Lajme nga vendi
VLEN: Shëndeti dhe siguria e qytetarëve të Gostivarit janë prioritet absolut
VLEN po e ndjek me shqetësim gjendjen në Gostivar, pas rritjes së numrit të qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe shpalljes së epidemisë.
Në këto momente, më e rëndësishmja është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, sigurimi i ujit të pijshëm dhe informimi i saktë dhe me kohë për çdo zhvillim.
Ne nuk kemi qëndruar duarkryq. Përmes institucioneve shtetërore, qytetarëve të Gostivarit po u sigurohen çdo ditë 50 mijë litra ujë të pijshëm falas, i cili do të shpërndahet në disa pika të qytetit për aq kohë sa do të jenë në fuqi masat dhe rekomandimet.
Presim që rezultatet e analizave laboratorike të publikohen sa më shpejt, ndërsa institucionet të vazhdojnë hetimin deri në përcaktimin e plotë të shkaqeve.
VLEN do të vazhdojë ta ndjekë nga afër situatën dhe të angazhohet që qytetarëve t’u ofrohet çdo ndihmë e nevojshme deri në normalizimin e plotë të gjendjes.
Lajme nga vendi
QMK: Nuk ka zjarre aktive
Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar gjithsej 24 zjarre në zona të hapura, nga të cilat asnjë nuk është aktiv, një është nën kontroll dhe 23 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.
Vazhdon të digjet vetëm pranë fshatit Belicë dhe komunës Kajorec drejt Jasenit, ku janë djegur pyje me rritje të ulët dhe të përziera, por zjarri është nën kontroll.
Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) mbrëmë (14 shtator 2026), informoi se deri në orën 18:00, në vend u regjistruan gjithsej 14 zjarre në sipërfaqe të hapura.
Lajme nga vendi
Moti sot me diell dhe me vranësira të lehta
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Në orët e pasdites do të ketë shira lokalë dhe erëra të forta. Në disa vende do të ketë kushte për jostabilitet në formën e një stuhie me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe breshër. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin 8 deri në 16, ndërsa maksimale do të arrijë 21 deri në 29 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Në pjesë të luginës do të ketë kushte për jostabilitet të shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 14, ndërsa maksimale do të arrijë 24 gradë.
Lajme nga vendi
Ulet çmimi i dizelit, shtrenjtohet çmimi i benzinës
Çmimet e karburanteve në Maqedoni shënojnë pësojnë ndryshime. Eurosuper BS-95 do të shitet për 100,50 denarë për litër, ndërsa BS-98 për 102,50 denarë, të dyja me rritje prej 3,50 denarësh.
Dizeli lirohet për 2 denarë dhe çmimi i ri do të jetë 99 denarë për litër. Ulja vjen si rezultat i vendimit për uljen e përkohshme të TVSH-së për dizelin nga 18 në 10 për qind dhe vazhdimin e akcizës së reduktuar.
Vaji ekstra i lehtë për amvisëri rritet në 109,50 denarë për litër.
-
Lajme nga vendi2 months agoDyvjeçar nga Kumanova helmohet me tretës ngjyre, dërgohet në Klinikën “Nëna Terezë”
-
Lajme nga bota2 months agoFranca në alarm, zjarret i afrohen Bordeaux, Macron mbledh qeverinë në takim krize
-
Lajme nga bota2 months agoFestivali kthehet në tragjedi, dy të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në Uashington. Arrestohet autori

