Lajme nga vendi
Mot me diell dhe relativisht i ngrohtë gjatë ditës
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri 6, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 22 deri 29 gradë celsius.
Në ditët në vijim moti do të jetë kryesisht i ngrohtë.
Lajme nga vendi
Goditje lojërave të fatit: Nga 1 janari ndalohen reklamat, shteti merr monopolin e lojërave online!
Qeveria ka miratuar ndryshime ligjore që kufizojnë ndjeshëm organizimin e lojërave të fatit në Maqedoninë e Veriut, deklaroi zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski.
Sipas tij, nga 1 janari ndalohen reklamat e lojërave të fatit, ndërsa objektet e tyre duhet të jenë të paktën 500 metra larg shkollave. Gjithashtu, rriten taksat për licencat, aparatet dhe objektet e lojërave të fatit.
Nikolloski theksoi se vetëm Lotaria Shtetërore do të ketë të drejtën të organizojë lojëra online dhe lojëra përmes terminaleve elektronike VLT.
Ai njoftoi se janë hequr licencat e tri kompanive dhe është shfuqizuar platforma 2WIN.
Duke iu referuar procedurave gjyqësore ndaj Artan Grubit, Përparim Bajramit dhe të tjerëve, Nikolloski kërkoi përgjegjësi ligjore, ndërsa ngriti edhe dyshime për lidhje të mundshme mes ish-zyrtarëve dhe interesave financiare, duke kërkuar hetim nga institucionet kompetente.
Lajme nga vendi
Sëmundja pulmonare obstruktive kronike, shkaktarë, duhani dhe ajri i ndotur
Lajme nga vendi
Italia propozon kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit, ndalohen llogaritë për fëmijët nën 13 vjeç

