Sport
BOTËRORI 2026: IRANI KËRCËNON ME TËRHEQJE
Borërori i futbollit që kësaj radhe mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë që fillon më 11 qershor ka paralajmërime serioze nga Irani se mund të tërhiqet , nëse ndeshjet e Grupit G nuk zhvendosen në Meksikë shkaku i sigurisë.
Irani ka paralajmëruar FIFA-n se mund të tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 nëse ndeshjet e Grupit G nuk zhvendosen nga SHBA në Meksikë, për shkak të shqetësimeve për sigurinë.
Ministri i Sportit i Teheranit, Ahmad Donyamali, e ka përshkruar mundësinë që ekipi kombëtar të luajë në Los Anxhelos dhe Siatëll si “shumë të ulët”, duke përmendur mungesën e garancive logjistike dhe deklaratat e fundit luftarake të Donald Trump si pengesa të pakapërcyeshme për pjesëmarrje.
Pavarësisht presionit diplomatik dhe një kërkese zyrtare për një ndryshim të vendit të ndeshjes për të shmangur zemërimin e konfliktit politik të vazhdueshëm, FIFA ende nuk ka bërë asnjë lëshim, duke e lënë fatin sportiv të ekipit në duart e qeverisë iraniane, e cila po pret “garanci konkrete” përpara se të marrë një vendim përfundimtar.
Sport
LIGA E PARË: BARAZOJNË BASHKIMI – AP BRERA, FITON SILEKSI
Bashkimi i Kumanovës barazoi ndërsa Sileksi i Kratovës shënoi fitore në ndeshjet hapëse të javës së 26-të në Ligën e parë të futbollit të Maqedonisë. Java e 26 mbyllet nesër me ndeshjet Shkupi – Struga Trim Lum dhe Makedonija Gj. P. – Arsimi.
Skuadra e Bashkimit është ndalur me barazim pa gola në duelin e luajtur në Kumanovë kundër AP Brerës së Strumicës.
Dy skuadrat gjatë 90 minutave krijuan raste të shumta të cilët nuk u konkretizuan dhe në fund barazimi ishte epilogu real i ndeshjes.
Pas kësaj ndeshje Bashkimi me 37 pikë mbetet në pozitën gjashtë, ndërsa AP Brera me 32 pikë në pozitën e shtatë.
Sileksi mori fitore me rezultat 3:0 përballë Tikveshit. Me tre pikët e fituara Sileksi përforcon pozitën e katërt në tabelë, ndërsa Tikveshi mbetet në pozitën e gjashtë..
Java e 26-të mbyllet nesër me ndeshjet Shkupi – Struga Trim Lum dhe Makedonija Gj. P. – Arsimi.
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
CHL: BAYERNI FITOI NË MADRID, ARSENALI NË LISBONË
Mbrëmë janë zhvilluar dy ndeshjet e para të çerekfinales në Ligën e Kampionëve ku dy skuadrat mysafire Bayern Munih dhe Arsenali kanë shënuar fitore. Pavarësisht rezultateve, ndeshjet kthyese më 15 prill do të përcaktojnë ekipet gjysmëfinaliste.
Bayern Munih më një ka arritur fitore të madhe 2-1 ndaj Real Madrid në ‘Bernabeu’, në ndeshjen e parë çerekfinale të UEFA Liga e Kampionëve , duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinales.
Në një përballje spektakolare në “Santiago Bernabeu”, të dy skuadrat treguan cilësinë e tyre që në minutat e para.
Por, duhet theksuar se portieri Manuel Neuer ishte padyshim “heroi” i Bayernit . Neuer u shpall nga UEFA si lojtar i ndeshjes.
Ndërkohë, një hap të madh për kualifikim në gjysmëfinalen Ligës së Kampionëve ka bërë edhe Arsenali që në transfertë mundi Sporting-un, me rezultat 0-1, me një gol të shënuar në minutat shtesë të lojës .
Edhe në këtë ndeshje lojtari më i mirë doli të jetë portieri i Arsenalit Raya i cili arriti të mbante portën e paprekur duke i dhënë Arsenalit mundësinë që të arrijnë gjysmëfinalen për të dytin herë radhazi.
Dy ndeshjet tjera çerekfinale zhvillohen sonte, takohen Barcelona –Atletiko Madrid dhe PSZH – Liverpuli.
Shaban Sinai – TV Koha
Sport
CHAMPIONS: REALI–BAYERNI FINALE PARA FINALES
Sonte me fillim në orën 21:00m në Madrid dhe Lisbonë zhvilohen ndeshjet e para çerekfinale të UEFA Liga e Kampioneve takohen Reali – Bajerni dhe Sporting – Arsenali
Sonte rikthen garat në Ligën e Kampioneve, me dy ndeshje çerekfinale.Real Madrid që përballet me Bayern Munih, në një ndeshje ku spektakli është i garantuar.
Kjo është përballja e 29-të mes dy skuadrave. Sa i përket tetë përballjeve të fundit mes tyre, Reali ka humbur vetëm një herë ndaj gjermanëve, me pesë fitore dhe dy barazime.
Ndeshja Real Madrid-Bayern Mynih, e cila zhvillohet sonte n; or;n 21:00 në “Bernabeu”, do të jetë rasti kur numri një i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, dhe presidenti i klubit madrilen do të bëjnë “paqe” publikisht, së bashku edhe me presidentin e Federatës spanjolle të futbollit Rafael Louzán,
Ndeshja tjetër, do të jetë ajo mes Sporting Lisbonës dhe Arsenalit në Portugali. Portugezët vijnë me një formë të shkëlqyer, ku në 16 ndeshjet e fundit, kanë vetëm një humbje.
Arsenal vjen pas humbjes ndaj Southampton në Fa Cup. Londinezët kanë fituar 9 nga 10 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve .
Të dyja këto takime, do të luhen mbrëmjen e së martës, duke nisur nga ora 21:00.
Dy ndeshjet tjera çerek finale Barcelona – Atletiko Madrid dhe PSZH – Liverpuli do të zhvillohen nesër mbrëma me fillim në ora 21:00
Shaban Sinani – TV Koha
-
Lajme nga bota2 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni2 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga vendi2 months ago20-vjecari nga fshati Novo Sellë е Tetovës drejtonte mjetin pa leje i sekuestohet përkohësisht “BMV”

