Connect with us

Lajme nga vendi

Anulohet gjyqi për spitalin modular në Tetovë, seanca e radhës më 31 janar

Published

on

Familjarët e viktimave të modularit të djegur të cilët shkuan për të dëshmuar në Gjykatën Themelore të Tetovës, nuk kanë besim në drejtësinë në vend. Ata thonë se rasti duhet të ketë edhe hetim ndërkombëtar, pasi, sipas tyre nuk janë akuzuar të gjithë personat përgjegjës për këtë tragjedi. Familjarët u shprehën të revoltuar për anulimet sipas tyre të qëllimshme të seancave gjyqësore.

“Ne familjarët e viktimave jemi mbledhur këtu, për të parë drejtësinë në  këtë shtet, si funksionon drejtësia, por siç jemi duke e parë nuk ka drejtësi.Akuzohen njerëz që duhet të akuzohen por nuk janë prezent.Sipas neve duhet të jetë edhe ish ministrië,edhe ata pas atij është një zinxhir I gjatë që duhet të jenë këtu.Por, kështu është shteti, I kanë zgjedhur tre persona, kurse gjykimi veç anulohet. ne si familjarë kemi ardhur që të japim dëshminë për të dhënë dëshminë se çka ka ndodhur, përndryshe unë kam qenë në dhomën numër 3, ku ka filluar të digjet spitali, shpresojmë se e drejta do të del në shesh, por  këtu nuk ka drejtësi.Përgjegjësi duhet të ketë  për këtë rast”  tha Mumin Ismaili, familjarë.

Edhe një  familjar  tjetër që humbi të dashurit e tij natën kritike të 8 shtatorit të vitit 2021, nuk ka shpresë se do të ketë drejtësi për këtë rast.Besimi në drejtësi sipas tij është zero.

“Sipas shteti a ka nevojë për hetim ndërkombëtar ku një spital digjet për tyre minuta. Drurin e fut në zjarr nuk digjet për tre minuta. S`ka logjik mos kërkohet hetim ndërkombëtar. Për tre minuta u shkrumbua spitali.Drejtësia këtu është zëro. Një vit e gjysmë po përgatiten, përse anulojmë gjykimet kur dëmi është bërë ndërsa përgjegjësit rrinë në liri, kush do mbaj përgjegjësi për këto viktima”, tha një tjetër familjar.

Seanca e sotme për djegien e spitalit modular në Tetovë u anulua, pasi mungonte i akuzuari i dytë, ish drejtori ekonomik Artan Etemi. Seanca e radhës do të mbahet në 31 janar.TV KOHA

Advertisement

Advertisement

Lajme nga vendi

Policia e Maqedonisë hap poligon të ri balistik, për ekspertiza më të sigurta forenzike

Published

on

Sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme u hap poligon i ri balistik, që pritet të sigurojë të dhëna më të mira për të gjitha ekzaminimet forenzike të provave balistike që kanë të bëjnë me armë të vogla dhe të lehta. Nga MPB thonë se ekspertiza tani do të kryhet në një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Saktësia e rezultateve rrit besueshmërinë në hetime dhe siguron prova më të forta para organeve gjyqësore, prandaj një poligon i tillë shërben edhe si qendër trajnimi, ku stafi profesional mund të përmirësojë aftësitë dhe metodat e tij. Në këtë mënyrë, policia e Maqedonisë jo vetëm që përmirëson punën operative, por edhe ngrit nivelin profesional të përgjithshëm. Me vendosjen e një kapaciteti modern të tillë, policia fiton një mjet të fuqishëm për zgjidhje më të shpejta, më të thella dhe më objektive të rasteve,” shtoi Toshkovski.

https://www.facebook.com/watch/?v=1204069561680392

Fatkeqësisht, posedimi, keqpërdorimi dhe tregtimi i armëve të vogla dhe të lehta vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim për sigurinë e qytetarëve, dhe prej këtu vjen nevoja për punë të vazhdueshme në këtë fushë, theksoi Përfaqësuesi i Përhershëm i Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Armen Grigorian.

“UNDP, së bashku me donatorët e projektit, mbetet i përkushtuar për mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme në trajtimin e armëve të vogla dhe të lehta. Iniciativa të tilla janë thelbësore për ndërtimin e paqes, drejtësisë dhe institucioneve të forta, si një nga qëllimet e Agjendës 2030, duke pasur ndikim pozitiv në shumë fusha të tjera të zhvillimit të qëndrueshëm,” deklaroi Grigorian.

Advertisement

Laboratori modern balistik mundëson analiza të avancuara të trajektores, shenjave të brendshme të armës dhe gjurmëve mikroskopike të tjera, të cilat janë kyçe për zbardhjen e veprave penale, duke lejuar policinë të identifikojë shpejt nëse një armë e caktuar është përdorur në një ngjarje specifike.

Investimi në poligon është rreth 200,000 dollarë amerikanë dhe është realizuar me ndihmën e UNDP-së. Donator i projektit është Fondi Multilateral i Besueshëm i Kombeve të Bashkuara për armë të vogla dhe të lehta në Ballkanin Perëndimor, i përbërë nga Gjermania, Holanda, Suedia, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia, me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Struga drejt zgjedhjeve të parakohshme për Këshillin Komunal

Published

on

Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, kryetari i komunés sē Strugës, Mendi Qyra deklaroi se AKI, Lista e Merkos dhe LSDM kanë krijuar një koalicion të fshehtë me qëllim bllokimin e seancave të Këshillit Komunal dhe paralizimin e funksionimit të institucioneve komunale.

Sipas Qyrës, këto veprime po dëmtojnë drejtpërdrejt interesin e qytetarëve dhe po pengojnë realizimin e projekteve të rëndësishme në nivel lokal. Ai theksoi se, pavarësisht bllokadave, ekziston një zgjidhje e qartë për tejkalimin e situatës.
“Nëse vazhdohet me këto bllokada dhe pengesa të qëllimshme, përgjigjja do të vijë nga qytetarët në zgjedhjet e parakohshme për Këshillin Komunal,” u shpreh Qyra.

Ai bëri thirrje për përgjegjësi politike dhe funksionim normal të institucioneve, duke theksuar se vullneti i qytetarëve do të jetë vendimtar për të ardhmen e qeverisjes lokale.

Continue Reading

Lajme nga vendi

VLEN: Gostivari ka nevojë për rikthimin e punës, Vrapçishti për bashkim dhe zhvillim

Published

on

Komunat nuk janë strehë për mbijetesë politike, por përgjegjësi për punë, zhvillim dhe shërbim ndaj qytetarëve. Në këtë frymë, VLEN po vijon konsolidimin e strukturave zgjedhore në prag të zgjedhjeve lokale të 11 janarit.

Në Gostivar, qytetarët e dinë mirë se hera e fundit kur është punuar seriozisht ka qenë gjatë udhëheqjes së Nevzat Bejtës. Sot është koha që qyteti të rikthehet te puna dhe të rregullojë dëmet e improvizimeve. Në këtë drejtim po forcohet edhe organizimi zgjedhor, me Bahar Shabanin që merr përgjegjësinë e drejtimit të shtabit zgjedhor.

Në Vrapçisht, nevoja për vëmendje, zhvillim dhe mirëqenie është e qartë. Zulhajrat Demiri, kandidat i pavarur i mbështetur nga VLEN-i, është figura unifikuese e kësaj komune, me përkrahje të gjerë qytetare. Ky besim po reflektohet edhe në organizimin e fushatës, ku Bunjamin Kadriu është zgjedhur të udhëheqë shtabin zgjedhor.

Zgjedhjet lokale të 11 janarit janë zgjedhje mes punës dhe improvizimit, mes përgjegjësisë dhe mbijetesës politike.
VLEN gjithmonë do të jetë me qytetarin, me punëtorin dhe me çdo zë që kërkon komuna funksionale dhe një jetë më të mirë.
Continue Reading

Më të lexuarat