Connect with us

Lajme nga vendi

Shaqiri: Buxheti i MASH-it për vitin e ardhshëm do të jetë 450 milionë euro

Published

on

Buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) për vitin 2023 do të jetë 450 milionë euro, që është për 8,4 për qind më shumë në krahasim me mjetet buxhetore të cilat do të realizohen deri në fund të këtij viti kalendarik vit, informoi në konferencën e sotme për shtyp ministri dikasterial Jeton Shaqiri.

Sipas tij, shuma e mjeteve konfirmon se arsimi është në pozitë të lartë në agjendën e Qeverisë dhe në planin e ri të punës.

“Madje edhe në kushtet e krizës energjetike dhe ekonomike, jemi të vendosur t’i përkushtohemi zhvillimit të arsimit në vend që të garantojmë vetëm funksionimin optimal të sistemit arsimor kombëtar. Ne vazhdojmë me ndryshimet që duhet të ndodhin për të integruar arsimin tonë në hapësirën arsimore evropiane. Ne i mbulojmë të gjitha aspektet përmes të cilave kemi punuar deri më tani – infrastrukturën arsimore, planprogramet apo tekstet shkollore, motivimin e mësimdhënësve përmes rritjes së pagave dhe trajnimeve të vazhdueshme, bursave dhe subvencioneve për studentë dhe nxënës”, tha Shaqiri.

Ai theksoi se pjesa më e madhe e buxhetit u transferohet njësive të vetëqeverisjes lokale për funksionimin e shkollave fillore dhe të mesme. Gjithsej 313 milionë euro do t’u transferohen komunave, që është një rritje prej 12.1 për qind, pra për 34 milionë euro në raport me bllok dotacionet.

Buxheti për paga në arsim do të jetë 68 milionë euro ose 9.2 për qind, pra gjashtë milionë euro më i lartë se në vitin 2022.

Advertisement

Ministri paralajmëroi se investimet në infrastrukturën arsimore do të vazhdojnë me intensitet të shtuar dhe janë planifikuar 18.3 milionë euro ose 8.9 për qind më shumë mjete krahasuar me këtë vit.

“Do të fillojmë ndërtimin e objektit për nevojat e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup. Do të vazhdojë ndërtimi i objektit në FSHIIK- fakulteti për kulturë fizike në Shkup. Do të ndërtohet një objekt i ri do të ndërtohet në shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Kumanovë. Do të fillojnë aktivitetet për rikonstruksionin e plotë të të nëntë konvikteve shtetërore të studentëve dhe brenda 30 muajve ato duhet të bëhen efikase moderne energjetike…”, informon Shaqiri.

Gjithsej 19.5 milionë euro janë planifikuar për pagesën e bursave, duke përfshirë të gjitha kategoritë e reja që futen për pjesëmarrjen e studenteve dhe konvikteve studentore, si dhe për subvencione të tjera siç është shujta e subvencionuar e studentëve.

Në pjesën e shkencës, ai paralajmëroi se MASH vazhdon me sigurimin e të gjitha mundësive të qasshme të punëtorëve shkencor-hetimor.

Pret që të gjitha projeksionet dhe qëllimet e projektuara për vitin e ardhshëm të realizohen në kuadër të afateve të parapara.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Qytetarët çojnë “Safe City” në Kushtetuese

Published

on

Disa qytetarët përmes një nisme i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e sistemit Safe City. Sipas tyre, përmes dërgimit të sms porosive bëhet shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut, keqpërdoren të dhënat personale dhe cenon sigurinë në trafik.

Përveç nismës në kushtetuese, grupi iniciues ka dorëzuar edhe kallëzim penal kundër ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare, punë të pandërgjegjshme dhe keqpërdorim i të dhënave personale. Në nismë është potencuar edhe drejtësia selektive dhe diskriminimi gjeografik.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Strasburgu e obligon Maqedoninë: Brenda 3 muajve duhet të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike

Published

on

Maqedonia humbi rastin në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut – shteti është i detyruar brenda tre muajve të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike ndaj kompanive private, sepse nuk janë respektuar vendimet e gjykatave që kanë marrë fuqi ligjore, përcjell TV21. Vendimi konstaton se me të ashtuquajturat “korniza” nga Ligji për Ekzekutimin, është shkelur Neni 6 i Konventës Evropiane – e drejta për një proces të drejtë dhe për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

Avokati Viktor Bozhinovski paralajmëron se ndërmarrjet publike nuk mund të fshihen më pas “mjeteve të nevojshme për punë” dhe do të jenë të detyruara të shlyejnë borxhet. Sipas analizave, kompanitë shtetërore detyrohen mbi 358 milionë euro, ndërsa borxhi i përgjithshëm “i brendshëm” i institucioneve në fund të marsit ka arritur 651 milionë euro.

Borxhlinjtë më të mëdhenj janë “Nomagas”, Hekurudhat – Transport dhe Infrastrukturë dhe EMV. Gjykata Evropiane thekson se mungesa e buxhetit ose e burimeve nuk mund të shërbejë si justifikim për mos-ekzekutimin e vendimeve gjyqësore./tv21.tv

Continue Reading

Lajme nga vendi

Nga 1 janari ulen shpenzimet për rrymën, KRRE i ul tarifat e rrjetit

Published

on

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur të ulë kostot e energjisë elektrike, përcjell TV21. Nga 1 janari, tarifa për përdorimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike Elektrodistribucioni ulet me 3.64%, ndërsa tarifa për përdorimin e sistemit të transmetimit MEPSO ulet me 2.67%. Ulje ka edhe në çmimin e MEMO, me 3.40%.

Me vendimin e sotëm, të gjitha elementet që e përbëjnë çmimin final të rrymës tashmë janë të qarta – çmimi dhe sasia me të cilën është blerë energjia elektrike, shërbimet e operatorëve të rrjetit si dhe blerjet për humbjet në sistem. Tani mbetet që furnizuesi universal EVN Home, nën mbikëqyrjen e KRRE-së, të bëjë përllogaritjen dhe të publikojë çmimet finale sipas blloqeve.

“Pjesa që KRRE rregullon në çmimin përfundimtar ka një ndikim prej rreth 36%”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.

Continue Reading

Më të lexuarat