Connect with us

Sport

VOLEJBOLL: SHKËNDIJA  DHE LIRIA KUALIFIKOHEN ÇEREKFINALE TË KUPËS

Published

on

 Dy  skuadrat tetovare  të volejbollit  Shkëndija  dhe  Liria e  Zheroivjanit  kan  siguruar kualifikim  në çerekfinale  të kupës së Maqedonisë. Ndeshja Universiteti i Tetovës  – Janta Volej  zhvillohet më 11  shkurt

 Mbrëmë  janë zhvilluara  ndeshje  e  fazës  së  parë të vlefshme  për  Kupën e Maqedonisë në volejboll  për meshkuj  dhe  vajza

Në  kategorinë e  djemve  dy  skuadrat  tetovare kanë regjistruar  fitore  të  sigurta  dhe  atë  Shkëndija kundër – Makedonija  Xhio me rezultatin 3-0  në sete , ndërsa  Liria  mundi ekipin Vesna Probishtipin me rezultatin 3-1 në  sete, në  ndeshjen e tretë që u  zhvillua  mbrëmë  Susheva  ka  fituar  3-0  në sete  kundër  Skipjes.  Ndeshja Universiteti i Tetovës – Janta Volej  luhet më  11 shkurt

 Në kategorinë e e vajzave  u  regjistruan  këto rezultate: Flamengo Volej – Shkupi  3-1, Janta  Volej – Viola Volej  0-3  dhe Novo Sello – Kumanova  3-1.

Ndërsa në  xhiron e  tretë  të  pjesës së  dytë të  kampionatit  që  zhvillohen  të  shtunën, në fazën play off, takohen Strumica – Susheva,  Rabotniçki – UGD Shtipi  dhe Boreci – Universiteti i Tetovës, ndërsa  në fazën  play out  takohen: Shkëndija – Janta Volej,  Makedonija Xhio – Liria  dhe  Vesna Probishtip – Skopje

Advertisement

 

 Shaban Sinani – TV Koha

Sport

VOLEJBOLL: MËSOHEN KATËR EKIPET FINALISTE NË PLAY OFF

Published

on

UGD Shtipi, Boreci, Strumica dhe Rabotniçki kanë siguruar fazën finale të play off-it  ku do  të  mësohet edhe  kampioni  i ri  për sezonin 2025/2026. Shkëndija e  Tetovës me 10  fitore radhazi përfundon fazën e  play out.

 Me ndeshjet e xhiros  së  10-të  në fazën e  play off-it dhe play out përfundoi  pjesa e rregullta e kampionatit  në Ligën e parë të volejbollit  në kategorinë e meshkujve dhe tanimë dihen edhe katër skuadrat e para të cilat do  të diskutojnë  titullin e kampionit  për  sezonin 2025/2026. 

Pra UGD Shtipi, Boreci i Velesit, Strumica dhe Rabotniçki  janë katër skuadrat të cilat do të luftojnë për  titullin kampion.  Çka të thuhet  për ekipin Universiteti i Tetovës  e cila  në  fazën e play off-it  në 10-të ndeshje ka  pësuar  po  aq  disfata.

 Nga ana  tjetër  në fazë  e play out ka mbetur vetëm edhe ndeshje e fundit mes  ekipit Liria dhe Skopje por në asnjë mënyrë nuk do të  ndikon në  renditjen përfundimtare.  Shkëndija e Tetovës  me 10  fitore  të njëpasnjëshme renditet  e para në fazën play out, para ekipit Liria e cila ka vetëm dy humbje.

Continue Reading

Sport

KOMBËTARJA ZHVILLON PËRGATITJET PËR SFIDËN ME  POLONINË

Published

on

Kombëtarja Shqiptare në drejtimin e  teknikut Sylvinjo, po zhvillon përgatitjet e fundit në prag të ndeshjes gjysmëfinale të play off-it kundër Polonisë për kualifikim në Botërorin 2026, e futbollit që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë

 Kombëtarja shqiptare në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e fazës play off për Botërorin 2026 ndaj Polonisë ka  nisur me  përgatitje intensive. Ekipi i drejtuar nga trajneri Silvinjo zhvilloi pasditen e djeshme stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit”, ku fokusi ishte palestra, ushtrime fizike dhe skema taktike në fushë.

Në fushë zbritën 23 lojtarë, ndërkohë që Myrto Uzuni, Nazmi Gripshi dhe Ylber Ramadani do t’i bashkohen skuadrës sot, Uzuni dhe Gripshi për shkak të udhëtimit dhe Ramadani për arsye familjare, pasi është bërë baba për herë të tretë pikërisht ditën e sotme.

Sot Kombëtarja do të zhvillojë një tjetër seancë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërkohë që ekipi do të udhëtojë të mërkurën drejt Varshavës për të luajtur ndeshjen ndaj Polonisë më 26 mars, ora 20:45.

Continue Reading

Sport

KOSOVA NISI PËRGATITJET PËR NDESHJEN E PLAY OFF-it KUNDËR SLLOVAKISË

Published

on

Në  prag të gjysmëfinales së play off-t për kualifikim në Botërorin 2026 kundër Sllovakisë në Bratislavë, përfaqësuesja e Kosovës në drejtimin e seleksionuesit Franko Foda ka nisur përgatitjet  intensive

 Përfaqësuesja e Kosovës ka nisur sot përgatitjet për ndeshjet e “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026, duke e përqendruar të gjithë vëmendjen te përballja gjysmëfinale kundër Sllovakisë, pasi vetëm me fitore në këtë sfidë sigurohet finalja e madhe.

Seanca e parë stërvitore  e zhvilluar mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku përfaqësuesja e Kosovës u paraqitë me intensitet të lartë dhe qasje profesionale, duke dëshmuar qartë vendosmërinë për këtë sfidë me peshë të madhe.

Në stërvitjen e parë, përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion 19 futbollistë, ndërsa 6 futbollistët që kishin ngarkesë më të madhe nga ndeshjet e fundjavës me klubet e tyre, punuan sipas një programi të diferencuar në palestër.

Meqenëse koha për t’u përgatitur për ndeshjen në Bratislavë është shumë e shkurtë, përzgjedhësi Foda dhe stafi teknik ka hyrë menjëherë në detaje të organizimit të lojës, me theks të veçantë në aspektin taktik, në funksion të përballjes së suksesshme kundër sllovakëve.

Advertisement

Ndesha gjysmëfinale e play off-t  për  kualifikim në Botërorin 2026  Sllovaki – Kosovë luhet të enjten me  fillim në ora 20:45  në Bratislavë.

Continue Reading

Më të lexuarat