Connect with us

Lajme nga vendi

Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 02 Korrik

Published

on

Dje, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 41-vjeçar nga Tetova. Në periudhën nga ora 17:20 deri në 18:05, zyrtarët policorë, në bazë të urdhrit gjyqësor, kanë kryer bastisje në shtëpinë e tij dhe në ambientet ndihmëse në Tetovë, me çrast është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

……Dje në ora 18:15 në rr. “Major Çede Filipovski” në Gostivar, zyrtarët policorë të DPB Gostivar kanë privuar nga liria një 54-vjeçar nga Gostivari. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj personit, është gjetur dhe sekuestruar një lëndë e bardhë e ngurtë. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

……Dje në ora 03:00 në SPB Tetovë, një 21-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 02:30 në rr. “Boris Kidriç” në Tetovë, para një objekti hotelierik, është sulmuar fizikisht nga një person nga Tetova. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

……Dje, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Gostivar kanë privuar nga liria një 36-vjeçar nga fshati Vrutok i Gostivarit. Pas një aksidenti trafiku të ndodhur paraprakisht në Gostivar, ku ai drejtonte automjetin e udhëtarëve “Volksvagen Caddy” me targa të Gostivarit, e më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes, zyrtarët policorë e kanë gjetur atë dhe pas verifikimit të kryer është konstatuar se ai e drejtonte automjetin pa leje drejtimi. Pas udhëzimeve të prokurorit publik, shoferi është privuar nga liria, automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.

……Dje në ora 16:20 në rrugën rajonale Leshkë-Zhelinë, afër fshatit Zhilçë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Jegunoc kanë privuar nga liria një 20-vjeçar nga fshati Novo Sellë, Komuna e Zhelinës. Gjatë kontrollit të trafikut rrugor, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet ngarkues “MAN” me targa të Tetovës, të cilin ai e drejtonte, dhe pas verifikimeve të kryera, është konstatuar se ai e drejtonte automjetin pa dhënë provimin për patentë shofer. Me urdhër të prokurorit publik, ai është ndaluar në stacionin policor, automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.

Advertisement

……Dje në ora 20:40 në rr. “18 Nëntori” në Gostivar, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Gostivar kanë privuar nga liria një 28-vjeçar nga fshati Banjicë e Poshtme e Gostivarit. Gjatë kontrollit të trafikut rrugor, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet ngarkues “Ford” me targa të Gostivarit, të cilin ai e drejtonte, dhe pas verifikimeve të kryera, është konstatuar se ai e drejtonte automjetin pa dhënë provimin për patentë shofer. Me urdhër të prokurorit publik, ai është ndaluar në stacionin policor, automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.

…….Dje në ora 23:45 në rr. “Banjeshnica” në Gostivar, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Gostivar kanë privuar nga liria një 18-vjeçar nga fshati Vrapçisht i Gostivarit. Gjatë kontrollit të trafikut rrugor, zyrtarët policorë kanë ndaluar një moped me targa të Gostivarit, të cilin ai e drejtonte, dhe pas verifikimeve të kryera, është konstatuar se ai e drejtonte mopedin pa dhënë provimin për patentë shofer. Me urdhër të prokurorit publik, ai është ndaluar në stacionin policor, mopedi është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.

……Pas mesnate në ora 01:10, në fshatin Çajlë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Gostivar kanë privuar nga liria një 18-vjeçar nga fshati Çajlë. Gjatë kontrollit të trafikut rrugor, zyrtarët policorë kanë ndaluar një moped, të cilin ai e drejtonte, dhe pas verifikimeve të kryera, është konstatuar se ai e drejtonte mopedin pa dhënë provimin për patentë shofer. Me urdhër të prokurorit publik, ai është ndaluar në stacionin policor, mopedi është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.

……Pas mesnate në ora 02:30 në fshatin Çajlë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Gostivar kanë privuar nga liria një të mitur 17-vjeçar nga Gostivari. Gjatë kontrollit të trafikut rrugor, zyrtarët policorë kanë ndaluar një moped me targa të Gostivarit, të cilin ai e drejtonte, dhe pas verifikimeve të kryera, është konstatuar se ai e drejtonte mopedin pa dhënë provimin për patentë shofer. Me urdhër të prokurorit publik, i mituri është ndaluar në stacionin policor, mopedi është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse

Advertisement

Lajme nga vendi

”I vdekur” për shtetin plot 25 vjet, Afeti nga Shkupi!

Published

on

Plot 25 vjet, Afeti nga Shkupi zyrtarisht figuron si i vdekur, ndërsa ai është gjallë dhe prej vitesh po zhvillon një betejë të pasuksesshme institucionale për të dëshmuar se merr frymë, edhe pse shteti e ka fshirë prej kohësh.

Duke mos gjetur rrugëdalje nga labirinti institucional, ai ka kërkuar ndihmë edhe nga Avokati i Popullit.

​”Duke vepruar në kuadër të kompetencave të veta kushtetuese dhe ligjore për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, Avokati i Popullit ka vepruar sipas një ankese të dorëzuar më 24.01.2023 nga një qytetar nga Shkupi, i cili për më shumë se shtatë vjet po zhvillon procedura para disa organeve për t’u fshirë nga libri amzë i të vdekurve, ku ishte regjistruar gabimisht pas vdekjes së vëllait të tij binjak jashtë vendit, për shkak të ndërrimit të dokumenteve personale”, thuhet në raportin e Avokatit të Popullit.

​Konfuzioni ka lindur kur që në vitin 2001, vëllai binjak i Afetit kishte shkuar në Çeki dhe fshehurazi ia kishte marrë pasaportën. Së shpejti ai kishte ndërruar jetë jashtë vendit, kështu që sipas pasaportës, institucionet kishin regjistruar se ka vdekur Afeti.

​Edhe pse ai përmes shenjave të gishtave ka dëshmuar se është Afeti, institucionet ia hedhin topin njëra-tjetrës se kush është kompetent për ta përmirësuar gabimin.

Advertisement

Përgjegjësinë mes vete e bartin Gjykata Civile dhe Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amzë.

​Pingpong institucional: Kush është kompetent?
​Gykata Civile: Qytetari ka dorëzuar kërkesë deri te Gjykata Themelore Civile në Shkup për t’u shpallur i gjallë, por gjykata ka sjellë vendim me të cilin është shpallur jokompetente, duke u arsyetuar se një procedurë e tillë nuk është e paraparë me rregulloret ligjore në fuqi. Pas plotfuqishmërisë së vendimit, qytetari është udhëzuar ta zgjidhë çështjen para Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amzë.

​Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amzë: Nga ana tjetër, Drejtoria e ka udhëzuar qytetarin përsëri në procedurë gjyqësore, duke theksuar se vetëm gjykata është kompetente për të sjellë vendim me të cilin personi do të shpallet i gjallë, pas së cilës Drejtoria do të mund ta anulonte regjistrimin në librin amzë të të vdekurve.
​Me këtë bartje të ndërsjellë të kompetencave, pa vepruar në thelb ndaj kërkesës, Avokati i Popullit vlerësoi se po shkelet e drejta elementare për jetë, pasi qytetarit, i cili formalisht është i evidentuar si i vdekur, i pamundësohet realizimi i të drejtave më elementare.

​Përkundër ndërhyrjeve të shumta nga Avokati i Popullit, Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amzë ka mbetur në qëndrimin se është jokompetente për tejkalimin e situatës, me çka problemi konkret i qytetarit vazhdon të mbetet i pazgjidhur, alarmon Avokati i Popullit.

​Ky bashkëqytetar 48-vjeçar, i cili është njeri familjar, që para shumë vitesh ka duhur t’i lëshohet certifikatë e re e lindjes, e cila i nevojitet për të nxjerrë dokumente të reja personale. Në këtë mënyrë, ai është një i burgosur në shtetin e tij, të cilit nuk i takon asnjë e drejtë. Shteti e ka fshirë gabimisht, por edhe pse gabimi është vërtetuar, nuk dëshiron ta regjistrojë sërish mes të gjallëve!

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Të hënën nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë

Published

on

“Ka mbaruar me sukses e gjithë procedura. Është zgjedhur kompania që do t’i kryen punimet ndërsa të hënë pres që të nënshkruhet edhe zyrtarisht marrëveshja. Punimet pres të fillojnë këtë muaj për atë pjesë dhe më këtë ta zgjidhim edhe këtë çështje apo thënë ndryshe këtë problem që e kemi trashëguar me decenie”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministë./Alsat.mk.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Me 40 milionë euro nga BE-ja, Armata e Maqedonisë së Veriut pajiset me radarë, kamera termike dhe mjete transporti

Published

on

Armata e Maqedonisë së Veriut prezantoi sot në kazermën “Ilinden” në Shkup pajisje të reja ushtarake, të siguruara me financim prej 40 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian përmes Fondit Evropian për Paqe njofton INA.

Pajisjet janë pjesë e bashkëpunimit me BE-në dhe janë ndarë në tre paketa. Në vend tashmë kanë mbërritur pajisjet nga paketa e parë dhe një pjesë e paketës së dytë, të cilat përfshijnë radarë, kamera termike, automjete transporti, simulatorë, radar 3D dhe sensorë portativë.

Në kuadër të paketës së tretë pritet të arrijnë pajisje për logjistikë, si dhe për njësitë e komunikimit dhe këmbësorisë.

Në prezantimin e pajisjeve morën pjesë kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski dhe ambasadori i Bashkimit Evropian Michalis Rokas.

Ambasadori Rokas theksoi se siguria është një pjesë thelbësore e partneritetit mes Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut, duke kujtuar se në vitin 2024 u nënshkrua partneriteti për siguri dhe mbrojtje. Ai shtoi se pajisjet e prezantuara janë rezultat konkret i këtij bashkëpunimi dhe shprehu bindjen se partneriteti do të vazhdojë për t’u përballur me sfidat e përbashkëta të sigurisë në Evropë.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat