Lajme nga vendi
LIGA E KOMBEVE: KOSOVA BARAZON ME AUSTRINË
Në ndeshje raundit të katërt të Ligës B Grupi B3 në UEFA Ligën e kombeve Mbrëmë në Prishtinë, Kosova dhe Austria luajtën me barazim 1-1 ndërsa Irlanda dhe Bjellorusia i ndanë pikët duke luajtur 2-2. Tabelën e kryeson Austria me 7 pikë.
Përfaqësuesja e Kosovës mbrëmë ka barazuar 1-1 me Austrinë në një ndeshje të vlefshme për Grupin B3 të Ligës së Kombeve.
Pas një pjese të parë pa shumë raste të rrezikshme, Kosova kaloi në epërsi në minutën e 71-të me autor Fisnik Asllani pas një aksioni mirë tw paramenduar tw sulmit realizoi për 1-0, duke i dhënë avantazhin Dardanëve.
Pak minuta më vonë, Milot Rashica pas një aksioni individual goditi shtyllën e majtë të portierit Aleksandër Shlager. Edhe pas këtij goli Kosova dominoi dhe kishte raste që të shënon edhe golin e dytë.
Austria barazoi shtatë minuta para fundit me Kristof Lang.
Me këtë barazim, Austria mbetet lider i Grupit B3 me 8 pikë, ndërsa Kosova është e dyta me 5 pikë.
Dy ndeshjet e fundit të edicionit të ri në UEFA Liga e Kombeve do të zhvillohen në nëntor, ndërsa Kosova do të përballet me Izraelin si vendas dhe Irlandën në transfertë.
Lajme nga vendi
Goditje lojërave të fatit: Nga 1 janari ndalohen reklamat, shteti merr monopolin e lojërave online!
Qeveria ka miratuar ndryshime ligjore që kufizojnë ndjeshëm organizimin e lojërave të fatit në Maqedoninë e Veriut, deklaroi zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski.
Sipas tij, nga 1 janari ndalohen reklamat e lojërave të fatit, ndërsa objektet e tyre duhet të jenë të paktën 500 metra larg shkollave. Gjithashtu, rriten taksat për licencat, aparatet dhe objektet e lojërave të fatit.
Nikolloski theksoi se vetëm Lotaria Shtetërore do të ketë të drejtën të organizojë lojëra online dhe lojëra përmes terminaleve elektronike VLT.
Ai njoftoi se janë hequr licencat e tri kompanive dhe është shfuqizuar platforma 2WIN.
Duke iu referuar procedurave gjyqësore ndaj Artan Grubit, Përparim Bajramit dhe të tjerëve, Nikolloski kërkoi përgjegjësi ligjore, ndërsa ngriti edhe dyshime për lidhje të mundshme mes ish-zyrtarëve dhe interesave financiare, duke kërkuar hetim nga institucionet kompetente.
Lajme nga vendi
Sëmundja pulmonare obstruktive kronike, shkaktarë, duhani dhe ajri i ndotur
Lajme nga vendi
Italia propozon kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit, ndalohen llogaritë për fëmijët nën 13 vjeç

