Lajme nga vendi
Rriten thirrjet, por po pakësohen oxhakpastruesit
Me afrimin e sezonit të ngrohjes, po rritet numri i thirrjeve drejtuar oxhakpastruesve. Në Kumanovë, një pjesë e familjeve vazhdojnë të ngrohen me dru. Dino, njëri nga të paktët oxhakpastrues në rajonin verilindor të vendit, thotë se kërkesa aktualisht është shumë e madhe, ndërsa numri i zejtarëve të kësaj profesioni është gjithnjë e më i vogël. Ai thekson se pastrimi dhe përgatitja e oxhaqeve janë masa të rëndësishme për rritjen e sigurisë.
“Më thërrasin edhe nga Shkupi, Kriva Pallanka dhe Kratova, por nuk mund t’ia dal t’i përballoj të gjitha kërkesat. Të rinjtë nuk duan ta bëjnë këtë punë. Vijnë për një apo dy ditë, por kur e shohin se ndonjëherë duhet të ngjiten në lartësi dhe të përballen me pluhurin, heqin dorë. Aktualisht kam mbi 250 klientë të rregullt. Thirrjet nuk ndalen, vetëm që nga mëngjesi kam marrë shtatë telefonata dhe mundohem t’i shërbej të gjithëve. Gjatë sezonit nuk mund t’ia dalim, prandaj bëj apel që oxhaqet të pastrohen në fund të sezonit, në mënyrë që të jenë të gatshme për sezonin e ardhshëm”, thotë oxhakpastruesi nga Kumanova, Dino.
Njësia e Zjarrfikësve në Kumanovë vitin e kaluar ka regjistruar 22 intervenime për shkak të oxhaqeve të përfshira nga zjarri nëpër amvisëri. Këtë vit janë regjistruar 14 raste të tilla.
“Nëse nuk i pastron, oxhaku nuk do të tërheqë siç duhet dhe do të bllokohet”, thotë një qytetar.
Një tjetër qytetar thekson se oxhakun e pastron rregullisht, si në fillim të sezonit, ashtu edhe gjatë dimrit.
“E pastroj edhe në fillim të sezonit, edhe në fund. Gjatë dimrit e pastroj tri herë”, thotë ai.
“ Nëse nuk pastrohet, mund të shkaktojë zjarr që mund ta përfshijë tërë shtëpinë. Është mirë që oxhaqet të pastrohen para fillimit të sezonit, rreth Vitit të Ri dhe në fund të sezonit, pra gjithsej tri herë”, thekson një qytetar tjetër.
Megjithatë, oxhaqet e pastra nuk janë të rëndësishme vetëm për sigurinë e shtëpive. Sipas oxhakpastruesit Dino, mirëmbajtja e tyre ndikon edhe në cilësinë e ajrit. Ai thekson se është i domosdoshëm një zgjidhje sistematike për rregullimin e profesionit të oxhakpastruesit, si dhe mbështetja për mirëmbajtjen e rregullt të oxhaqeve. përcjell Zhurnal.mk .
Lajme nga vendi
FILIPÇE: VON DER LAYEN DEMASKOI GËNJESHTRAT E MICKOSKIT!
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se vizita e Ursula von der Leyen i demaskoi, sipas tij, gënjeshtrat e Hristijan Mickoskit për gjoja kërcënimin ndaj identitetit maqedonas. Kryetari i LSDM-së tha se mbajtja e shtetit në izolim rrezikon të ardhmen e tij dhe interesat e qytetarëve.
“Thoshte se identiteti është i rrezikuar dhe se do ta anulonim Marrëveshjen e Prespës. Dhe çfarë bëri ky njeri? Asgjë. Madje tha se Marrëveshja e Prespës është kryevepër e diplomacisë. Presidentja Gordana Siljanovska konfirmoi se Marrëveshja e Prespës e mbron identitetin tonë kombëtar. Nuk po përparojmë, kemi ngecur në vend. Mundësitë po kalojnë pranë nesh, ndërsa të rinjtë po largohen. Po zhytemi në varfëri. Le të mos ia humbë më kohën shtetit Hristijan Mickoski, sepse as nuk është patriot dhe as nuk mbron interesat kombëtare. Ja, këtë e konfirmoi edhe presidentja Fon der Leyen. Ai është thjesht një gënjeshtar që dëshiron të qëndrojë në pushtet”, tha kryetari i LSDM-së, dr. Venko Filipçe.
Lajme nga vendi
Karburantet drejt uljes së re – Mickoski paralajmëron çmime edhe më të lira
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se pret që gjatë ditës së sotme të ketë një ulje të re të çmimeve të benzinës dhe dizelit në Maqedoninë e Veriut.
Sipas tij, vendi vazhdon të ketë ndër çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon, si për benzinën 95 dhe 98 oktan, ashtu edhe për dizelin.
Mickoski tha se, bazuar në të dhënat që po monitorohen, karburantet në Maqedoninë e Veriut janë rreth 25 deri në 50 centë për litër më të lira krahasuar me vendet fqinje. Ai pret që diferenca të rritet nëse sot miratohet ulja e paralajmëruar.
Lajme nga vendi
SEMIRE SEFERI DHE ARLINDA LUMA MORËN TITULLIN HAFIZE TË KUR’ANIT FISNIK
Të Dielën, në Xhaminë e Epërme në Reçicë të Madhe, në një atmosferë të veçantë festive dhe shpirtërore, u mbajt ceremonia solemne e duasë së hifzit për hafizen e re, Semire Zulqufli Seferi.
Hfz. Semire Zulqufli Seferi, rrugëtimin e saj të bekuar në mësimin përmendësh të Kur’anit Fisnik e filloi më 19 qershor 2022 te muhafidhi i saj, Abdurahman ef. Asllani, ndërsa e kurorëzoi me sukses më 4 shtator 2026, në qendrën e hifzit „Molla Mahmud ef. Asllani“.
Provimin e hifzit e kreu me sukses mes datave 7, 11 dhe 14 shtator 2026, para Komisionit të Hifzit pranë BFI – Myftinisë së Tetovës, në përbërje:
Hfz. Ibrahim Alija – kryetar, Hfz. Emin Beadini – anëtar, Hfz. Elvira Halimi – anëtare.
Në shenjë vlerësimi për arritjen e këtij suksesi madhor, hafizes së re iu dorëzua certifikata e hifzit nga Myftinia e Tetovës, e cila do të shndërrohet në diplomë zyrtare gjatë ceremonisë qendrore të organizuar nga Rijaseti i BFI-së. Po ashtu, u ndanë mirënjohje dhe dhurata për hafizen dhe muhafidhin e saj, Abdurahman ef. Asllani, në shenjë falënderimi për punën dhe kujdesin e treguar.
Poashtu, më 3 tetor 2026, në Xhaminë e fshatit Glloboçicë të Kosovës, u mbajt ceremonia e duasë së hifzit për hafizen e re, Arlinda Nexhat Luma.
Arlinda Nexhat Luma, rrugëtimin e saj në mësimin përmendësh të Kur’anit Fisnik e filloi më 29 janar 2019, ndërsa e përfundoi me sukses më 15 shtator 2026, në Institutin e Hifzit pranë Xhamisë së Larme në Tetovë, nën përkujdesjen e muhafidhit të saj, hfz. Zulqufli ef. Asllani.
Provimin e hifzit e kaloi me sukses më 18, 21 dhe 24 shtator 2026, para Komisionit të Hifzit pranë Myftinisë së Tetovës, në përbërje: hfz. Xheladin ef. Jusufi – kryetar, hfz. Resi ef. Dauti – anëtar dhe hfz. Eliza Emini – anëtare.
Hafizja e re ka përfunduar Medresenë “Isa Beu” në Tetovë, ndërsa studimet e larta i ka kryer në Universitetin e Tetovës, në Fakultetin e Mjekësisë.
Dy solemnitetet e veçanta, me praninë e tyre, i nderuan Reisul Ulema i BFI-së, Shaqir ef. Fetai; kryetari i Këshillit të BIK-ut në Kaçanik, Fidaim ef. Fazliu, me bashkëpunëtorë; Myftiu i Tetovës, Selver Xhemaili, me bashkëpunëtorë; profesorë, hoxhallarë nga rrethi i Tetovës dhe Kaçanikut, përfaqësues të institucioneve të BFI-së dhe BIK-ut, si dhe familjarë, miq e dashamirë të shumtë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Myftinia e Tetovës shpreh urimet më të ngrohta për dy hafizet, familjet e tyre, duke e lutur Allahun e Madhërishëm që Kur’anin Famëlartë ta bëjë udhërrëfyes të jetës së saj dhe ndërmjetësues në Ditën e Gjykimit, thuhet në një komunikatë nga Myftinia e Tetovës.
-
Lajme nga bota2 months agoTRUMP: LARGIMI I INFANTINO-s NGA FIFA DO TË ISHTE NJË GABIM I RËNDË
-
Lajme nga rajoni2 months agoVuçiq sërish me deklarata lufte, a pritet reagimi ndërkombëtar?
-
Lajme nga rajoni1 month agoKrimi i rëndë në Kosovë/ Kjo është 25-vjeçarja që u vra me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga bashkëshorti i saj, ishte në javën e 34 të shtatzënisë

