Lajme nga vendi
Vazhdon gjyqi për “Onkologjinë” do të dëgjohen ekspertë nga Sllovenia
Sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup Vazhdon gjykimi kundër ish-drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev. Seanca gjyqësore do të vazhdoj me dëgjimin e ekspertëve nga Sllovenia, të cilët kanë punuar në raportet e ekspertizës mjekësore për Prokurorinë.
Çështja është në procedurën e provave dhe po zhvillohet nga gjyqtarja Snezhana Markovska, dhe këtë javë janë caktuar disa seanca dëgjimore për dëgjimin e ekspertëve nga Sllovenia.
Në përputhje me dinamikën e shpallur, dëgjimi i ekspertëve nga Serbia, të cilët gjithashtu kanë punuar në raportet e ekspertizës mjekësore për Prokurorinë, do të fillojë në fund të marsit.
Lajme nga vendi
Nëna dërgon vajzën 14-vjeçare për kontroll, mjekët konfirmojnë shtatzëninë e avancuar!
Një ngjarje tronditëse është denoncuar në SPB Shkup gjatë orëve të para të ditës së sotme (28.03.2026). Një nënë 31-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se vajza e saj e mitur, vetëm 14 vjeç, është në gjendje të avancuar shtatzënie.
Sipas raportit policor, nëna e ka dërguar vajzën për kontroll në Klinikën Gjinekologjike (GAK) pranë kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, pasi kishte krijuar dyshime mbi gjendjen e saj. Pas kontrollit mjekësor, është konfirmuar zyrtarisht se e mitura është shtatzënë.
E mitura ka rrëfyer më pas para nënës së saj se gjatë verës së vitit 2025, kishte kryer marrëdhënie seksuale vullnetare me një të mitur tjetër, me të cilin ishte në lidhje në atë kohë.
Policia njofton se po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe trajtimin e duhur të situatës sipas ligjeve në fuqi për të miturit.(INA)
Lajme nga vendi
Prokuroria: Vrasja e të moshuarit u bë për pasuri, 53-vjeçari nga Bërvenica e mbyti viktimën që të mos i shkëpuste kontratën e trashëgimisë
Prokuroria Themelore Publike në Ohër ka hapur zyrtarisht hetimet për vrasje nga interesi kundër 53-vjeçarit Zh.G. nga fshati Bërvenicë i Tetovës, duke zbardhur një skenar rrëqethës ku vrasja ka ndodhur për të parandaluar të ndjerin Klime Mitreski (76 vjeç) që të anulonte kontratën për mirëmbajtje të përjetshme.
Kjo kontratë, e nënshkruar te noteri në shkurt të vitit 2025, parashikante që pas vdekjes së të moshuarit, i dyshuari nga Bërvenica do të trashëgonte një pasuri të madhe të paluajtshme, por viktima kishte nisur procedurat për ta shkëputur këtë marrëveshje.
Sipas organit të akuzës, më 25 mars 2026, pas një debati të ashpër për këtë vendim, i dyshuari e ka sulmuar të moshuarin nga mbrapa, e ka rrëzuar në dysheme dhe pasi e ka goditur disa herë me grushte në kokë, i ka bllokuar gojën dhe hundën me dorë duke i shkaktuar vdekjen përmes asfiksimit. I dyshuari nuk ka qenë në dijeni se veprimet e tij makabre janë regjistruar plotësisht nga kamerat e sigurisë brenda shtëpisë së viktimës, prova këto që së bashku me pamjet e tjera të lëvizjeve të tij deri në Bërvenicë, kanë çuar në arrestimin e tij të menjëhershëm.
Për këtë vepër penale parashikohet dënimi me së paku 10 vite burg ose burgim të përjetshëm, andaj Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit për shkak të rrezikut të lartë të arratisë dhe ndikimit mbi dëshmitarët.
Lajme nga vendi
Nesër rikthehet ora verore, pas mesnate akrepat lëvizin një orë përpara
Nesër kthehet në funksionim ora verore, ku akrepat zhvendosen 60 minuta përpara. E diela e fundit e muajit mars shënon kalimin në orën verore, një moment kur akrepat e orës zhvendosen një orë përpara. Ndryshimi ndodh në orën 02:00 të mëngjesit të 29 marsit, kur ora kalon menjëherë në 03:00. Ky ndryshim, sjell edhe zgjatjen e orëve me dritë natyrore gjatë ditës dhe më pak orë në errësirë.
Ky rregull, është në fuqi në të gjithë Evropën që prej vitit 1981, ku është vendosur që akrepat të lëvizin 60 minuta përpara në pranverë dhe të kthehen një orë pas në vjeshtë. Sipas normave evropiane, këto ndryshime ndodhin në mënyrë të qëndrueshme: të dielën e fundit të marsit për orën verore dhe të dielën e fundit të tetorit për orën dimërore. Qëllimi i këtij ndryshimi është kursimi i energjisë elektrike dhe shfrytëzimi më i madh i dritës natyrore, duke përshtatur më mirë aktivitetet e përditshme me ritmin e diellit.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni2 days agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

