Connect with us

Lajme nga vendi

DITA E MBRETIT TË HOLANDËS – TREG PUNE SIPAS PËRVOJËS HOLANDEZE!

Published

on

Ngjyra portokalli dominonte para Pallatit të Kulturës në Tetovë.

Aktiviteti ishte në humor të mirë festiv dhe I lyer me ngjyrën portokalli, ngjyrën kombëtare të Holandës dhe mbiemrin e familjes mbretërore – Fan Oranje.

Por, gjatë kësaj dite, sic thonë organizatorët, bashkëdyzohen edhe aktivitete tjera. Theks të veçantë vendoset në projektet që mbështeten nga Ambasada e Holandës në Shkup, ku në fokus janë të rinjtë dhe aftësimi i tyre për tregun e punës.

PRANVERA KASAMI – Projekti “Next Gen Career UP”

“Dhe kjo në fakt shkathtësimi i të rinjve për tregun e punës ka qenë edhe objekti i trajnimit tonë që e kemi realizuar në kuadër  të projektit që  quhet “Next Gen Career UP” dhe që mbështet nga vet ambasada  e Holandës. Dhe këtu vlen të përmend që ky trajnim është zhvilluar në mënyrë paralele si në Shkup ashtu edhe në Tetovë me studentë nga pothuajse nga të gjithë Universitetet e këtyre dy rajoneve me një numër të konsiderueshëm të pjesëmarrësve që tregon në të njëjtën kohë edhe  interesin dhe nevojën për aktivitet të këtilla gjegjësisht për ndërlidhjen e të rinjve me tregun e punës”

Advertisement

Të gjithë këtë aktivitet por edhe frymën e festës holandeze me nga afër e ndiqte edhe Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Shkup, zonja Ozlem Xhanel.

Ajo bashkëbisedoi me të rinjtë për tema të ndryshme dhe ishte pjesë e debatit.

Tashmë është shndërruar në traditë që edhe në Tetovë të festohet Dita e Mbretit të Holandës, e cila që nga viti 2014 festohet më 27 prill si ditëlindja e Mbretit Villem Alexander.

 

Advertisement

Lajme nga vendi

LSDM-ja e dorëzoi ligjin që shtetësi të dyfishtë të mos kenë as ministrat, as zëvendëskryeministrat

Published

on

Grupi parlamentar i LSDM-së ka dorëzuar Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për Qeverinë, me të cilin parashihet ndalimi i shtetësisë së dyfishtë për ministrat, zëvendëskryeministrat dhe gjithë përbërjen e Qeverisë, me zbatim të menjëhershëm.

Nga partia deklarojnë se me këtë propozim vendoset parimi i barazisë, gjegjësisht që rregullat e njëjta të vlejë për të gjithë funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar, pa përjashtim.

LSDM-ja njëkohësisht kritikon ndryshimet e paralajmëruara të Ligjit për deputetët nga ana e VMRO-DPMNE-së, duke vlerësuar se ato nuk parashohin hyrje të menjëhershme në fuqi, por të vlejnë nga përbërja e ardhshme parlamentare.

„Është e dukshme se qëllimi është të mbrohen deputetët dhe ministrat aktualë të cilët kanë edhe shtetësi të tjera. Kjo është e pandershme dhe në kundërshtim me parimet e përgjegjësisë“, thonë nga LSDM.

Nga atje paralajmërojnë se, përveç ndryshimeve të propozuara të Ligjit për Qeverinë, do të dorëzojnë edhe amendamente në propozimin për Ligjin për deputetët, me qëllim që ndalimi i shtetësisë së dyfishtë të vlejë menjëherë edhe për deputetët.

Advertisement

„Shtetësi të dyfishtë nuk do të ketë as deputet, as funksionar i zgjedhur dhe i emëruar“, porositin nga LSDM.

Continue Reading

Lajme nga vendi

VLEN: Kultura është në duar të sigurta, ansamblet po ruhen dhe forcohen

Published

on

VLEN sot nëpërmes një kumtese siguron se institucionet shqiptare kulturore nuk janë në rrezik, por po hyjnë në një fazë konkrete forcimi dhe funksionalizimi.
“Derisa të tjerët përhapin panik, mjegull dhe dezinformata, VLEN po punon me fakte, vendime dhe me hapa konkretë për kulturën shqiptare. Për ne, arsimi dhe kultura janë shtyllat e vizionit tonë për zhvillimin e shoqërisë shqiptare. Në këtë drejtim, institucionet kulturore shqiptare jo vetëm që nuk janë në rrezik, por po hyjnë në një fazë konkrete forcimi dhe funksionalizimi.

Angazhimi I Qeverisë VLEN dhe i zëvendësministrit të Kulturës, Sedat Sulejmani, ka sjellë lajme të mira për Ansamblin Muzikor të Tetovës.

Ky institucion jo vetëm që nuk rrezikohet, por përkundrazi, po forcohet. Aktualisht po punohet intensivisht në kompletimin e dokumentacionit për funksionalizimin e plotë të këtij institucioni, përfshirë edhe punësimin e rreth 20 artistëve në fazën e parë.
Ky është një hap I rëndësishëm drejt jetësimit të plotë të këtij institucioni dhe një dëshmi e qartë e përkushtimit për zhvillimin e kulturës shqiptare.Në të njëjtën kohë, për Ansamblin e Këngëve dhe Valleve në Shkup tashmë janë siguruar pëlqimet për 5 punësime të reja. Këto zhvillime tregojnë qartë qasjen institucionale të VLEN-it, ku kultura trajtohet si vlerë strategjike.

VLEN mbetet e vendosur që të garantojë jo vetëm mbrojtjen, por edhe zhvillimin e mëtejshëm të institucioneve kulturore shqiptare, përmes mbështetjes konkrete për artistët, krijuesit dhe trashëgiminë tonë kulturore”, thonë VLEN.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Arrestohen dy shtetas rumunë, mashtruan shkupjanen dhe i morën para dhe stoli ari

Published

on

Më 22.04.2026 rreth orës 19:30 në Shkup, në zonën e Çairit, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria J.G. (35) dhe një të mitur, të dy nga Rumania, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm se kishin mashtruar një grua 83-vjeçare nga Shkupi. Sipas denoncimit, J.G. ka ardhur në shtëpinë e të dëmtuarës në zonën e Gjorçe Petrovit, duke u paraqitur si shitës i produkteve luksoze të amvisërisë dhe me anë të mashtrimit ka marrë 300 euro dhe stoli ari, me vlerë rreth 300,000 denarë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.

Continue Reading

Më të lexuarat