Sport
CHAMPIONS: BAYER FITON NË GREQI, BODO/GLIMT BEFASON INTERIN!
Në ndeshjet e para të play offgit në Ligën e kampionëve fitore në cilësinë e vendasit regjistroi vetëm Bodp/Glimt, ndërsa në transfertë fituan Njulkastl dhe Bayer Leverkusen, përballja Club Bruge – Atletiko madrid përfundoi me barazim.
Katër ndeshjet e para të play off-it të UEFA Liga e Kampionëve prodhuan 1 fitore për vendasit , një barazim dhe dy fitore të ekipeve mysafire . Befasi të mëdha në ndeshjet mbrëmshme të Play Off-it ndodhi në ndeshjen mes Bodo/Glimt – Inter që përfundoi me fitore të merituar të skuadrës norvegjeze 3-1 duke krijuar një epërsi të mirë për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet më 24 shkurt në Milano.
Fitore spektakolare ka regjistruar Bayer Leverkusen kundër ekipit Olympiakos 2-0 në transfertë që hapë rrugën për kualifikim të sigurt në 1/8 e finales së Championsit Një ndeshje dramatike është zhvilluar mes skuadrës belge Club Brizh dhe Atletiko Madridit e cila ka përfunduar me barazim 3-3. Ndeshjet ktyese të këtyre katër përballjeve do të zhvillohen më 24 shkurt me fillim në ora 21:00
Rezultatet
FK Karabağ – Newcastle 1-6 FK Bodø/Glimt – Inter 3-1, Club Brugge – Atlético Madrid 3-3 dhe Olympiacos FC – Bayer Leverkusen.0-2

Shaban Sinani – TV Koha
Sport
KONFERENCË LIGA: SHKUPI DHE PRISHTINA NË QENDËR TË VËMENDJES
Shkëndija e Tetovës dhe Drita e Gjilanit sonte në Shkup dhe Prishtinë zhvillojnë ndeshje e para të play off-it në Konferencë Liga, ku pritet të regjistrojnë rezultat historik
Sonte zhvillohen ndeshjet e para të play off-t në UEFA Liga e Konferencës ku bëjnë pjesë edhe dy ekipe shqiptare Shkëndija e Tetovës dhe Drita e Gjilanit për të cilat skuadra është ky sukses historik . Katër përballje të sotme do të fillojnë në ora 18ee 45 ku takohen: KuPS – Lech, Noah – AZ Alkmaar, Sigma Olomouc – Lozsana dhe Zrinjski – Crystal Palace
Në katër ndeshjet tjera që fillojnë në ora 21:00 gjithsesi se vëmendja e tifozëve shqiptar do të jetë e përqendruar në përballjen Shkëndija – Samsunspor që luhet në Shkup dhe ndeshja tjetër mes ekipit Drita të Gjilanit dhe NK Celje që luhet në Prishtinë. Në dy ndeshjet tjera që fillojnë në ora 21:00, takohen: Jagiellonia – Fiorentina dhe Omonia – Rijeka
KuPS – Lech
Noah – AZ Alkmaar
Sigma Olomouc – Lausanne
Zrinjski – Crystal Palace
Drita – Celje
Jagiellonia – Fiorentina
Omonia – Rijeka
Shkendija – Samsunspor
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
CHAMPIONS: FITOJNË REALI, PSZH, GALATASARAY DHE BORUSSIA
Në katër ndeshje e 1/16 në Ligën e Kampionëve që u zhvilluan mbrëmë dy fitore regjistruan vendasit si Gallatasaray dhe Borusia dhe dy sfida i fituan mysafirët si Real Madridi dhe PSZH. Ndeshjet kthyese luhen më 25 shkurt
Real Madrid ka hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në fazën e 1/16-ve në Ligën e Kampioneve, pas fitores minimale 0-1 në transfertë ndaj Benficas, në ndeshjen e parë të fazës “play-off”.
Sfida u vendos nga një gol i Vinicius Junior në fillimin e pjesës së dytë, rezultat që i jep spanjollëve një avantazh të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu”. Pas golit të shënuar takimi u ndal për disa minuta shkaku i thirrjeve raciste në drejtim të autorit të golit, që detyruan arbitrin të ndërpriste lojën.
Sfida mes Galatasaray dhe Juventus që u zhvillua në stadiumin “Rams Park” në Stamboll prodhoi një spektakël të paparë dhe fitore të madhe për skuadrën turke që fitoi me rezultatin e thellë 5-2. Në bazë të rezultatit mund tk thuhet se Galatasaray tanimë ka siguruar biletën për 1/8 e finale edhe pas vetë pas një jave në Torino do të luhet sfida kthyese
Në sfidat e tjera të mbrëmjes, PSZH-ja arriti një fitore dramatike 2-3 në fushën e Monacos, ndërsa Borussia Dortmund siguroi një triumf të rëndësishëm në shtëpi përballë Atalantës me rezultatin 2-0.
Ndeshjet e kthimit që do të luhen më 25 shkurt do të përcaktojnë skuadrat që do të vijojnë rrugëtimin në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.
Shaban Sinani – TV KOHA
Sport
VOLEJBOLL: DISFATA E KATËRT RADHAZI E KV UNIVERSITETI I TETOVËS
Java e katër e kampionatit në ligën e parë të volejbollit për meshkuj në fazën e play off-it është kompletuar mbrëmë me ndeshjen Susheva – Univeristeti i Tetovës që ka përfunduar me fitore të vendasve 3-2 në sete.
Java e katërt e pjesës së dytë kampionatit në ligën e parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve nuk solli asnjë befasi , pra skuadrat favorite nuk lëshojnë pozitat edhe pretendimet e tyre. Në ndeshjen e fundi të raundit të katërt në fazën play off Susheva mundi ekipin Universitetit të Tetovës me rezultatin 3-2 në sete. Për ekipin e Universitetit të Tetovës ishte kjo disfata e katërt me radhë në pjesën e dytë të kampionatit
Në dy ndeshjet tjera që u zhvilluan në fundjavë u shënuan këto rezultatet UGD Shtipi –Boreci 3-1 në sete dhe Strumica – Rabotniçki 3-0, Pas 15 ndeshjeve të zhvilluara tabelën e fazës së play off-it e kryeson UGD Shtipi me 43 e ndjekur nga Boreci i Velist që ka 38 pikë, , kampioni në fuqi Strumica tani me 37 pikë mbanë pozitën e tretë
Në fazën e play out ekipi i Shkëndijës me fitoren në Strumicë kundër Makedonija Xhio 3-0 në sete ka regjistruar fitoren e katërt radhazi, ndërsa Liria e Zherovjani me rezultatin 3-0 në sete mundi Vesna Probishtipin, Fitore në cilësinë e mysafirit ka regjistruar edhe klubi i volejbollit Skopje kundër Janta Volej. Në fazën e play out kryeson Shkëndija me 26 pikë para ekipit Liria të Zherovjanit me 23 pikë.
Shaban Sinani – TV KOha