Lajme nga vendi
Vonesat në Bulevardin Bllagoja Toska për shkak të kushteve klimatike | VIDEO
Vonesat për përfundimin e bulevardit Bllagoja Toska në Tetovë, kanë detyruar kryetarin e komunës së Tetovës Bilall Kasami që të realizojë një takim me përfaqëues të TAV-it dhe Ndërmarrjes që kryen punët në këtë bulevard. Takimi është zhvilluar gjatë ditës së sotme, prej nga komuna e Tetovës ka marrë premtim se nëse lejojnë kushtet klimatike do të përfundojë deri në fund të muajit maj.
“Sot në mëngjes bashkë me kryetarin e komunës edhe kompaninë që i realizon punët edhe përfaqësues nga TAV edhe ramë dakord që shumë shpejtë në një afat kohor Brenda këtij muaj eventualishtë nëse ka kushte të vështira klimatike mund të zgjasë edhe një muaj , nëse nuk ka në fund të këtij muaj do përfundoj gjithçka edhe do të jetë i lëvizshëm për këtë muaj”, thotë Besar Durmishi, kryetar i këshillit të komunës së Tetovës, transmeton Televizioni KOHA.
Përfundimi i bulevardit Bllagoja Toska, ishte premtuar disa herë se deri në vjeshtën e vitit të kaluar do të përfundojë, por u shfaqën shumë pengesa. Fillimisht kishte pengesa gjatë realizimit të punëve për shkak të rrjeteve nëntokësore të rrymës elektrike dhe gypave të ujësjellësit. Krahas kësaj, kur pritej gjithçka të shkojë sipas parashkimeve, dolën problemet me shtëpinë që duhej të rrënohej. Derisa u pastrua problemi me këtë shtëpi, u humb shumë kohë.Një problem në vete kanë qenë edhe kushtet klimatike.
“ Problemi ka qenë kushtet klimatike e dimë që ka pasur të reshura të shiut , ka pasur problem edhe me palët edhe pse ekspoprimi ka përfunduar kanë dalë në teren dhe kanë penguar kompaninë në realizimin e punëve ku jemi detyruar ne si institucion komunë të kërkojmë nga sektori për punë të brendshme të kërkojnë palët edhe të vazhdojë punimet kompania private”, deklaroi Besar Durmishi, kryetar i këshillit të komunës së Tetovës, transmeton Televizioni KOHA
Ndërtimi i Bulevardit Bllagoja Toska ka kapur një vlerë prej 50 milion denarëve për shpronësimin të pronave dhe 45 milion denarë për ndërtimin e të njejtit.Gjatësia e bulevardit është 420 metra kurse gjërësia është 21 metra. /Televizioni KOHA/
Lajme nga vendi
Aksion kundër lypjes në Tetovë – dy persona të identifikuar nga policia
Zyrtarë policorë të SPB Tetovë, në bashkëpunim me punëtorë socialë nga Qendra për Punë Sociale Tetovë, kanë zhvilluar më 11 nëntor (nga ora 11:00 deri në 16:00) një aksion në kuadër të planit për parandalimin e lypjes në qytet .
Gjatë kontrollit, rreth orës 12:20, në rrethrrotullimin e rrugëve “Iliria” dhe “Ilinden” është gjet duke lypur N.F. (42) nga Tetova. Po ashtu, në orën 12:50 në rrugën “Ilinden” është konstatuar se M.D. (19) nga Koçani po lypte së bashku me dy fëmijët e saj të mitur, të moshës katër dhe një vjeç.
Sipas njoftimit të policisë, pas dokumentimit të plotë të rasteve, personat e përfshirë janë marrë nga Qendra për Punë Sociale Tetovë për procedurë të mëtejshme.
Aksione të tilla, siç njofton MPB, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim parandalimin e lypjes dhe mbrojtjen e fëmijëve nga keqpërdorimi në rrugë, transmeton Tetovasot.
Lajme nga vendi
Mos u frikësoni nga shpërthimet! MPB: Do të shkatërrohen granata, janë marrë të gjitha masat
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë qytetarët se të premten, do të shpërthehen granata në rajonin e Gjorçe Petrovit. Nga MPB sigurojnë se granatat do të shkatërrohen sipas standardeve të parashikuara të sigurisë.
“Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se më 14.11.2025 (e premte) në ora 07:00 në rrethin e Qendrës Policore në Gjorçe Petrov në Shkup do të shkatërrohen granata, për të cilat sipas analizës së ekspertëve është konstatuar se nuk mund të transportohen jashtë Qendrës Policore. Granatat do të shkatërrohen sipas standardeve të parashikuara të sigurisë”, thonë nga MPB.
Lajme nga vendi
VLEN: Besimi dhe qeverisja e mirë janë themeli i sigurisë dhe stabilitetit në rajon
Nga Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thonë se “vlerësojnë lart angazhimin dhe vizionin e zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, në Konferencën Rajonale të Sigurisë “WB–EU: Shared Security, Shared Future”, e cila u mbajt në Shkup me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të qeverive të rajonit, të Bashkimit Evropian, Italisë dhe partnerëve ndërkombëtarë”.
Nga VLEN thonë se “në këtë ngjarje të rëndësishme, zëvendëskryeministri Fetai paraqiti qartë filozofinë e qeverisjes së re se siguria nuk ndërtohet mbi frikë, por mbi besim, integritet dhe institucione të forta.
“Kjo është edhe rruga për ndërtimin e një shteti të qëndrueshëm, demokratik dhe të aftë për t’u përballur me sfidat moderne të kohës. Për VLEN-in vizioni i qeverisjes së mirë, i bazuar në transparencë, përgjegjësi dhe sundim të ligjit, është thelbi i politikës që sjell stabilitet afatgjatë. Reforma e shtetit dhe reforma e sigurisë ecin krah për krah dhe vetëm përmes institucioneve të besueshme mund të garantohet zhvillimi ekonomik, stabiliteti politik dhe besimi qytetar”.
“Bashkëpunimi rajonal dhe partneriteti me Bashkimin Evropian janë pjesë e pandashme e kësaj qasjeje, e cila synon ndërtimin e një kulture të re sigurie më bashkëpunuese, më moderne dhe më evropiane. Ky vizion i artikuluar nga zëvendëskryeministri Fetai është dëshmi e qartë se qeverisja e re është e vendosur ta forcojë shtetin përmes besimit dhe ta afrojë vendin drejt standardeve evropiane të stabilitetit, transparencës dhe mirëqeverisjes”, thonë nga VLEN.
-
Lajme nga rajoni2 months agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi2 weeks agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga rajoni2 months agoNë Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

