruar Denver. Fitore kanë shënuar edhe Memfis ndaj Bruklinit 103-98, Denver kundër Milvokes 108-104, Feniks mundi Uashingtonin me rezultat 112-93 dhe Sakramento që mundi Hjustonin merezultatin111-98. Pas ndeshjeve të sotme tabelën në Konferencën e Perëndimit e kryeson Oklahoma me 33 fitore e 7 disfata e ndjekur nga San Antonio që ka 27 fitore e 12 disfata, Denver është në pozitën e tretë me 26 fitore e 13 disfata, ndërsa në Lindje kryeson Detroit me 28 fitore e 1o disfata para Nju Jorkut që ka 25 fitore e 14 humbje dhe Boston me 24 fitore e 14 humbje.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
BARCELONA MUNDI REALIN NË EL CLASIKON E ZHVILLUAR NË XHEDAH
Skuadra e Barcelonës në një ndeshje spektakolare të zhvilluar në Xhedah të Arabisë Saudite mundi ekipin e Real Madridit 3-2 dhe kështu fitoi për të 16-n herë Superkupën e Spanjës. Barcelona krahas trofeut arkëtoi edhe 8 milion Euro, ndërsa Real Madridi 7.5 milion Euro
Barcelona fiton Superkupën e Spanjës për herë të gjashtëmbëdhjetë në historinë e saj. Skuadra e Hansi Flick mundi Real Madridin 3-2 në El Clasico në JXhdah, me Rafinja që hapi serinë e golave në minutën e 36-të. Megjithatë shfaqja e vërtetë, ndodhi në kohën shtesë të pjesës së parë kur edhe u shënuan tre gola për tre minuta
Pjesa e parë ishte një spektakolare sidomos në minutat e fundit të saj. Barcelona ishte ajo që shënoi e para me Rafinja në minutën e 36, por përgjigjja e Realit të Madridit nuk mungoi që barazoi me Vinicius në minutat shtesë që ishin vërtet shumë të çmendura. Robert Lewandowski i ktheu Barcelonën në avantazh duke e ndritur rezultatin në 2-1, por sërish Los Blancos u kundërpërgjigjën me Gonzalo Garcia dhe 45 minutat e para u mbyllën me barazimin 2-2.
Në pjesën e dytë, ishte sërish Rafinja, i cili me një goditje që u devijua nga mbrojtja në minutën e 76’, për të kaluar për herë të tretë në avantazh katalanasit.
Në fundin e takimit, skuadra e Hansi Flick u detyrua ta mbyllte sfidën me 10 lojtar, pas daljes me karton të kuq të De Jong pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Mbappe.
Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 16 Superkupave të fituara, ndërsa tani do të fokusohet në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.
Me fitoren e Superkupës, Barcelona përfitoi gjithsej tetë milionë euro, ndërsa Real Madridi arkëtoi 7.5 milionë euro.
Pavarësisht se nuk është kompeticioni më i madh dhe më prestigjioz në Spanjë, Superkupa mbetet shumë e rëndësishme për shkak të rivalitetit.
Përtej aspektit financiar, është një duel për prestigj, ku ekipet luftojnë fort për trofeun dhe për të ia “vjedhur” atë rivalit më të madh.
Sport
NBA: FITOJNË UTAH JAZZ, MINNESOTA DHE INDIANA
Kampionati amerikan i basketbollit ka vazhduar edhe sot me tre ndeshje të zhvilluara, ndërsa ndeshja mes Çikagos dhe Miamit është anuluara shkaku i kushte jo adekuate për lojë
Tre nga katër ndeshjet të planifikuara janë luajtur sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, ndeshja mes Çikagos dhe Miamit është anuluar për shkak të kondensimit e cila kishte lagështi. Kjo erdhi për shkak se 24 orë më parë aty ishte luajtur një ndeshje hokeji përkundër faktit se organizatorit tentuan të adaptojnë palestrën për lojë por pa sukses
Skuadra e Uta Jazz në një ndeshje dramatike arriti të shënon fitore të ngushtë kundër Dallas me rezultatin 116 – 114. Lojtari i ndeshjes ishte Lauri Markkanen i cili realizoi 33 pikë.
Fitore në ndeshjen e sotme ka regjistruar edhe skuadra e Minnesotas që mundi Cleveland me rezultatin 131 – 122. Katër lojtar të ekipit vendas realizuan mbi 20 pikë . Skuadra e Indianas shënoi fitore në transfertë mundi Chalotten me rezultatin 112-114
SHABAN SINANI – TV KOHA

