Connect with us

Lajme nga vendi

KF ARSIMI UDHËTON NË STRUMICË PËR REZULTAT POZITIV!

Published

on

Java e 25-të  e kampionatit  në Ligën e Parë të  futbollit vendor vazhdon nesër me  dy ndeshje. Në Strumicë takohen AP Brera – Arsimi, ndërsa  në Kratovë  Sileksi – Shkupi. Të dy ndeshjet fillojnë në ora 15.30.

 Fitorja e madhe kundër Vardarit në javën e 24-të të sezonit pranveror si dhe pauza disa ditore shkaku i obligimeve të reprezentacionit ka ndikuar pozitivisht tek skuadra e Arsimit në prag të ndeshjes së nesërme kundër ekipit AP Brera në Strumicë.

 Dy ekipet akoma nuk kanë  të siguruar mbijetesën andaj pritet që të dyja skuadrat të japin angazhimin maksimal.

 Trajneri Vildan Saliju për Televizionin Koha tha se krahas punës tekniko-taktike me ekipin, fatmirësisht edhe lojtarët të cilët ankoheshin nga lëndimet janë të rikuperuar dhe ndeshjen e radhës e presin  maksimalisht të motivuar dhe në atmosferë pozitive.

 ’Këtë pauzë të kampionatit e kemi shfrytëzuar maksimalisht që edhe  disa  lojtarë të lënduar t`i rikuperojmë, por edhe ato të cilët i kemi pasur shumë të lodhur për shkak të minutazhës së tepërt. Sigurisht pas asaj fitore dhe mbresëlënëse e madhështore kundër Vardarit  domethënë  s’ka se si të jetë ndryshe. Atmosfera, motivi dhe  besimi  është në nivel shumë të lartë. Dhe  besoj se kemi marrë masat  e duhura  për  t`u  përgatit në mënyrë sa më dinjitoze  në ndeshjen kundër  Brerës. Ne  vazhdimisht kemi potencuar se çdo ndeshje  për  ne  do të jetë finale, prandaj nuk ka rëndësi kush është kundërshtar  Brera apo  dikush tjetër. Ne do të dalim në fushë  do të japim maksimumin që të kthehemi të pa mposhtur  nga Strumica‘’ deklaroi trajneri Vildan Saliju

Advertisement

 Nesër zhvillohet edhe ndeshja  mes  Sileksit dhe Shkupit, ku skuadra vendas e  është favorite  absolute.

Të  dyja ndeshjet e javës së 25-të  në  Strumicë dhe Kratovë që luhen  nesër fillojnë në ora 15:30.

Shaban Sinani – TV KOHA

Lajme nga vendi

Azizi: Asnjë kryetar komune në Ballkan, s’mund të krahasohet me Bilall Kasamin

Published

on

Deputeti i VLEN-it Adnan Azizi, në një intervistë për televizionin 21, ka deklaruar se VLEN-i po bën përpjekje maksimale për të përmirësuar kushtet e jetës së qytetarëve shqiptarë.

Ai përmendi kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasamin, për të cilin tha se është politikani më i sukseshëm që angazhohet maksimalisht për të zgjidhur problemet e qytetarëve në komunën që drejton.

“Ne çdo ditë mundohemi dhe luftojmë që të përmirësojmë jetën e qytetarëve. Ne nuk jemi në Qeveri për interesat tona, siç ka ndodhur në të kaluarën me paraardhësit tanë. Ju e shihni Bilall Kasamin, i cili është kryetari më i suksesshëm i komunës, jo vetëm te ne, por edhe në gjithë Ballanin, nuk besoj se ka kryetar komune më të suksesshëm”, tha Azizi.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Lençe Ristovska jep dorëheqje nga pozita e prokurores publike!

Published

on

Lençe Ristovska njoftoi dorëheqjen e saj nga pozita e prokurores publike, duke argumentuar se nuk sheh hapësirë për të vepruar në përputhje me parimet e saj. Në njoftimin për mediat, Ristovska theksoi se gjatë karrierës së saj ka përballuar ndikime dhe presione politike dhe institucionale, por gjithmonë ka punuar për mbrojtjen e interesit publik dhe luftën kundër korrupsionit.

“Duke mos parë hapësirë për punë në përputhje me parimet e mia, sot kam dhënë dorëheqje nga pozita e prokurores publike”, tha mes tjerash Ristovska.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickoski: Shtëpia është i vetmi vend ku mund të jesh – Të rinjtë që e lanë Maqedoninë do të kthehen

Published

on

Gjatë periudhës së tranzicionit në vend, pamë se si shumë njerëz të varfër u bënë jashtëzakonisht të pasur, dhe për këtë arsye ka zhgënjim dhe emigracion të madh, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski në paraqitjen e tij si mysafir në “Macedonia Morning” në MRT. Megjithatë, ai tha se do të vijë koha kur të rinjtë që e lanë Maqedoninë për arsye të ndryshme do të kthehen në shtëpi, dhe ne duhet të luftojmë këtu sepse, siç theksoi ai, vetëm shtëpia është shtëpi.

Mickoski tha se kur vendi po bëhej i pavarur, kur po ndahej nga ish-federata, brezat që ëndërronin për një shtet të pavarur maqedonas, disa prej tyre dhe prindërit e tyre e paguan me jetën e tyre, disa prej tyre përfunduan në burgjet e atëhershme jugosllave sepse kishin ide të përparuara, progresive, pro-maqedonase, dhe e gjithë kjo la gjurmë në identitetin dhe kujtesën kolektive maqedonase.

-Kur erdhi pavarësia, tranzicioni erdhi kur kapitali shoqëror u transformua brutalisht në kapital privat dhe kur nga shumë të barabartë, disa u bënë jashtëzakonisht të pasur. Kjo mbeti në atë kujtesë kolektive, një numër i madh i prindërve tanë humbën vendet e punës brenda natës, u kthyen në shtëpi me pritje të tradhtuara, plot zhgënjime, me një pamje drejt së ardhmes që ishte e pasigurt në atë kohë dhe nuk e përjashtoj mundësinë që shumë prej tyre i këshilluan fëmijët e tyre, aq të zhgënjyer, të kërkonin lumturinë e tyre diku jashtë, tha Mickoski.

Ai theksoi se atëherë brezi i ri erdhi me sfida të ndryshme, por në atë kohë ata që drejtuan shtetin udhëhiqeshin kryesisht nga interesat e tyre personale dhe kështu i zhgënjyen më tej ato breza.

-E gjithë kjo është, do të thoja, një mozaik ngjarjesh që kanë mbetur të gdhendura në vetëdijen kolektive dhe jo të gjithë mund ta pranojnë ashtu siç duhet, me vetëdije dhe me maturi dhe të luftojnë me ato sfida. Disa për fat të keq vendosën të shkojnë jashtë vendit, disa prej tyre qëndruan atje, disa ka shembuj të tillë që kthehen në shtëpi. Disa nga të rinjtë mendojnë sot se kudo që të shkojnë do të bëhen njerëz shumë të suksesshëm brenda natës, se do të jetë e menjëhershme, por kur përballen me realitetin e vërtetë atëherë kuptojnë se janë të margjinalizuar në ato shoqëri, theksoi Kryeministri.

Advertisement

Në këtë kontekst, ai dërgoi një mesazh se pavarësisht sa e vështirë është, pavarësisht sa shumë ato kujtime, pavarësisht sa shumë ajo kujtesë kolektive nga e kaluara shtyp, ne jemi mësuar si popull të luftojmë dhe duhet të luftojmë nga shtëpia për veten tonë mbi të gjitha, për familjen tonë dhe natyrisht për atdheun tonë.

-Ne duhet ta rikrijojmë atë përkatësi ndaj atdheut, ndaj identitetit. E di që pati shumë zhgënjime për shkak të njerëzve të dështuar që udhëhoqën vendin, por duhet ta kapërcejmë këtë, sepse ne jemi një nga kombet më të vogla në Evropë dhe e vetmja mënyrë për të pasur sukses është nëse i respektojmë ato vlera. “Nëse nuk i respektojmë këto vlera, kam frikë se ndonjë brez i ardhshëm i yni do të përballet me sfidën e mbijetesës dhe nëse ne do të ekzistojmë fare”, tha Mickoski.

Continue Reading

Më të lexuarat