Connect with us

Lajme nga vendi

RASTI I LLASKARCËS ËSHTË FYTYRA E DËSHTIMIT TË GJYQËSORIT

Published

on

Shtatë vjet pas tragjedisë në Llaskarcë, familjet e 16 viktimave ende presin drejtësi. Shfuqizimi i aktgjykimit të Apelit dhe kthimi i lëndës për rivendosje hapin përsëri mundësinë që ky proces të zvarritet pa fund.

Edhe në dhjetor paralajmëruam se “Durmo Turs”, bashkë me shumë raste të tjera, është dëshmi e gjallë e dështimit të sistemit. Pamë shtyrje të dyshimta, raporte mjekësore dhe moszbatim të vendimeve.

Besimi në gjyqësor, që ka rënë deri në dy për qind, nuk ra nga qielli. Vetëm superekspertiza për rastin e Llaskarcës qëndroi 315 ditë në Byronë për ekspertiza gjyqësore. Në krye të Byrosë ishte Valdet Xhaferi, funksionar i BDI-së. Pra, lënda nuk u zvarrit vetë.

Gjyqësori duhet reformuar nga rrënjët dhe ministri i ri i Drejtësisë e ka nisur mbarë këtë punë, me vendosmërinë që raste si Llaskarca të mos mbeten më peng i sistemit.

Kërkojmë publikimin e shpejtë të arsyetimit dhe trajtimin me përparësi të lëndës, pa lojëra të reja procedurale. Familjet e viktimave nuk duhet të kthehen përsëri në pikën zero.

Advertisement

Lajme nga vendi

Mexhiti: Premtuam t’ia rikthejmë shkëlqimin Çarshisë, sot rezultati po shihet

Published

on

Rikonstruimi i Çarshisë së Vjetër të Shkupit po hyn në fazën përfundimtare, ndërsa pjesa më e madhe e punimeve tashmë është realizuar. Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, theksoi se projekti po i jep Çarshisë një pamje të re, duke ruajtur njëkohësisht identitetin dhe karakterin e saj tradicional.

Në një sipërfaqe prej 1.567 m², ndërhyrjet kanë përfshirë infrastrukturën nëntokësore dhe rregullimin e hapësirës mbi tokë: rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, rrjetin elektrik dhe fibrat optike, restaurimin e kalldrëmit me gur travertin, vendosjen e ndriçimit të ri tradicional dhe rregullimin e hapësirave për këmbësorët.

“Premtuam t’ia rikthejmë shkëlqimin Çarshisë dhe sot rezultati po shihet. Pas më shumë se pesë dekadash, po realizojmë një ndërhyrje rrënjësore, nga infrastruktura nëntokësore deri te pamja përfundimtare, duke ruajtur identitetin që e bën Çarshinë të veçantë. Me mbi 28 milionë denarë investim, po krijojmë kushte më të mira për qytetarët, zejtarët, bizneset dhe vizitorët,” deklaroi Mexhiti.

Me përfundimin e projektit, Çarshia e Vjetër do të ketë infrastrukturë të modernizuar dhe hapësira publike më funksionale, duke ruajtur në të njëjtën kohë vlerat e saj historike dhe autentike.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

TETOVARËT KËRKOJNË FUNDIN E DHUNËS MES TIFOGRUPEVE, FAJËSOJNË POLITIKËN

Published

on

Shqetësimi i qytetarëve është rritur pas përleshjeve të fundit mes të rinjve në Tetovë. Përleshjet kanë ndodhur në dy net radhazi, ndërsa në to dyshohet se janë përfshirë persona që lidhen me dy tifo-grupe, “Vojvodët” dhe “Ballistët”. Nga këto përleshje raportohet se tre persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa policia ka nisur identifikimin e personave të përfshirë.

Qytetarët e anketuar nga Televizioni Koha janë të revoltuar me politikanët dhe burrshtetasit për mos marrje të masave kundrejt dhunës mes tifogrupeve në Tetovë dhe më gjërë. Bashkëjetesa nuk është luks, por është një gjë e domosdoshme që duhet të respektohet meqë këtu jetojmë dhe nuk kemi se ku e çojmë njëri tjetrin, thonë qytetarët duke u bërë thirrje institucioneve që të marrin masa konkrete dhe njëherë e përgjithmonë të parandalohet kjo dukuri që po shkakton probleme të njëpasnjëshme në Tetovë.

“Të gjitha këto tensione që ndodhin, vijnë nga partitë politike. Në interes të partive politike, i nxisin të rinjtë që të bëjnë gjëra të tilla në vend që të jetojmë së bashku. Përderisa nuk mblidhemi, maqeonas, shqiptarë e të tjerë, që së bashku të ju tregojmë se mund të kemi bashkëjetesë këtu, për shumë e shumë vite të tjera. Jam kundër të rinjëve që përzihen në punët e politikës. Edhe politikanët edhe prindërit duhet të ju tregojnë fëmijëve që ky shtet është i joni dhe e jona do të jetë. Me bashkëpunim, me mirëkuptim. Ju apeloj prindërve që fëmijëve nëpër shtëpi, pavarësisht se kush është, të ju tregojnë fëmijëve që ky shtet është i përbashkët”!

“Kjo ka të bëj me kulturën familjare. Nuk ka të bëj me politikën. Politika ka ekzistuar edhe më herët por skemi pas konflikte. Duhet prindërit dhe policia të jenë më të ashpër”!
Pas rasteve të fundit, policia ka shtuar praninë në pjesët e qytetit ku zakonisht ndodhin përplasjet, ndërsa përfaqësues të tifo-grupeve janë thirrur edhe në biseda informative. Por qytetarët kërkojnë që reagimi i institucioneve të mos vijë vetëm pasi të ndodhë dhuna, por të ketë masa parandaluese dhe kontrolle më të mëdha.

Dukuria e rrahjeve dhe përleshjeve mes tifogrupeve nuk duhet të shihet vetëm si një konflikt mes të rinjve. Kur këto përplasje përsëriten në rrugët e qytetit dhe rrezikohet siguria e qytetarëve, bëhet fjalë për një problem serioz që kërkon reagim të menjëhershëm nga policia, institucionet, prindërit dhe shoqëria në përgjithësi.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

AKI mobilizon strukturat në Bërvenicë, Jusuf Shaini në krye të shtabit zgjedhor

Published

on

Strukturat e AKI-së në Komunën e Bërvenicës kanë nisur mobilizimin për zgjedhjet e parakohshme lokale.

Në një takim të mbajtur mbrëmë, Jusuf Shaini është zgjedhur Shef i Shtabit Komunal të AKI-së për fushatën zgjedhore.

Nga AKI thonë se ky vendim shënon fillimin e një organizimi të fuqishëm me synim fitoren në zgjedhjet e ardhshme.

Arkin Jahiji do të jetë kandidati i AKI-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës, ndërsa Shaini do të udhëheqë shtabin që do të koordinojë aktivitetet zgjedhore në terren.

“Bërvenica ka nevojë për ndryshim, për punë dhe për një drejtim të ri. Tani është koha të bashkohemi dhe ta ndërtojmë së bashku Bërvenicën që meritojmë”, thuhet në njoftimin e AKI-së.

Advertisement

Nga partia theksojnë se në këtë garë hyjnë me përkushtim, besim, energji dhe vendosmëri, duke synuar mobilizimin e plotë të strukturave në komunë.

Continue Reading

Më të lexuarat