Connect with us

Lajme nga rajoni

Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, varroset në heshtje 80-vjeçari/ Askush nga 9 fëmijët nuk pranoi as të tërheqë trupin nga morgu

Published

on

Është varrosur në heshtje dhe i braktisur nga familjarët, 80-vjeçari Shefit Rrapaj nga fshati Kuman i Roskovecit, i cili dy ditë më parë vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, dhe më pas i dha fund jetës.

Ceremonia mortore e tij është zhvilluar pasditen e djeshme në varrezat e fshatit, ku sipas banorëve, në varrim kanë marrë pjesë vetëm disa punonjës të shërbimeve funerale dhe të bashkisë, ndërsa asnjë nga 9 fëmijët apo të afërmit nuk ishte i pranishëm.

Na thanë që e varrosën. Pashë makinën funerale dhe shkova. Ishin vetëm 3-4 veta dhe e çuan në fund fare. Nuk e prisnim kurrë. Ishin njerëz shumë të mirë, u habitëm të gjithë kur e dëgjuam”.

Banorët tregojnë se ngjarja ka tronditur të gjithë komunitetin, ndërsa kujtojnë se ditët e fundit në zonë kishte prani të shtuar të policisë.

“Para disa ditësh kishte polici këtu, rrinte furgoni. Por kujt ia merrte mendja që do ndodhte kjo. Menduam mos kishte ndodhur ndonjë aksident”.

Advertisement

Sipas drejtorit të ndërmarrjes publike i Bashkisë së Roskovecit, Arben Duka, policia ka negociuar për një kohë të gjate me familjarët për tërheqjen e trupit të Shefitit nga morgu, por që ka rezultuar pa sukses, të ndodhur në këto kushte funeralin e ka kryer Bashkia me punonjësit e saj.

Vëllai i së ndjerës, në një prononcim për TCH, është shprehur se familja do të kryejë vetëm ceremoninë mortore për Dashuri Rrapajn, duke e konsideruar autorin si një person të dhunshëm dhe problematik.

Sipas tij, disa vite më parë, 80-vjeçari kishte tentuar edhe vetëvrasjen, ndërsa konflikti që çoi në tragjedi dyshohet të ketë nisur disa ditë më parë për motive banale, pas një përplasjeje me djalin e kthyer nga emigracioni, ku viktima i kishte dalë në mbrojtje të birit.

Lajme nga rajoni

Betohen deputetët e kuvendit të Kosovës, Kurti kërkoi kohë shtesë për kryeparlamentarin

Published

on

Deputetët e përbërjes së 11 të kuvendit të Kosovës e dhanë betimin në kuadër të seacës konstituive.
“Betohem”, deputetët “Betohem”, deklaroi kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari.
Megjithate seanca konstituive nuk u përfundua, pasi në momentin kur Lëvizja Vetëvendosje duhej të propozonte kandidatin për kryetarë të Kuvendit, kreu i kësaj partie Albi Kurti, kërkoi të ndërpritet seanca për tu dhënë kohë biseidmeve me LDK-në për formimin e institucioneve.
“Kërkojmë kohë shtesë që tu japim shancë bisedimeve politike për marrveshje për president, apo presidente të re”, u shpreh kryetari i LVV-së, Albin Kurti.
Në takimet me Kurtin po përpiqemi që ti shmangim zgjedhjet e reja, ka thënë kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku.
“Sa më shpesh që takohemi më e mundshme është zgjidhja. Po takimet janë të mira në aspektin e diskutimeve. Ka shum afrime në shum çështje por ende kemi distancë në çëstjen kryesore që është balanca demokratike”, theksoi kryetari i LDK-së, Lumir Ahbdixhiku.
Deri më tani edhe Lëvizja Vetëvendosje edhe LDK në parim kanë shprehur gatishmëri për bashkë qeverisje, por ajo që i ndanë këto parti është çështja e presidnetit të shtetit.
LDK kërkon që presidenti ti takojë asaj, derisa Vetëvendosje thotë se president i shtetit duhet të jetë një figurë konsensuale apartiake.
Paraprakisht krerët e dy partive të tjera opozitare Bedri Hamza i PDK-së dhe Ardian Gjini i Alenacës, kanë refuzuar ftesën e fundit për takim me kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti, duke deklaruar se partitë e tyre do të mbeten në opozitë. GYLTENE SINANI 
Continue Reading

Lajme nga rajoni

Turistja 40-vjeçare nga Holanda humb jetën në sy të fëmijëve në bregdetin grekë

Published

on

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së mërkurës në bregdetin e Malias, në Kretë, ku një 40-vjeçare nga Holanda humbi jetën në mënyrë tragjike pas mbytjes, teksa ishte duke shëtitur me gomone në prani të tre fëmijëve të saj të mitur. Sipas informacioneve nga shtypi grek, gruaja së bashku me një tjetër shtetase holandeze dhe tre fëmijë, kishin marrë në përdorim një gomone në zonën detare Klotzani, pjesë e komunës së Hersonisos.

Ende nuk është bërë e ditur se si ndodhi rënia e saj në det. Situata u bë dëshpëruese për shkak se në mjetin lundrues ndodheshin vetëm një adoleshent dhe dy fëmijë të vegjël nën 5 vjeç, të cilët kërkuan ndihmë me dëshpërim.

Punonjës të bizneseve të zonës që ofronin aktivitete detare reaguan menjëherë duke u afruar me jet ski për të ndërhyrë në operacionin e shpëtimit. Edhe pse shoqja e saj arriti që ta nxirrte trupin e 40-vjeçares nga uji, ajo nuk kishte më shenja jete.

Mjekët e ambulancës që mbërritën në breg konfirmuan zyrtarisht ndarjen e saj nga jeta.

Nga të dhënat e Rojës Bregdetare greke, bëhet e ditur se marrja me qira e varkave me motor deri në 30 kuaj fuqi nuk kërkon pajisjen me leje drejtimi, çka i bën ato mjaft të kërkuara nga turistët për lundrime.

Advertisement

Aktualisht, organet kompetente greke po kryejnë hetime të detajuara për të përcaktuar shkaqet reale dhe rrethanat në të cilat ndodhi rënia në ujë dhe vdekja e 40-vjeçares.

Continue Reading

Lajme nga rajoni

Vazhdojnë hetimet për varrezat masive në Kosovë, në pritje të procesit të identifikimit

Published

on

Pas zbulimit të mbetjeve mortore në dy lokacione në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, autoritetet e Kosovës kanë hyrë në fazën e identifikimit të viktimave. Deri më tani janë zhvarrosur mbetjet e 11 personave, nga dy loakcione në Kalludër të Zubin Potokut, ndërsa hetimet vazhdojn dhe dy persona tashmë janë arrestuar nën dyshimin për krime lufte.
Që nga fillimi i gërmimeve, u ngritën dyshime se mbetjet mortore në këtë lokacion – që është ende duke u gërmuar – mund t’i takojnë një grupi të caktuar të shqiptarëve të zhdukur me forcë nga lufta e fundit.
Ky grup civil, i njohur si “grupi i intelektualëve”, është i zhdukur që nga 19 prilli i vitit 1999. Në mesin e tyre kishte mjekë, profesorë, avokatë dhe profile të tjera.
Megjithatë, identiteti i tyre do të konfirmohet vetëm pas analizave të ADN-së.
Ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore po kryejnë ekzaminimet forenzike, ndërsa hetimet në terren vazhdojnë për të përcaktuar nëse në zonë ka edhe mbetje të tjera njerëzore.
Autoritetet kanë bërë të ditur se procesi i identifikimit mund të zgjasë, për shkak të procedurave laboratorike dhe krahasimit të mostrave të ADN-së me familjarët e personave të zhdukur.
Sipas të dhënave zyrtare, mbi 1.600 persona vazhdojnë të figurojnë të zhdukur që nga lufta në Kosovë,  ndërsa institucionet kanë paralajmëruar se kërkimet do të vazhdojnë edhe në lokacione të tjera nëse dalin prova të reja.
SANIJE DURAKU
Continue Reading

Më të lexuarat