Connect with us

Sport

“KUQEZINJTË” KUNDËR SAN MARINOS SYNOJNË FITORE ME GOLEADË

Published

on

Në kuadër të  xhiros së katërt  në Ligën C në Ligën e Kombeve  sonte  në ‘’Air Albenia’’ përballen Kombëtarja  Shqiptare dhe  San Marino. Kjo sfidë për   kombëtaren shqiptare është e rëndësishme që krahas tre pikëve të shënojë edhe më tepër gola.

Kombëtarja  Shqiptare mbrëmë ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Air Albania” në prag të ndeshjes së katërt të UEFA Liga e Kombeve San Marinon.

Të gjithë lojtarët e grumbulluar janë stërvitur rregullisht nën urdhrat e trajnerit Rolando Maran për rreth 60 minuta me ekipin që u fokusua më shumë në pjesën taktike

Sulmuesi i kombëtares Rey Manaj në konferencën për mediet u shpreh se skuadra do të luajë vetëm për fitore dhe për të marrë tre pikët.

“Ndeshja me San Marinon varet nga mënyra se si e marrim. Është një ekip shumë më i dobët se ne, por gjërat duhen demonstruar në fushë. Pas ndeshjes që luajtëm në Finlandë, në letër është ndeshja më e lehtë nga të tjerat. Ne do të futemi në fushë që në pjesën e parë për ta mbyllur direkt ndeshjen, të fitojmë dhe të marrim tri pikët’’

Advertisement

Ndeshja  Shqipëri – San Marino  zhvillohet  sonte me fillim në ora  20::45, në  të njëjtë orë  fillon edhe ndeshja  Bjellorusi – Finlandë.

SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

RENDITJA E FIFA-s: KOSOVA E 76-ta, POZICION HISTORIK

Published

on

Në renditjen e fundit të FIFA-s të publikuara pas përfundimit të ndeshjeve të shtatorit dhe tetorit, Spanja kryeson renditjen, Shqipëria  e 66-ta, Maqedonia e Veriut e  71-ta, ndërsa Kosova e 76-ta.

 FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve pas ndeshjeve të fundit ndërkombëtare. Renditjen  e kryeson  Spanja,  e ndjekur  nga  Argjentina , Franca, Anglia  dhe  Portugalia, ndërsa  në 10-të kombëtaret  me të mira  janë edhe  Brazili, Maroku, Belgjika , Holanda  dhe Meksika,

Sa i përket reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, shkaku i rezultateve  të  dobëta në ciklin shtator/tetor, ka bërë që ketë rënie prej dy vendesh në renditjen e FIFA-s, ku aktualisht ndodhemi në pozicionin e 71-të. Kujtojmë se Maqedonia e Veriut  në katër ndeshjet e Ligës B  pësoi  po aq  disfata   ndërsa  golaverazhi ishte  0-10.

Kombëtarja e Shqipërisë ka regjistruar një përmirësim të lehtë në klasifikim dhe janë ngjitur me një pozicion, duke u pozicionuar tashmë në vendin e 66-të në botë. Lëvizja vjen pas rezultateve të fundit të Kombëtares shqiptare. Në fokus është edhe Kosova, e cila ka arritur një pozicion historik në klasifikimin e FIFA-s. “Dardanët” janë ngjitur me dy vende, duke u pozicionuar në vendin e 76-të.  Që është pozicioni më i lartë i regjistruar ndonjëherë nga Kosova në renditjen botërore të FIFA-s, duke vendosur kështu një tjetër pikë referimi në historinë e përfaqësueses.

Në krye të klasifikimit vijon të jetë Spanja, e cila ruan kreun pas një serie të gjatë rezultatesh pozitive. Kampionët e Evropës vazhdojnë të mbajnë distancën nga rivalët në pjesën e sipërme të renditjes.

Advertisement
Continue Reading

Sport

Ronaldo me dedikim për Messin: Një tregim që do të zgjasë përgjithmonë

Published

on

Cristiano Ronaldo i ka kushtuar një mesazh të veçantë Lionel Messit, pas paraqitjes së fundit të yllit argjentinas me fanellën e kombëtares.

Messi kishte reaguar përmes një postimi në Instagram pas ndeshjes së Argjentinës ndaj Beninit, të cilën kampionët e botës e fituan me rezultat 3:0.

Kapiteni argjentinas ishte protagonist edhe në fitoren e skuadrës së tij, duke shënuar një gol. Në listën e realizatorëve u përfshinë edhe Nicolas Otamendi dhe Nico Paz, ndërsa Messi kontribuoi me asistime. Pas postimit të Messit, Ronaldo reagoi duke vlerësuar karrierën e tij me kombëtaren dhe sukseset që ka arritur ndër vite.

“Leo, kaq shumë vjet duke e mbrojtur vendin tënd dhe një tregim që do të zgjasë përgjithmonë. Gjithë respektin tim për atë që e ke arritur me Argjentinën. Të përqafoj”, ka shkruar Ronaldo.

Continue Reading

Sport

​Zyrtarizohet kundërkandidati i parë i Infantinos për president të FIFA-s

Published

on

Ish-mbrojtësi i Tottenhamit, Ramon Vega, ka konfirmuar synimin për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s, duke u shfaqur si kandidati i parë që deklaron publikisht ambicien për të sfiduar presidentin aktual, Gianni Infantino.

Vega, 55-vjeçar, ish-përfaqësues i Zvicrës dhe me një karrierë që përfshiu skuadra si Cagliari, Tottenham, Celtic dhe Ëatford, synon të garojë kundër Infantinos në zgjedhjet që pritet të mbahen në mars të vitit të ardhshëm.

Ish-futbollisti zviceran tha se synimi i tij është të reformojë dhe modernizojë FIFA-n, si dhe të rikthejë besimin në qeverisjen e futbollit botëror.

“Qëllimi im është i qartë: t’i shërbej futbollit dhe njerëzve që i japin jetë lojës”, tha Vega.

“Unë jam në këmbë për të ribashkuar familjen globale të futbollit, për të ofruar reforma të vërteta dhe të qëndrueshme, për të modernizuar FIFA-n për shekullin e 21-të, për të rivendosur stabilitetin dhe besueshmërinë, si dhe për të rindërtuar besimin që i nevojitet urgjentisht lojës sonë”, shtoi ai.

Advertisement

Kandidatura e Vegës vjen në një moment kur Infantino po përballet me kundërshtime të reja. Muajin e kaluar, Shoqata Zvicerane e Futbollit tërhoqi mbështetjen për një mandat tjetër të tij, ndërsa më herët edhe federatat e Anglisë, Uellsit, Francës, Serbisë dhe disa vendeve të tjera evropiane kishin bërë të njëjtin veprim.

Ndërkohë, UEFA ka paralajmëruar se do të paraqesë një kandidat rival përpara afatit të nëntorit.

Vega kishte shqyrtuar mundësinë për të kandiduar edhe në zgjedhjet e viteve 2015, 2019 dhe 2022, por këtë herë është kandidati i parë që e ka bërë publike ambicien për të sfiduar Infantinon.

“Futbolli nuk u përket presidentëve, konfederatave apo administratorëve. Futbolli është më i madh se çdo pozicion, çdo individ apo çdo institucion”, deklaroi Vega.

“Udhëheqja aktuale e ka demoralizuar lojën. Qeverisja e dobët ka dëmtuar besueshmërinë e FIFA-s dhe ka gërryer besimin në të gjithë familjen globale të futbollit. Ne duhet ta ndalojmë këtë konflikt që të përshkallëzohet”, përfundoi ai.

Advertisement

Vega, i cili fitoi Kupën e Ligës me Tottenhamin në vitin 1999 dhe më pas kompletoi tripletën vendase me Celticun në sezonin 2000/01, tani synon të kalojë nga fusha e futbollit në një nga postet më të rëndësishme të sportit botëror.

Continue Reading

Më të lexuarat