Sport
NDESHJA STRUGA TRIM LUM – SHKËNDIJA FINALE PARA FINALES
Në çerekfinale e Kupës së Maqedonisë do të takohen Vardari – Ohri, Struga Trim Lum – Shkëndija, Shkëndija e Hraqinës – Rabotniçki dhe Detonit Plaçkovica – Sileksi. Ndeshjet çerekfinale do të luhen më 25 shkurt
Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë më në fund u hodh shorti për çerekfinalen e Kupës ku në garë janë pesë ekipe të Ligës së parë dhe tri ekipe të ligës së dytë .
Shorti deshi që në çerekfinale të kupës së Maqedonisë të përballen aktualisht dy skuadrat më të mira në vendin tonë Struga Trim Lum dhe Shkëndija e Tetovës . Lideri në pjesën vjeshtor të kampionatit ekipi i Vardarit kishte fat pasi do të përballet me ekipin e Ohrin anëtare në Ligën e dytë, Shkëndija e Haraçinës do të përballet me Rabotniçkin, ndërsa Detonit Plaçkovica takohet me Sileksin
Sot janë caktuar e dhe dyshet e mundshme për gjysmëfinalen e kupës, kështu që fituesi i ndeshjes Vardari –Ohri do të përballen me fituesin Detonit Plaçkovica –Sileksi dhe fituesi i ndeshjes Struga trim Lum-Shkëndija në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes Shkëndija Haraqinë-Rabotniçki. Ndeshjet çerekfinale do të luhen më 25 shkurt
Sport
Infantino: Kupën e Botës do ta dorëzojmë bashkë me presidentin e SHBA-së
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e priti Gianni Infantinon me pompozitet para kamerave, duke e cilësuar si “mbretin e futbollit” dhe “mbretin e sportit”. Kreu i FIFA-s iu përgjigj komplimenteve në të njëjtën frymë gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku paralajmëroi se verën e ardhshme do t’ia dorëzojë Kupën e Botës ekipit kampion në krah të presidentit amerikan.
Ky njoftim rikujton një skenë të ngjashme pas Kupës së Botës për Klube të verës së kaluar, kur Trump ia dorëzoi personalisht trofeun Chelsea-t pas triumfit ndaj PSG-së. Infantino e shfrytëzoi rastin për të zgjeruar mesazhin përtej futbollit, duke theksuar se, ndonëse bota është e ndarë, FIFA promovon paqen dhe besimin, ndërsa Shtetet e Bashkuara, sipas tij, janë të gatshme të mirëpresin gjithë botën.
Sport
EUROPA LEAGUE: LYON DHE ASTON VILLA KUALIFIKOHEN NË 1/8 E FINALES
Mbërë janë zhvilluar 18 ndeshjet e para fundit të fazës së ligës në Europa Ligë. Me fitoret respektive, Lyon dhe Aston Villa kanë siguruar kualifikim në fazën e 1/8-ave të finales duke u bërë dy skuadrat e paratë kualifikuara.
Janë luajtur ndeshjet e para të raundit të shtatë të Europa Ligë , faza e parafundit e këtij edicioni, duke dhuruar emocione, gola dhe rezultate vendimtare për renditjen.
Në “Renato Dall’Ara”, Bologna dhe Seltik ndanë nga një pikë në një duel emocionues. Skuadra skoceze e mbylli pjesën e parë në avantazh të dyfishtë (0-2), pavarësisht se mbeti me një lojtar më pak pas daljes nga loja të japonezit Reo Hatate, i cili u ndëshkua me dy kartonë të verdhë brenda pak minutash.
Në fraksionin e dytë, italianët shfrytëzuan epërsinë numerike dhe reaguan fuqishëm, duke barazuar rezultatin me golat e Dallinga në minutën e 58-të dhe Rowe në të 72-ën.
Lyon vijon marshimin perfekt në këtë kompeticion. Francezët triumfuan 0-1 në transfertë ndaj Young Boys dhe, bashkë me Aston Villa, kryesojnë renditjen me pikë të plota. Anglezët nga ana e tyre siguruan një fitore minimale, por të çmuar, 0-1 në fushën e Fenerbahçes, falë golit të Jadon Sancho.
Emocione pati në sfidën Porto–Plzen, e cila u mbyll 1-1, me portugezët që shmangën humbjen në fund. Feyenoord nuk gaboi përpara tifozëve të vet, duke mposhtur bindshëm 3-0 Sturm Graz. Freiburg fitoi minimalisht 1-0 ndaj Maccabi Tel Aviv, një sukses që e vendos ekipin gjerman në pozita të favorshme për kualifikimin.
Spektakël i vërtetë u pa në derbin nordik mes Brann dhe Midtjylland, ku ndeshja përfundoi 3-3. Norvegjezët arritën barazimin falë një penalltie në minutat shtesë. PAOK festoi një fitore të rëndësishme 2-0 në shtëpi kundër Betis, ndërsa Crvena Zvezda mori tre pikë të arta në transfertë, duke triumfuar 0-1 ndaj Malmos.
Pas 7 xhirove të zhvilluara tabelën e kryesojn ë Lyoni dhe Aston Vila me nga 18 pikë para para Freiburg që ka 17 pikë
Sport
STRUGA TRIM LUM BARAZON EDHE NË KONTROLLUESEN E DYTË
Në kuadër të përgatitjeve për pjesën e dytë të kampionatit Struga trim Lum sot në Antalia të turqiaë ka zhvilluar kontrolluesen e dytë kësaj radhe me ekipin nga FC Pakhtakor nga Uzbekistani.
Nën kampioni vjeshtor klubi i futbollit Struga Trim Lum nga data 17 janar zhvillon fazën kryesore të përgatitjeve për pjesën pranverore në Antalia të Turqisë ku krahas seanca të rregullta intensive është duke zhvilluar edhe ndeshje kontrolluese me ekipe nga vende të ndryshme që gjithashtu përgatiten në tokën turke , Ndeshjen e parë kontrolluese ndaj sllovakëve të Trençin që u zhvillua të hënën kishte përfunduar me barazim 2-2, ndërsa sot zhvilloi kontrolluesen e dytë kundër skuadrës së FC Pakhtakor nga Uzbekistani.. Pas 90 minutave lojë ndeshja ka përfunduar me barazim 1-1. Autor i olit për struganët ishte Maudo Jaruje Lamine
Trajneri Bledi Shkëmbi edhe në këtë ndeshje në lojë ka inkuadruar pothuajse të gjithë futbollistët që ka në diskonim.
Ndeshja e tretë kontrolluese do të zhvillohet më 26 janar, ndërsa kundërshtari do të jetë skuadra e Rubin Kazan, ndeshja e fundit kontrolluese do të zhvillohet më 30 janar kundr FC Sochi , ndërsa më 1 shkurt ekspedita strugane kthehet në vend ku do të vazhdon fazën e fundit të përgatitjeve deri më 10 shkurt kur edhe strtona pjesa e dytë e kampionatit. Në javën e 17 të kampionatit Struga Trim Lum është mysafire e Shkëndijës në Tetovë.

