Connect with us

Sport

FIFA PËRSËRI RRIT ÇMIMET E BILETAVE PËR BOTËRORIN!  

Published

on

Kampionati  Botëror i futbollit që fillon më 11 qershor në SHBA , Kanada  dhe Meksikë. Në qendër të vëmendjes është rritja e çmimeve të biletave sidomos ato të klasit të parë që arrijnë deri 4.105 dollarë.

Festivali i Futbollit botëror që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, përballet me shqetësime për çmimin e lartë të biletave.

 FIFA thuhet se ka bërë një përditësim. Sipas Associated Press është shtuar një kategori tjetër biletash (më ekskluzive dhe, mbi të gjitha, më të shtrenjta), duke rritur koston e ndjekjes së ndeshjeve drejtpërdrejt me shifra marramendëse.

“Bomba” vjen me ndeshjen hapëse të Shteteve të Bashkuara kundër Paraguait më 12 qershor në Ingëllvud.

Vetëm pak ditë më parë, çmimi maksimal për një biletë të klasit të parë mund të arrinte në 2,735 dollarë, por tani FIFA ka shkuar një hap më tej duke prezantuar biletat “e rreshtit të parë”, duke ofruar vende vërtet premium që arrijnë deri në 4.105 dollarë, pak mbi 3.500 euro.

Advertisement

Shikimi i ndeshjes nga afër nuk ka qenë kurrë kaq i shtrenjtë në asnjë Kampionat Botëror.

Sport

ZYRTARE: MË 29 MAJ NË SARAJEVË NDESHJE MIQËSORE, BOSNJA E HERCEGOVIBNA – MAQEDONIA  E VERIUT

Published

on

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut  në futboll më 29  Maj 2026, në Sarajevë do të luajnë një ndeshje miqësore kundër me reprezentacionin e Bosnjës e Hercegovinës. Ndeshja  Bosnaj  Hercegovina – Maqedonia e Veriut  stdiumin ‘’Asim Ferhatoviq – Haso  në Sarajevë

 Reprezentacioni i i Bosnjës dhe Hercegovinës është kualifikuar  në Kampionatin Botërorë 2026 , prandaj  kjo ndeshje miqësore që zhvillohet në kuadër të orarit të përcaktuar nga FIFA, do të jetë e mirëseardhur  për  të  dyja  përfaqësueset  .

 Boshnjakët, nga ana tjetër, informuan më parë se biletat për atë ndeshje me siguri do të shiten të gjitha dhe ndeshja do të luhet  tribunave  të  mbushura  me  afro  30 mijë tifozë aq sa është kapaciteti i këtij impianti  sportiv .

 Maqedonia e Veriut, gjatë grumbullimit maj-qershor, do të luajë një tjetër ndeshje miqësore, sipas  të gjitha  gjasave kundër Turqisë në Stamboll, për të cilën pritet vetëm konfirmimi zyrtar.

 
SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

LIGA E DYTË: JAVA E 24-të – VAZHDOJNË “BETEJAT” PËR PESË EKIPET!

Published

on

Nesër me fillim në ora 15:30  zhvillohet  java e  24-të e kampionatit në Ligën e dytë. Dy ekipet kryesuese Ohri dhe  Shkëndija e Haraçinës  udhëtojnë në Kamenicë dhe Koçani.
 

Në kampionatin e ligës së dytë të futbollit vendor kanë mbetur vetëm edhe  gjashtë  xhiro deri në fund të sezonit 2025/2026, ndërsa lufta  për kreun e tabelës bëhet edhe më e ashpër kur dihet se për promovim në elitën e futbollit, me gjasa pothuajse të barabarta, luftojnë Ohri, Shkëndija e Haraçinës, Bregallnica e Shtipit  dhe Skopje .

Ohri  dhe Shkëndija e Haraçinës janë mysafire të Kamenica Sasa  gjegjësisht Osogovës në Koçani, ndërsa skuadrat e tretë që gjithashtu ka 52 pikë, Bregallnica është nikoqire ekipit të fundit në tabelë Golemo Konjare.

Kjo do të thotë  se ndeshjet në Kamenicë  dhe Koçani mund të jenë përcaktuese për rrjedhën e mëtutjeshme të kampionatit.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen  nesër me fillim në orën 15:30.

Takohen: Osogova – Shkëndija e Haraçinës, Teteksi – Prespa, Kamenica Sasa – Ohri, Novaci – Skopje,  Bregallnica – Golemo Konjare, Vardari  Detonit Plaçkovica, Kozhufi – Slloga  dhe Pobeda – Bellasica.

Advertisement

Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Sport

LIGA E PARË: KOMPLETOHET JAVА E 26-të E KAMPIONATIT

Published

on

Me dy ndeshjet e fundit që u zhvilluan pasditen e së enjtes  u kompletua  java e  26-të e kampionatit. Arsimi dhe Struga Trim Lum arkëtuan pikët në përballjet me Makedonija Gj.P dhe Shkupin

 Java e  26-të e kampionatit  në Ligën e Parë të futbollit vendor që u kompletua me dy ndeshjet e zhvilluar pasditen e djeshme prodhoi 2 barazime dhe 4 fitore të skuadrave mysafire.

 Arsimi me fitoren  minimale 0-1 në transfertë kundër Makedonija  Gj. P. arkëtoi tre pikë që mund të jenë vendimtare për të siguruar  mbijetesën në elitën e futbollit vendor.

 Më ndeshjen tjetër, Struga Trim Lum në cilësinë e mysafirit në Strugë mundi Shkupin 3-0

 Kompletimi i javës së 26-të përfundimisht dëshmoi se Vardari dhe  Shkëndija mbeten dy skuadrat e vetme që do ta diskutojnë titullin kampion.

Advertisement

 Pas kompletimit të javës së 26-të tabelën e kryeson Vardari me 62 pikë e ndjekur nga Shkëndija që ka 61 dhe Struga Trim Lum me 56 pikë, ndërsa për dy  vendet që do ta diskutojnë balotazhin janë Arsimi apo AP Brera me njërën nga këtë tre skuadra Pelisteri, Rabotniçki dhe Makedonija Gj.P, 

 Java e 27-të vazhdon nesër me ndeshjet Vardari – Rabotniçki dhe Sileksi – Bashkimi.

 Të dielën për shkak të Pashkëve nuk ka futboll.

  Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat