Connect with us

Sport

MË 16 SHKURT MBAHET ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME ZGJEDHORE NË  FSHF

Published

on

 Kuvendi i rregullt zgjedhor i Federatës së futbollit të Shqipërisë  është caktuar të mbahet më 16 shkurt në Tiranë . Kandidat i vetë për postin kryetar  aktualisht  është vetë  Armnd Duka

 Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi sot mbledhjen e parë për vitin 2026, nën drejtimin e Presidentit Armand Duka.

Një nga pikat kryesore të rendit të ditës ishte organizimi i Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së. Në përputhje me statutin, Komiteti Ekzekutiv vendosi që Asambleja të mbahet më 16 shkurt 2026, në orën 10:00, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Gjatë Asamblesë do të zgjidhen Presidenti dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF për mandatin katërvjeçar. Procesi zgjedhor do të zhvillohet në përputhje të plotë me dispozitat statutore dhe rregulloret në fuqi.

 Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement

Sport

FORMULA 1 DREJT SEZONIT TË RI

Published

on

 Vetëm pas një  muaji prej kur përfunduan garat  e  Formula 1  për vitin  2025, Formula 1 drejt sezonit të ri, Red Bulli dhe Versttapen hapin të parët kartat

 Ka kaluar vetëm një muaj që nga momenti kur ndryshimi i madh mbërriti në Formula 1. Lando Norris e çoi MekLarenin e tij në vijën e finishit në Yas Marina si i treti në Çmimin e Madh të fundit të vitit 2025, duke u shpallur kampion bote dhe duke i dhënë fund dominimit të Maks Vershtapenit.

 Me katër tituj botërorë dhe një rikthim heroik që ishte shumë pranë suksesit,

Vershtapen luftoi deri në fund. Norris sundoi, por shampanja mezi është tharë…, ndërsa Formula 1 tashmë i ka sytë nga viti 2026. Çuditërisht, edhe këtë herë gjithçka nis sërish nga holandezi dhe skuadra e tij.

Ata janë të parët. Red Bull dhe ekipi i tij satelit, Racing Bulls, do të jenë të parët që do të zbulojnë konceptin për sezonin 2026. Është e vërtetë që Audi ishte e para që doli në pistë në Barcelonë, por nga ajo njëvendëshe teorikisht e ndryshme nga ajo që do të garojë realisht në sezon, nuk mund të nxirren përfundime të qarta.

Advertisement

Vëmendja do të përqendrohet te skuadra me bazë në Milton Keynes, edhe pse gjatë parasezonit dhe deri në garën hapëse në Australi gjithmonë ka ndryshime. Sidomos duke pasur parasysh se ata tashmë kanë konfirmuar se makina do të prezantohet me dekorimin zyrtar.

Fillimisht, makinat do të marrin formë në Panairin Ndërkombëtar të Automobilëve të Amerikës së Veriut, i njohur gjerësisht si Panairi i Detroitit. Ford, markë e lidhur ngushtë me ADN-në e zonës, ka një rol kyç dhe partneriteti i saj me Red Bullin e çon pikërisht aty këtë prezantim.

Continue Reading

Sport

SENEGALI – MAROKU NË FINALE TË KUPËS SË KOMBEVE TË AFRIKËS

Published

on

Me  ndeshjet gjysmëfinale së Kupës së Kombeve të Afrikës  në futboll që  u  zhvilluan mbrëmë  në  finale  të  këtij kompeticioni u  kualifikuan Senegali  dhe Maroku. Ndeshja  finale  Senegal – Maroku  do të luhet të  dielën  në Rabat të Tunisit me  fillim në ora  20:00

 Në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës në futboll të  dielën  me  fillim në ora  20  do të përballen Maroku  dhe  Senegali, ekipe  të cilat në  gjysmëfinale  që  u  zhvilluan  mbrëmë  eliminuan  Nigerinë  gjegjësisht  Egjiptin .  Kombëtarja e  Marokut  deri në  finale  arriti  pas ekzekutimit të penaltive me rezultatin 4-2, pasi   ndeshja në kohën e rregullt dhe pas kohës shtesë dy herë nga 15 minuta përfundoi  pa  gola 0-0. Kualifikimi u arrit falë penalltive, ku marokenët u treguan më të saktë dhe shënuan 4 gola ndërsa nigerianët 2. Rikujtojmë që tashmë Maroku do të kërkojë Kupën më 18 janar përballë Senegalit.

Kombëtarja tjetër që  siguroi  finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës s  është  Senegali e  cili   arriti  të  fiton  Egjiptin 1-0 në ndeshjen e zhvilluar në “Stade Ibn Batouta”, në Tangeri. Sadio Mane,  shënoi golin e vetëm që doli të jetë vendimtar  për  kualifikim të Senegalit  në finale. nga ana  tjetër u vërejt  dëshpërim tek Egjipti  ku luan Muhamed Salah i  cili  është  pjesë e skuadrës  Liverpulit.

 Ndeshja finale  mes Senegalit dhe  Marokut  do të zhvillohet  më 18 janar me  fillim në orën 20:00,në  stadiumin ‘’Prince Moulay Abdallah’’ në Rabat  ndërsa  të  shtunën më 19  janar me  fillim në ora 17:00, do të zhvillohet ndeshja  për vendin e tretë mes  Egjiptit dhe Nigerisë

SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

KF BASKIMI  MË 23 JANAR VAZHDON PËRGATITJET NË MEDULIN TË KROACISË

Published

on

Bashkimi i  Kumanovës që ka  filluar përgatitjet për  pjesën pranverore të kampionatit  më 11  janar,   deri më 22  janar  do të  punon  në Kumanovë, ndërsa  më 23  janar  zhvendoset  në Medulin  të  Kroacisë. Të premten zhvillohet ndeshja e parë kontrolluese me Tikveshin në Kavadar.

 Klubi i futbollit Bashkimi i Kumanova  përgatitjet për pjesën pranverore  i  ka filluar më 10  janar aty ku  do të qëndrojnë  deri më  23 janar dhe më  pas do të  zhvendoset në Kroaci  ku do të  qëndrojë  deri 4 shkurt  për përgatitje të fazës  kryesore  ku edhe  do të  zhvillohen ndeshje kontrolluese sipas  plan  programit  të stafit teknik. Megjithatë ndeshja e parë  kontrolluese do të zhvillohet  të  premten në Kavadar kundër Tikveshit që do të jetë një test i mirë për parë formën fizike të lojtarëve që kanë në diskonim por edhe ato që janë ofruar Bashkimit.

Drejtuesit e  klubit   deri më tani kanë angazhuar Foday Trawally, i cili vjen nga AP Brera.  Gjithashtu kontratë profesionale  me  klubin ka  nënshkruaj  17 vjeçar Bejzad Limani por  nga  klubi  i  KF  Bashkimit njoftojnë se në këtë afat kalimtar të dimrit do të ketë edhe prurje  tjera. Tani për tani nga  ekipi  kumanovar  janë larguar Samet Rexhepi, Nedim Hoxhiq dhe Flamur Xhelili . Pjesa  pranverore e kampionatit  starton  me  10 dhe  11  shkurt me ndeshjet e xhiros së 17, ndërsa  Bashkimi  është mysafire e Sileksit  në Kratovë

 
SHABAN SINANI  – TV KOHA
Continue Reading

Më të lexuarat