Connect with us

Sport

MAQEDONIA E VERIUT VAZHDON SERINË E DËSHTIMEVE – 630 MINUTA PA GOL TË SHËNUAR!

Published

on

Maqedonia e Veriut pësoi disfatë 0:2 edhe nga Skocia në Shkup, duke thelluar edhe më shumë krizën e rezultateve.  Zvicra  shënoi edhe  fitoren e  tretë  kësaj  radhe  ndaj Sllovenisë 2-1  dhe  kryeson tabelën ne 9 pikë.

Ndeshja e shtatë apo 630 minuta përfaqësuesja e Maqedonisë nuk ka të shënuar gol në ndeshjet ndërkombëtare. “Alarmi i kuq” që moti është ndezur kurse kriza e rezultateve vazhdon edhe pas humbjes nga Skocia në Shkup.

Seleksionuesi Sedloski nuk e ka ndërmend të dorëhiqet dhe thotë se nuk do të ndalet për të vazhduar procesin e nisur. 

Me lojën dhe rezultatin nga ndeshja me Skocinë i pakënaqur ka mbetur edhe futbollisti Elif Elmas.

“Ishte  shumë keq, realisht  në këtë moment  është vështir  të flasësh,Skocia me meritë fitoi. Kjo është  kjo momentalisht nuk di çka  të them shumë rëndë  moment  shumë i vështire, Kjo është kjo.  E  di  se  momentalisht  është vështirë për të gjithë lojtarët  ashtu  edhe  për mua  është vështirë. Duhet të mësojmë nga kjo, situatë e rëndë, gjendje  e vështirë   nga  7 ndeshje  7 disfata  dhe zero gola  të shënuar. Momentalisht duhet  bërë  diçka patjetër” deklaroi Elif Elmaz

Advertisement

Në ndeshjen tjetër të  këtij grupi  Zvicra  ka shënuar  fitore  2-1  ndaj Sllovenisë  dhe  i prinë tabelës  me 9 pikë para  Skocisë dhe  Sllovenisë me nga  4 pikë, ndërsa Maqedonia e Veriut  është e  fundit  pa asnjë  pikë të fituar.

 Nesër  zhvillohet raundi i katërt  ku Zvicra në Lucern përballet me  Maqedoninë e Veriut  ndërsa  Skocia është nikoqire e Sllovenisë.

SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

LIGA E KOMBEVE: PARAQITJE ZHGËNJYESE E KOSOVËS NË IRLANDË

Published

on

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar një humbje të thellë 3-0  ndaj Irlandës në Dublin në kuadër të raundit të gjashtë dhe të fundit në Grupin B3 të UEFA Liga e Kombeve.

Kosova ka pësuar një humbje 3-0 në Dublin përballë Irlandës në ndeshjen e fundit të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” u goditën që në minutën e 26-të ndërsa Hajrizi u ndëshkua me karton të kuq pasi ndali topin me dorë në vijën e portës, duke shkaktuar penallti të kthyer në gol nga Troy Parrott.

Aro Muriq shkaktoi një tjetër penallti në pjesën e dytë dhe Parrott dyfishoi shifrat nga pika e bardhë në minutën e 50-të.

Ndërkohë, në minutën e 75-të, Moylan kompletoi fitoren 3-0.

Advertisement

Kosova, me 6 pikë të grumbulluara në 6 ndeshje, pozicionohet në vendin e tretë në grup, do të luajë në Ligën B dhe në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.

Austria është renditur e para me 12 pikë, ndjekur nga Irlanda me 8 pikë. Izraeli mban vendin e fundit me 4 pikë.

Continue Reading

Sport

EURO 2028: RMV-ja NË VAZON E TRETË – MATJAZH KEK SELEKSIONUESI I RI?!

Published

on

Me përfundimin e fazës së grupeve të Ligës së Kombeve, zyrtarizohet përbërja e të gjitha vazove para tërheqjes së shortit për grupet kualifikuese për plasma në Kampionatin Evropian në vitin 2028.

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut tërheqjen e shortit do ta presë nga vazoja e tretë. Maqedonia e Veriut nuk do të mund të përballet me Ukrainën, Poloninë, Izraelin, Gjeorgjinë, Malin e Zi, Shqipërinë, Sllovakinë, Islandën, Skocinë dhe Kosovën.

Më 6 Dhjetor në Belfast do të tërhiqet shorti i kualifikimeve për EURO 2028 për 12 grupet.

Gjashtë grupe do të kenë me nga 5 kombëtare dhe gjashtë të tjera me nga katër.

Fituesit e 12 grupeve dhe 8 më të mirët që do të pozicionohen në vendin e dytë do të sigurojnë kualifikim të drejtpërdrejtë në Kampionatin Evropian.

Advertisement

Katër kombëtare të tjera do të shkojnë në balotazh, që do të jetë tepër specifik dhe do të varet nga suksesi në kualifikimet të katër nikoqirëve të EURO 2028 – Anglisë, Irlandës, Uelsit dhe Skocisë.

Kualifikimet nisin në Mars 2027 dhe do të zhvillohen deri në Nëntor, kurse Maqedonia e Veriut rrugëtimin e saj drejt EURO 2028, do ta nis nga Qershori, për shkak se në Mars do të zhvillojë ndeshjet e balotazhit për mbijetesë në Divizionin B të Ligës së Kombeve.

Ndërkohë, trajneri me përvojë slloven, Matjazh Kek, përmendet si kandidat i mundshëm për ta zëvendësuar Goce Sedloskin në postin e përzgjedhësit të reprezentacionit të Maqedonisë. Disa portale sllovene sonte shkruajnë se ekziston mundësia që Kek të emërohet përzgjedhës i ri i Maqedonisë.

Spekulimet për një shkarkim të mundshëm të Sedloskit nga posti i përzgjedhësit vijnë pas rezultateve të dobëta të Maqedonisë në Ligën e Kombeve.

Kek aktualisht është trajner i skuadrës kroate të Rijekës. Nën drejtimin e tij, Sllovenia siguroi pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror të vitit 2010, ndërsa ishte pjesë edhe e Kampionatit Evropian para dy vitesh.

Advertisement

Maqedonia e përfundon vitin 2026 pa asnjë fitore.

Në 10 ndeshje të zhvilluara, përfaqësuesja regjistroi tetë humbje dhe dy barazime, me një bilanc dëshpërues golash: vetëm një gol të shënuar dhe plot 23 të pranuar.

Continue Reading

Sport

MUAMET DAUTI – KAMPIONI I BOTËS NË KIKBOKS PRITET SI HERO NË SHKOLLË!

Published

on

Nxënësit dhe drejtuesit e Shkollës Fillore ‘’Goce Dellçev” në Tetovë sot në  mënyrë madhështore pritën nxënësin Muamet Dautin i cili në Kampionatin Botëror në Kikboks fitoi vendin e parë në kategorinë  -60 kg për junior, në botërorin që u mbajt në Madrid të Spanjës.

Garuesi tetovar i sporteve të arteve marciale nxënësi i Shkollës Fillore “Goce Dellçev”  të Tetovë, Muamet Dauti, ka shkruar një faqe të rëndësishme në historinë e sportit, duke u shpallur KAMPION BOTE NË KICKBOXING, në kampionatin ndërkombëtar të ISKA-s, të zhvilluar në Madrid të Spanjës ku kanë marrë pjesë mbi 1.500 garues nga 57 vende të botës .

Maqedonia e Veriut ka marrë pjesë me 20 garues, ndërsa nxënësi tetovar Muamet Dauti ka dalë kampion bote në kategorinë -60 kilogram për junior.

MUAMET DAUTI – Fitues i medaljes së artë

“Shumë mirë ndihem . Mora vendin e parë. Falënderoj profin tim dhe familjen”

Advertisement

Të emocionuar dhe krenarë u shprehën edhe trajneri Naim Samiu dhe arsimtari i  edukatës fizike, Hekuran Xheladini.

NAIM SAMIU – Trajner

‘’Ishte  një kampionat botërorë, ku përafërsisht morën pjesë  mbi 1500 garues  nga  57 shtete nga e gjithë bota., Na si klub  morëm pjesë me  15 nxënës, po ashtu  kishte edhe nxënës nga Kërçova nga klubi Uskana, Ne si shtet morëm pjesë me 20  garues  dhe arritëm 2 vende të para , 2 të dyta dhe  3 të treta.  Vendin e parë për  junior e fitoi Muamet Dauti në kategorinë -60 kg’’.

HEKURAN XHELADINI – Arsimtar

‘’Unë si arsimtar i Edukatës fizike ndihem shumë krenar për Muametin. Bile  kur e  pamë nëpërmjet mediumeve  se nxënësi i shkollës tonë Muameti është shpallur kampion  në Kik Boks . Është një  meritë shumë e madhe një angazhim i madh i  tij , i prindërve  të tij, trajnerit të tij Naimit. Shpresojmë që në të ardhmen ta shohim në rangjet më të larta botërore dhe të ketë majet e sukseseve’’

Advertisement

Për këtë sukses të madh të Muamet Dautit, Drejtoria e Shkollës Fillore ‘’Goce Dellçev’’, organizoi pritje madhështore për nxënësin e tyre në sallën e sportit ku krahas nxënësve të pranishëm ishin edhe stafi drejtues i shkollës.

BETI NIKLEVSKA – Drejtore SH.F ‘’Goce Dellçev’’

‘’Jam e lumtur dhe krenare  që në shkollën tonë  kemi Kampion Botërorë  në boks, Gjithësesi  se krenohemi me  atë. Jo vetëm  familja re tij  por  edhe  si shkollë jemi krenar . Për  të arritur  këtë sukses  do të thotë shumë. Para se gjithash duhet sakrificë, disiplinë, motivim E gjithë kjo ekziston  tek kampioni ynë botërorë  Muamet Dauti’’.

SERMIJETE IDRIZI – Ndihmës Drejtore

‘’ Sot kemi një arsye të veçantë për të  qenë krenar., për shkak se  sot flasim për një sukses jashtëzakonisht të madh, i  cili sukses e radhiti në vendin e parë në nivel botërorë nxënësin e shkollës tonë në Boks. Shkolla  nuk është një vend ku jepet vetëm njohuri , Këtu në shkollë zbulohen  dhe zhvillohen talente të ndryshme. Dhe mbi të gjitha  jemi krenar për shkak se ky çmim nuk e bënë të nderuar vetëm Muametin  dhe familjen e tij por edhe neve  si shkollë  dhe mbarë komunitetin tonë për shkak  se është një e arritur Historike’’

Advertisement

 Ashti si Muamet Dauti edhe shumë talentë tjerë në sporte të ndryshme duhet  të përkrahen, pasi me sukseset e tyre na bëjnë krenar të gjithëve./ TV KOHA /

Continue Reading

Më të lexuarat