Lajme nga vendi
Tryezë e rrumbullakët “Ballkani Perëndimor ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes: RMV anëtare e BE-së deri në vitin 2030?”
Sot u zhvillua tryezë e rrumbullakët me temë “Ballkani Perëndimor ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes: Maqedonia e Veriut – anëtare e BE-së deri në vitin 2030?” organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin euroambasadori David Geer, presidenti Pendarovski, zëvendëskryeministri Mariçiq s dhe personalitete të tjera të fushës politike. Ambasadori Geer, me këtë rast kujtoi se ndryshimet kushtetuese janë të rëndësishme për procesin e negociatave dhe varet nga vendi nëse do të jetë e mundur të anëtarësohet në Union deri në vitin 2030, transmeton Portalb.mk.
“Vendi duhet të harmonizojë ligjet dhe praktikat e tij me ato të Bashkimit Evropian dhe të zbatojë këto standarde, aktivitete të rëndësishme dhe të dukshme në luftën kundër korrupsionit, duke përfshirë zhvillimin e gjyqësorit dhe prokurorisë, forcimin e Kuvendit dhe institucione të specializuara dhe të pavarura që do të kujdesen për punën e shoqërisë civile”, tha Geer.
Presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij foli për procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe rajonit, ndikimin e pushtimit rus në Ukrainë në Ballkanin Perëndimor, si dhe për agjendën e reformave të brendshme, përfshirë luftën kundër korrupsionit.
Presidenti Pendarovski vlerësoi se mbështetja për anëtarësim në Bashkimin Evropian është në rënie për arsye të ndryshme, sidomos te maqedonasit etnik, dhe theksoi se ekzistimi i qëndrimeve divergjente për çështje të rëndësishme në politikën e jashtme është e vështirë për t’u menaxhuar nga vendimmarrësit.
Ai theksoi dy situata të mundshme në vitet e ardhshme – të bëhen reforma të shkëlqyera, ndërsa fokusi i Bashkimit Evropian të mos jetë në Ballkanin Perëndimor, ose të mos bëhen reforma në vend, dhe Bashkimi Evropian ta ketë fokusin në rajon. Në të dyja situatat, sipas presidentit Pendarovski, nuk do të ketë përparim në integrime dhe shtoi se nevojitet përkushtim nga të dyja palët – si në realizimin e reformave ashtu edhe në aspektin e fokusimit në rajon.
Në kuadër të pushtimit rus të Ukrainës, presidenti Pendarovski vlerësoi se për herë të parë pas marrëveshjes së Kumanovës dhe Ohrit, stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është prioritet i bashkësisë ndërkombëtare, e jo integrimet.
“Konkretisht për Ballkanin Perëndimor, pas luftës në Ukrainë, pas 24 shkurtit – Evropa është sërish në fokus të politikës së jashtme të SHBA-së, e me këtë edhe Ballkani Perëndimor, si segment i saj, sepse sipas të gjitha vlerësimeve të ekspertëve, politikanëve dhe diplomatëve, nëse Rusia përpiqet të shpërqendrojë të gjithë aleancën perëndimore që po ndihmon Ukrainën të çlirohet, do të jetë më e lehtë ta bëjë këtë në Ballkan sesa në Baltik”, tha presidenti Pendarovski.
Duke folur për iniciativat rajonale, përfshirë Ballkanin e Hapur dhe Procesin e Berlinit, presidenti Pendarovski i bëri thirrje Brukselit që të ketë prioritet mes këtyre dy gjërave.
Duke iu kthyer temës kryesore të tryezës së rrumbullakët, presidenti Pendarovski theksoi se anëtarësimi në BE deri në vitin 2030 është i mundshëm, por për këtë, sipas tij, është e nevojshme të ruhet konsensusi kombëtar dhe Brukseli ta mbajë vëmendjen në rajon.
“A është i mundur anëtarësimi deri në vitin 2030?” Është i mundur. Ne kemi potencial të brendshëm, kemi njerëz të zgjuar, kemi përvojë, kemi një sistem negociatash të krijuar prej kohësh dhe jemi kandidati më i mirë, padiskutim më i përgatituri në historinë e Bashkimit Evropian, por nuk jam i sigurt në këtë kontekst dhe në këtë kompleks çështjesh për dy gjëra të tjera. Së pari, nuk e di nëse do të arrijmë një konsensus kombëtar për këtë çështje. Nuk e kemi në këtë moment. Pra, po flas për konsensus real, jo retorik. A do ta arrijmë dhe a do ta mbajmë sepse ju duhet ta ruani për vite e vite derisa të zgjasin negociatat dhe së dyti, nuk e di nëse Bashkimi Evropian do ta mbajë fokusin në rajon edhe pas përfundimit të luftës në Ukrainë”, tha presidenti Pendarovski.
Në këtë drejtim, presidenti Pendarovski tha se pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, arsyet gjeostrategjike filluan të dominojnë në logjikën e Bashkimit Evropian, që u pasua me vendimet për dhënien e statusit kandidat për Bosnjë-Hercegovinën, Ukrainën dhe Moldavinë.
Nga ana tjetër zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane Bojan Mariçiq, tha se ne kemi nevojë për konsensus me përgjigje në pyetjen e të gjithë aktorëve politikë nëse duam të bëhemi anëtare e BE-së jo në kushtet që kemi imagjinuar, por në kushtet që janë aktualisht në tavolinë.
Sipas Mariçiqit, viti 2030 është i arritshëm me dy kushte – të kryhet procesi i reformës dhe procesi i negociatave, kjo është detyrë e të gjithë aktorëve politikë në shtet dhe të gjitha pjesëve të shoqërisë, dhe kushti i dytë është që të ketë plan kohor për anëtarësim në BE.
Siç shtoi ai, këto dy kushte duhet të plotësohen nëse duam të hyjmë në BE në vitin 2030 ose rreth vitit 2030.
“Sot kemi vendimin nëse ia vlente nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës katër vjet më parë vetëm për të hyrë në NATO. Po, ia vlejti, sepse sot askush nuk e vë në dyshim stabilitetin dhe integritetin, të ardhmen e Maqedonisë. E njëjta gjë është edhe për BE-në. Shikoni Kroacinë, Slloveninë, Bullgarinë dhe krahasoni si dukeshin para anëtarësimit dhe si duken sot. Asnjë prej tyre nuk u tërhoq për asnjë çështje”, tha Mariçiq.
Mariçiq theksoi se është e vërtetë që mbështetja për Bashkimin Evropian është zvogëluar në vitet e fundit. Siç tha ai, mbështetja nuk po bie sepse qytetarët nuk duan të jenë në BE, por për shkak të dinamikës së pamjaftueshme apo zhgënjimit me dinamikën e reformave të brendshme nga njëra anë, por nga ana tjetër edhe për shkak të paarritshmërisë reale të anëtarësimit, për shkak të mungesës së perspektivës së ofruar nga BE-ja.
Sipas Mariçiqit, koncepti evropian sjell stabilitet, prosperitet dhe siguri dhe është një koncept që qytetarët e duan.
Zëvendëskryeministri është i vendosur se duhet të bëjmë presion për t’u anëtarësuar sa më shpejt dhe të rrisim nivelin e bashkëpunimit rajonal, sepse rajoni i Ballkanit Perëndimor ka kufijtë më të vështirë, paguan shërbimet më të shtrenjta për shumë gjëra dhe lëvizshmëria më e vështirë mes qytetarëve në këtë pjesë të Evropës. Këtë, siç tha ai, duhet ta kapërcejmë pavarësisht se kur do të bëhemi anëtarë të BE-së.
Sipas kryetarit të Këshillit të Ambasadorëve Muhamed Halili, elitat politike nuk kanë as dëshirë e as përpjekje për të luftuar korrupsionin, me përjashtim, siç tha ai, të disave që e kanë dëshmuar përkushtimin e tyre evropian.
“Ardhja e ambasadorit David Geer, prokurores Neora Koveci dhe këshilltarit Derek Scholl ngjall optimizëm dhe shpresë tek qytetarët se e mira po vjen. Disa persona që janë pjesë e një partie të caktuar marrin rrogë të rregullt pa shkuar në punë. Punësimi në administratën publike është thjesht partiak”, theksoi Halili në fjalimin e tij në tryezën e sotme.
Ndryshe, pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.
Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.
Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.
Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga Bullgaria. Sofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito. Ky kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.
Lajme nga vendi
Shitjet e apartamenteve në Maqedoni u pakësuan me 14 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2026
Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, në tregun e pasurive të paluajtshme u regjistruan 7.679 transaksione, 8.2 për qind më pak se në tremujorin paraardhës.
Blerjet u reduktuan me 12.1 për qind, ndërsa qiratë shënuan rritje prej 2.8 për qind.
Vlera e përgjithshme e transaksioneve arriti në 339 milionë euro, duke rënë me 3.6 për qind nga tremujori i mëparshëm. Blerjet përbënin 337.8 milionë euro dhe ranë me 3.6 për qind, kurse qiratë kapën vlerën 1.1 milionë euro, 10.2 për qind më pak.
Ndryshe nga shitjet, qiratë e banesave u shtuan: numri i tyre u rrit me 45 për qind dhe shuma totale mujore e qirave me 31 për qind, krahasuar me tremujorin paraardhës./albeu.com/
Lajme nga vendi
“KUFIRI PREJ PËLHURE”: MIMOZA VELIU RIKTHEHET NË TETOVË ME ROMANIN E SAJ TË DYTË
Tetova, qyteti i lindjes, kujtimet dhe kufijtë e padukshëm që shoqëria vendos mbi individin, janë në qendër të romanit “Kufiri prej pëlhure” të shkrimtares Mimoza Veliu.
Vepra e saj e dytë u prezantua në një mbrëmje letrare në Shift Center në Tetovë. Gërshetim brezash, adhurues të fjalës së shkruar, miq e mikesha të autores, ishin të pranishëm në këtë promovim që përmes një bashkëbisedimi mes autores, botueses Arlinda Dudaj dhe analistes Adelina Marku, nën moderimin e Rudina Zeqirit.
Përmes këtij romani, Veliu trajton tema si identiteti, morali, marrëdhëniet e pushtetit dhe, në veçanti, pozitën e gruas në shoqëri. Titulli simbolizon kufijtë që në dukje mund të jenë të brishtë, por që shpesh janë të vështirë për t’u kapërcyer.
Për autoren, prezantimi i romanit në Tetovë kishte një domethënie të veçantë, pasi bëhet fjalë për qytetin ku ka lindur dhe me të cilin e lidhin shumë kujtime dhe emocione.
Si fotografe, Veliu tha se është mësuar ta vëzhgojë botën përmes detajeve, ndërsa si shkrimtare përpiqet t’u japë zë historive dhe ndjenjave që nuk duken gjithmonë në sipërfaqe, veçanërisht historive të grave.
“Kufiri prej pëlhure” është një roman që flet për të gjithë ne, për zgjedhjet që i bëjmë ditë për ditë, për të vërtetat e heshtura, për kufijtë që në fakt mund të jenë të hollë sa një pëlhurë, por nuk i zhbëjnë dot.
Këtë në Tetovë e dijmë shumë mirë.
Mesazhi i romanit është se perdja mund të shqyhet, por kufijtë që na i vendos shoqëria mund të na ndjekin gjatë gjithë jetës./Tv Koha/
Lajme nga vendi
As shqipja, as Evropa nuk i pëlqejnë Apasievit: Sulmon takimin Shasivari–Rokas!
Pas shqipes, tani Dimitar Apasievi sulmon edhe takimin e ministrit Jeton Shasivari me ambasadorin e BE-së, Mihalis Rokas.
I pengon shqipja, i pengon Evropa, i pengon barazia e shqiptarëve! Ndërsa për politikat e Moskës dhe Pekinit tregon një afërsi që nuk e fsheh dot.
Shqipja nuk ndalet, Evropa nuk ndalet dhe shqiptarët nuk marrin leje nga Apasievi!

-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

