Connect with us

Sport

LIGA E DYTË: KF KAMJANI NESËR DEBUTON NË TERRENIN VENDAS!

Published

on

Kampionati në Ligën e dytë të futbollit vendor vazhdon nesër me gjashtë ndeshje të xhiros së dytë , ndërsa  dueli Teteksi – Rabotniçki është caktuar  për datën 24 gusht. Derbi i javës së  dytë  zhvillohet në stadiumin e  Kamjanit  mes  KF Kamjani – KF Osogova . Të  gjitha ndeshjet  fillojnë në ora 16:30.

Debutuesi në Ligën e dytë klubi  i  futbollit  Kamjani  pas  barazimit  historik  kundër Pelisterit në Manastir në kuadër xhiros së parë sezonale nesër debuton edhe para publikut  vendas ku do të përballet me ekipin e Osogovës.

Pikërisht për këtë ndeshje   drejtuesit e klubit  dhe stafi teknik organizohen në nivelin më të lartë mundshëm në të gjitha aspektet.

Pika e fituar në Manastir ka  vlerën e madhe por vetëm nëse  kundër  Osogovës  skuadra arrinë të arkëtojë tre pikët.

Trajneri Burhan Emurllai për TV Koha tha se kanë analizuar  kundërshtarin  dhe  shpreson që futbollistët të zbatojnë detyrat

Advertisement

BURHAN EMURLLAI- Trajner  i KF Kamjani

‘’Ekipi  është e  përgatitur , kjo pika  në Manastir  na dha  një vetëbesim. Mirëpo pas  një analize të  shkurt  dje  e mbyllëm Pelisterin  tani i  gjithë  fokusi jonë është te Osogova . Domethënë ndeshje  shumë e rëndësishme për ne  është fillimi i kampionatit akoma  edhe  tre  pikë në këtë ndeshje janë  shumë të  rëndësishme  për  ne, nëse  marrim tre  pikët do të  jemi në  rrugë të mirë  .Kemi kaluar  një ndeshje  me  kundërshtarë të fortë me  Pelisterin . Dmth  çdo  gjë të  shtunën  përpos  tre  pikëve  nuk  na  intereson  nëse çalojmë atëherë  këtë ndeshje  atëherë pika me  Pelisterin  nuk  vlen deri sa  nuk marrim  tre  pikët me  Osogovën. Kështu që jemi  të përgatitur psiqikisht,  do të jemi me  këmbë në tokë të kaloj një ndeshje e mirë tani  të fokusohemi te ndeshja e radhës . E kemi ndeshjen e parë në  shtëpi , mendoj se do të ketë edhe tifozë, nuk duhet që ti zhgënjejmë. Do të japim maksimumin ‘’deklaroi trajneri Burhan Emurllai

Trajner i Emurllai  ka edhe  një  porosi  për tifozët e klubit, që të jenë në numër sa më të madh  dhe t`i  përkrahin  ashtu  siç meriton  klubi.

BURHAN EMURLLAI- Trajner  i KF Kamjani

‘’Patjetër  që  duhet  të na  përkrahin. Do ta  përkrahin  këtë  ekip  dhe këto  djem të  cilët të dielën  në mbrëmje na  nxorën të gjithëve  faqebardhë, luftuan dri në  atomin e fundit  mos dalin të  mposhtur  atje . Tani ngelën  të  shtunën këtu  që të  kem përkrahje  të publikut  ti marrim tre  pikët se janë shumë pikë të rëndësishme për  kampionatin ku çdo pikë është e rëndësishme për ne ‘’ tha  trajneri  Emurllai

Advertisement

Në javën e dytë të kampionatit nesër me fillim në ora 16:30, takohen:  Kamjani – Osogova, Novaci – Bellasica, Detoniot Plaçkovica – Ohri, Kozhufi – Shkupi, Euromilk – Makedonija  Gj.P, Pelisteri – AP Brera ndërsa ndeshja Teteksi – Rabotniçki  luhet  më  24  gusht me  fillim në ora 16:30.

Sport

CHAMPIONSI: PSG – BARCELONA  NË QENDËR TË VËMENDJES

Published

on

Faza e ligës në Ligën e Kampionëve vazhdon sot me nëntë ndeshje në kuadër të xhiros së tretë, ku në program janë disa përballje që pritet të tërheqin vëmendjen e tifozëve të futbollit evropian.

Përballja mes Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës është njëra prej ndeshjeve kryesore të mbrëmjes.

Kjo përballje konsiderohet si një finale e parakohshme që do të përcaktojë kryesuesen, pasi të dyja ekipet vijnë në formë të jashtëzakonshme me nga 6 pikë pas 2 fitoreve në start.

Një transfertë delikate e pret Liverpool-in, që do të luajë në Spanjë ndaj Villarreal pasi ka siguruar 2 fitore të mëparshme kundër Atletico Madrid dhe LASK.

Nga ana tjetër, skuadra spanjolle e Villarreal numëron 1 humbje ndaj Dortmund dhe 1 fitore me përmbysje ndaj Napoli-t. Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes, Atletico Madrid udhëton drejt Gjermanisë për t’u përballur me Stuttgart pas një bilanci me 1 fitore dhe 1 humbje, Manchester City pret në shtëpi grekët e AEK-ut, ndërsa Napoli luan në fushën e tij ndaj Bodo/Glimt.

Advertisement

Paralelisht në orën 21:00, Roma do të kërkojë fitoren e saj të parë duke pritur Slovan Bratislava-n, ndërkohë që do të luhet edhe dueli mes Porto-s dhe PSV-së.

Ndeshjet e këtij raundi do të nisin më herët në orën 18:45, ku Dortmund do të luajë në transfertë kundër Sabah Baku, ndërsa Fenerbahce do të presë skuadrën e Slavia-s së Pragës.

 

– 18:45 – Fenerbahçe – Slavia Pragë

– 18:45 – Sabah – Borussia Dortmund

Advertisement

– 21:00 – Paris Saint-Germain – Barcelona

– 21:00 – Liverpool – Villarreal

– 21:00 – Manchester City – AEK Athinë

– 21:00 – Roma – Slovan Bratislava

– 21:00 – Porto – PSV Eindhoven

Advertisement

– 21:00 – Napoli – Bodø/Glimt

– 21:00 – Stuttgart – Atletico Madrid.

Continue Reading

Sport

FUTBOLL I FEMRAVE: LUBOTENI NUK KA TË NDALUR FITON EDHE NË MANASTIR

Published

on

Dy fitore  të ekipeve  vendase dhe  tre të  atyre  mysafire  me  14  gola  të  shënuar  është  epilogu  i javës së 9-të në Ligën e parë të futbollit  për femra. Luboteni vazhdon  kryesimin me  23 pikë  para  Skopje 2014  që ka 22 pikë

 Ndeshja derbi i zhvilluar në  manastir mes ekipeve Pelisteri Pro 2026  dhe  Lubotenit ka përfunduar me fitoren e  sigurt 0-3 të vashave tetovare.

 Autore  të  golave për Lubotenin ishin Yllza Maksuti, Elena Simjanova  dhe Mihaela Volçeska. 

 Me  këtë  fitore Luboteni dëshmoi  se  aktualisht  është  skuadra  më  cilësore dhe më e përgatitur  në të  gjitha  aspektet  në kategorinë e vajzave  në Maqedoninë e Veriut.

 Fitore  në cilësinë e mysafirit ka regjistruar Tiverija Brera në  Strugë 4-1 ndaj AS United, ndërsa  Skopje 2014  ka  shënuar fitore 0-1 kundër  Kamaenica  Sasa . 

Advertisement

 Dy  skuadrat të  cilat  kanë  regjistruar fitore në cilësinë e vendasit  janë Vardari  2023  kundër Koçanit  1-0  dhe Istatov 2015 Skopje  kundër Reçicës 4-0.

 Pas  xhiros  së  9-të  renditjen e kryeson Luboteni me  23 pikë, para  kopje  2014 që ka  22 , Tiverija  Brera  19  dhe  Pelisteri Pro 2026  me  17 pikë

 Xhiroja e  10-të  hapet  nesër  me ndeshjen  Koçani – Skopje 2014 , ndërsa  katër  takimet  tjera  do të zhvillohen  të dielën me  fillim në ora  15:00, takohen: Kamenica –Sasa – Luboteni, Pelisteri PRO 2026  – Tiverija Brera, AS United – Reçica dhe Istatov2025 Skopje   – Vardari 2023

SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement
Continue Reading

Sport

LIGA E PARË: KOMPLETOHET JAVA E 10-të E SEZONIT VJESHTOR

Published

on

Java e 10-të e sezonit vjeshtor në ligën e parw prodhoi 1 barazim dhe  katër fitore të mysafire me 12 gola të shënuar. Shkëndija me 23, Struga  Trim Lum  dhe Vardari me nga 20 pikë mbajnë tre pozitat e para në renditjen e tabelës.

Me ndeshjen  Arsimi – Tikveshi  që  u zhvillua në pasditen e djeshme u mbyll  java e 10-të e sezonit  vjeshtor e cila  prodhoi një barazim dhe  katër fitore të ekipeve mysafire me  gjithsejt të 12 gola të  shënuar.

Arsimi dhe Tikveshi nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1:1 në duelin e fundit të xhiros së 10-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Skuadra e Arsimit  kaloi në epërsi  në minutën e 38 me golin e Lorik Kaba Jakupi ndërsa  Tikveshi  barazoi  në minutat  shtesë të  pjesës sëparë me autor Silla.

Arsimi tani me  10-të pikë vazhdon të mbetet  në pozitën e  8-të, ndërsa Tikveshi  me  17  pikë mbanë pozitën e katërt .

Advertisement

Pas  kompletimit të xhiros së 10-të kryeson  Shkëndija  me 23 pikë e ndjekur nga  Struga Trim Lum dhe Vardari me nga 20 pikë, Tikveshi me 17,  Shkëndija e Haraçinës me  14, Sileksi me 13, Bregallnica  dhe  Arsimi me  nga  10-të  Bashkimi me  7  dhe  Skopje  me  3 pikë.

Java e 11-të do të hapet të premten në ora 14:00, me ndeshjen Sileksi – Shkëndija e Haraçinës,  të shtunë në ora 12:00,  takohen  Struga Trim Lum – Skopje dhe në orën  14:00  në Gostivar derbi i madh Shkëndija – Vardari, ndërsa  të dielën  takohen   Arsimi – Bregallnica  në ora  12:00 dhe  Tikveshi Bashkimi në ora  14:00.

SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Më të lexuarat