Lajme nga vendi
ZGJEDHJET NË BËRVENICË: KONVENTA PROMOVUESE – VLEN SYNON KOMUNËN E 11-të!
Në shkollën fillore në Çellopek, VLEN prezantoi kandidatin për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini dhe planprogramin e tij për zhvillimin e komunës.
Gjatë fjalimit, drejtuesit e VLEN-it nuk e kanë fshehur synimin. Sipas tyre, me përvojën në pushtetin qendror dhe në drejtimin e 10 komunave, synojnë që Bërvenica të bëhet komuna e 11-të.
Jakup Huseini mori mbështetjen e fuqishme të qytetarëve, të aktivistëve dhe të gjithë neve, për t’i prirë Bërvenicës me përkushtim, përgjegjësi dhe vizion, tha gjatë fjalimit bashkëkryetari i VLEN, Izet Mexhiti.
Kandidati i VLEN-it, Jakup Huseini, gjatë fjalimit tha se vjen me një vizion të qartë dhe një planprogram konkret për infrastrukturën, ekonominë lokale, të rinjtë, mjedisin dhe transparencën.
Në Konventën promovuese të VLEN-it për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Bërvenicës, përveç lidershipit të VLEN-it, morën pjesë ministra, deputetë, funksionarëve, aktivistë dhe të gjithë bashkëpunëtorët, që sipas VLEN, janë pjesë e kësaj fushate.
Lajme nga vendi
FILIPÇE: VON DER LAYEN DEMASKOI GËNJESHTRAT E MICKOSKIT!
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se vizita e Ursula von der Leyen i demaskoi, sipas tij, gënjeshtrat e Hristijan Mickoskit për gjoja kërcënimin ndaj identitetit maqedonas. Kryetari i LSDM-së tha se mbajtja e shtetit në izolim rrezikon të ardhmen e tij dhe interesat e qytetarëve.
“Thoshte se identiteti është i rrezikuar dhe se do ta anulonim Marrëveshjen e Prespës. Dhe çfarë bëri ky njeri? Asgjë. Madje tha se Marrëveshja e Prespës është kryevepër e diplomacisë. Presidentja Gordana Siljanovska konfirmoi se Marrëveshja e Prespës e mbron identitetin tonë kombëtar. Nuk po përparojmë, kemi ngecur në vend. Mundësitë po kalojnë pranë nesh, ndërsa të rinjtë po largohen. Po zhytemi në varfëri. Le të mos ia humbë më kohën shtetit Hristijan Mickoski, sepse as nuk është patriot dhe as nuk mbron interesat kombëtare. Ja, këtë e konfirmoi edhe presidentja Fon der Leyen. Ai është thjesht një gënjeshtar që dëshiron të qëndrojë në pushtet”, tha kryetari i LSDM-së, dr. Venko Filipçe.
Lajme nga vendi
Karburantet drejt uljes së re – Mickoski paralajmëron çmime edhe më të lira
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se pret që gjatë ditës së sotme të ketë një ulje të re të çmimeve të benzinës dhe dizelit në Maqedoninë e Veriut.
Sipas tij, vendi vazhdon të ketë ndër çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon, si për benzinën 95 dhe 98 oktan, ashtu edhe për dizelin.
Mickoski tha se, bazuar në të dhënat që po monitorohen, karburantet në Maqedoninë e Veriut janë rreth 25 deri në 50 centë për litër më të lira krahasuar me vendet fqinje. Ai pret që diferenca të rritet nëse sot miratohet ulja e paralajmëruar.
Lajme nga vendi
SEMIRE SEFERI DHE ARLINDA LUMA MORËN TITULLIN HAFIZE TË KUR’ANIT FISNIK
Të Dielën, në Xhaminë e Epërme në Reçicë të Madhe, në një atmosferë të veçantë festive dhe shpirtërore, u mbajt ceremonia solemne e duasë së hifzit për hafizen e re, Semire Zulqufli Seferi.
Hfz. Semire Zulqufli Seferi, rrugëtimin e saj të bekuar në mësimin përmendësh të Kur’anit Fisnik e filloi më 19 qershor 2022 te muhafidhi i saj, Abdurahman ef. Asllani, ndërsa e kurorëzoi me sukses më 4 shtator 2026, në qendrën e hifzit „Molla Mahmud ef. Asllani“.
Provimin e hifzit e kreu me sukses mes datave 7, 11 dhe 14 shtator 2026, para Komisionit të Hifzit pranë BFI – Myftinisë së Tetovës, në përbërje:
Hfz. Ibrahim Alija – kryetar, Hfz. Emin Beadini – anëtar, Hfz. Elvira Halimi – anëtare.
Në shenjë vlerësimi për arritjen e këtij suksesi madhor, hafizes së re iu dorëzua certifikata e hifzit nga Myftinia e Tetovës, e cila do të shndërrohet në diplomë zyrtare gjatë ceremonisë qendrore të organizuar nga Rijaseti i BFI-së. Po ashtu, u ndanë mirënjohje dhe dhurata për hafizen dhe muhafidhin e saj, Abdurahman ef. Asllani, në shenjë falënderimi për punën dhe kujdesin e treguar.
Poashtu, më 3 tetor 2026, në Xhaminë e fshatit Glloboçicë të Kosovës, u mbajt ceremonia e duasë së hifzit për hafizen e re, Arlinda Nexhat Luma.
Arlinda Nexhat Luma, rrugëtimin e saj në mësimin përmendësh të Kur’anit Fisnik e filloi më 29 janar 2019, ndërsa e përfundoi me sukses më 15 shtator 2026, në Institutin e Hifzit pranë Xhamisë së Larme në Tetovë, nën përkujdesjen e muhafidhit të saj, hfz. Zulqufli ef. Asllani.
Provimin e hifzit e kaloi me sukses më 18, 21 dhe 24 shtator 2026, para Komisionit të Hifzit pranë Myftinisë së Tetovës, në përbërje: hfz. Xheladin ef. Jusufi – kryetar, hfz. Resi ef. Dauti – anëtar dhe hfz. Eliza Emini – anëtare.
Hafizja e re ka përfunduar Medresenë “Isa Beu” në Tetovë, ndërsa studimet e larta i ka kryer në Universitetin e Tetovës, në Fakultetin e Mjekësisë.
Dy solemnitetet e veçanta, me praninë e tyre, i nderuan Reisul Ulema i BFI-së, Shaqir ef. Fetai; kryetari i Këshillit të BIK-ut në Kaçanik, Fidaim ef. Fazliu, me bashkëpunëtorë; Myftiu i Tetovës, Selver Xhemaili, me bashkëpunëtorë; profesorë, hoxhallarë nga rrethi i Tetovës dhe Kaçanikut, përfaqësues të institucioneve të BFI-së dhe BIK-ut, si dhe familjarë, miq e dashamirë të shumtë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Myftinia e Tetovës shpreh urimet më të ngrohta për dy hafizet, familjet e tyre, duke e lutur Allahun e Madhërishëm që Kur’anin Famëlartë ta bëjë udhërrëfyes të jetës së saj dhe ndërmjetësues në Ditën e Gjykimit, thuhet në një komunikatë nga Myftinia e Tetovës.
-
Lajme nga bota2 months agoTRUMP: LARGIMI I INFANTINO-s NGA FIFA DO TË ISHTE NJË GABIM I RËNDË
-
Lajme nga rajoni2 months agoVuçiq sërish me deklarata lufte, a pritet reagimi ndërkombëtar?
-
Lajme nga rajoni1 month agoKrimi i rëndë në Kosovë/ Kjo është 25-vjeçarja që u vra me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga bashkëshorti i saj, ishte në javën e 34 të shtatzënisë

