Connect with us

Lajme nga vendi

Vonohet referendumi kundër lojërave të fatit

Published

on

Nga Lëvizja Anti-Bixhoz kërkojnë që të mos ketë zhagitje për referendumin sepse gjatë verës mbajtja e tij do të mund të dështonte shkaku i pushimeve verore. Nga dita kur duhet që të kalojë në këshill pika për organizimin e referendumit e deri në mbajtjen e tij duhet të kalojnë jo më shumë se 45 ditë

Urim HASIPI

Tetovë, 3 maj – Lëvizja Anti Bixhoz është kundër që të organizohet edhe një debat publik në këshillin e komunës së Tetovës për mbajtjen e referendumit për të larguar nga qyteti objektet e lojërave të fatit. Këto qëndrime janë bërë publike, pasi që edhe në seancën e fundit të këshillit të komunës së Tetovës nuk është vendosur në rend dite pika për organizimin e referendumit. Përderisa nga komuna e Tetovës thonë se do të duhet të mbahet edhe një debat publik në këshillin e komunës, nga Lëvizja Anti Bixhoz pohojnë se kanë përfunduar të gjitha takimet me këshilltarët dhe është mbajtur një debat ku konkluzat janë dorëzuar në komunën e Tetovës. “Ka vonesë të qëndrimeve të komunës rreth mbajtjes së referendumit. Ne para ca ditësh patëm takim me gjithë këshilltarët dhe hasën mirëkuptim nga gjitha partitë politike. Tani kemi lënë takim tjetër për caktimin e datës së referendumit. Nuk duhet mbajtur më debat publik pasi që Lëvizja Anti bixhoz e mbajti debatin dhe konkluzionet dhe qëndrimet i janë dorëzuar komunës dhe tani presim që këto të kalojnë në këshillin e komunës së Tetovës”, tha Jushi Emërllahu nga Lëvizja Anti Bixhoz.

Nga komuna e Tetovës, thonë se do të duhet që edhe njëherë të ulen të diskutohen të gjitha mundësitë dhe hapat që do të ndërmerren për organizimin e referendumit. Një takim është lënë për më 20 maj. “Që të del me sukses qoftë procedura e referendumit apo nismës qytetare, e kemi lënë edhe një takim më 20 maj, gjithë palët bashkë që edhe një herë t`i diskutojmë gjitha mundësitë dhe hapat që do marrim. Komuna ka të drejtë ta realizoj por duke ditur historikun e zgjedhjeve deri më tani si kanë dalë zgjedhjet, ku asnjëherë nuk ka qenë mbi 50 për qind, ndërsa për të qenë i suksesshëm referendumi dalja duhet qenë mbi 50 për qind. Andaj kemi biseduar gjithë bashkë nëse do ia dalim të nxjerrim mbi 50 për qind të qytetarëve. Kështu që pasi të takohemi bashkë, ndoshta do bëjmë dhe një debat publik, ku do ftojmë gjitha palët që pasi të marrim një hap të tillë të del i suksesshëm”, tha Besar Durmishi, kryetar i këshillit të komunës së Tetovës.

Nga Lëvizja Anti Bixhoz kërkojnë që të mos ketë zhagitje për referendumin sepse gjatë verës mbajtja e tij do të mund të dështonte shkaku i pushimeve verore. Nga dita kur duhet që të kalojë në këshill pika për organizimin e referendumit e deri në mbajtjen e tij duhet të kalojnë jo më shumë se 45 ditë. Prandaj, edhe nga Lëvizja Anti Bixhoz kërkojnë që sa më shpejtë të jetë në rend dite kjo çështje, kurse për organizimin e referendumit sipas përllogaritjeve komuna duhet të ndajë një buxhet prej 6 milion denarëve.

Advertisement

Ndërkaq, për nesër është paralajmëruar protestë kundër hapjes së një kazinoje në afërsi të shkollës në fshatin Siniçan, ndërsa kjo protestë është përkrahur edhe nga Lëvizja Anti Bixhoz. KOHA

Advertisement

Lajme nga vendi

MPB, të hënën në mëngjes grevë e doganierëve grekë në pikat kufitare

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se, sipas informacioneve të pranuara nga organet kompetente të Republikës së Greqisë, më 27.07.2026 (e hënë) është paralajmëruar grevë e punonjësve të doganave në pikat kufitare greke Evzoni (Bogorodicë), Dojrani (Dojran) dhe Niki (Mexhitli).

“Gjatë periudhës nga ora 05:00 deri në 09:00 sipas kohës së Maqedonisë (06:00–10:00 sipas kohës së Greqisë), në këto pika kufitare, automjetet e udhëtarëve do të lejohen të kalojnë çdo 10 minuta, ndërsa qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave do të jetë plotësisht i ndërprerë, si për hyrje ashtu edhe për dalje nga Republika e Greqisë”.

“Ministria e Punëve të Brendshme do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe do të angazhojë të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike për menaxhimin e situatës”, – thonë nga MPB.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ulet numri i rasteve të qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në Gostivar

Published

on

Sipas të dhënave nga institucionet publike shëndetësore në Gostivar, gjatë ditës së djeshme (23.07.2026) janë regjistruar gjithsej 197 pacientë të rinj, përkatësisht persona që për herë të parë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, çka tregon një ulje krahasuar me një ditë më parë.

Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” në Gostivar janë regjistruar gjithsej 117 vizita të reja, prej të cilave 82 në repartin e sëmundjeve infektive (pa shtrime të reja në spital dhe me tre pacientë të liruar), 40 në repartin e pediatrisë dhe 7 vizita në Qendrën e Urgjencës.

Në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar janë regjistruar 80 vizita të reja në shërbimin kujdestar, si dhe 13 thirrje në Shërbimin e Ndihmës së Shpejtë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Hetime për kredinë hungareze 1 miliardë € që mori Maqedonia e Veriut, urdhëron Magyar

Published

on

Qeveria në Hungari, e udhëhequr nga Péter Magyar, do të hetojë nëse ka pasur keqpërdorim të mundshëm të fondeve shtetërore në lidhje me kredinë prej një miliard eurosh që “Eximbanka” shtetërore ia dha Maqedonisë së Veriut.

Kështu njoftoi dje Magyar, i cili, siç raportuan mediat vendase, ndau se kredia e marrë nga Maqedonia e Veriut është një nga katër rastet e lidhura me “Eximbank”-un, për të cilat sot Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës ka dorëzuar ankesa, shkruan Fokus.

„Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës dorëzoi katër ankesa të enjten për mashtrim të dyshuar në vlerë totale prej një mijë miliardë forintash, në katër raste të ndryshme. Të gjitha kanë të bëjnë me aktivitetet e ‘Eximbank’-ut“ – tha Magyar.

Ai theksoi se kredia u dha në kushte shumë të favorshme me një normë interesi prej 3,25 për qind.

Kredia, tha ai, do t’i kushtojë buxhetit hungarez 90 miliardë forinta (rreth 248 milionë euro) për shkak të diferencave të interesit.

Advertisement

„Kjo paraqet një barrë prej 90 miliardë forintash (rreth 248 milionë euro) për buxhetin hungarez, ndërsa shteti hungarez mori përsipër garanci 100 për qind për kredinë nën udhëheqjen e qeverisë së Orbanit“, tha Magyar.

Sipas tij, norma e interesit me të cilën “Eximbanka” shtetërore i dha kredinë Maqedonisë është shumë më e favorshme se normat e interesit me të cilat kompanitë hungareze dhe qytetarët e vendit marrin hua.(INA)

Continue Reading

Më të lexuarat