Connect with us

Lajme nga vendi

NË TETOVË MBAHET KONFERENCË NDËRKOMBËTARE KUSHTUAR PAQES | VIDEO

Published

on

Në Tetovë, në hotel Merkur, është mbajtur konferenca Ndërkombëtare e Paqës që u organizua nën ombrellën e Organizatës Botërore të  Ambasadorëve të Paqes. Kancelari evropian Gjusepe Prete, tha se qëllimi i përhershëm i Organizatës Botërore të  Ambasadorëve të Paqes është paqa botërore. Ai nënvizoi se viteve të fundit është punuar në drejtim të asa që mesazhi ynë për paqe të pranohet nga të gjithë dhe në këtë drejtim është arritur shumë përparim, transmeton Televizioni KOHA.

Një mision i vërtetë jetësor për Organizatën tonë që gjithmonë ka dashur dhe ka punuar për paqen në botë. Në një shoqëri plot konflikte dhe dhunë të të gjitha llojeve,Organizata jonë shquhet për punën e saj fantastike ndërkombëtare. Një mision i vërtetë jetësor për atë që gjithmonë ka dashur dhe ka punuar për paqen në botë. Në një shoqëri plot konflikte dhe dhunë të të gjitha llojeve, Ëoa shquhet për punën e saj fantastike ndërkombëtare.Kjo është një organizatë që synon paqen ndërkombëtare. Vitet e fundit jemi përpjekur dhe ia kemi dalë të arrijmë në shumë vende të Europës, por edhe më gjerë, në mënyrë që mesazhi ynë të njihet dhe të pranohet nga të gjithë.Sepse vetëm duke punuar së bashku mund të ndërtohen ura për të ribashkuar çdo vend të thyer nga luftërat dhe politikat jopacifiste.U deshën vite punë, por ne po rritemi gjithnjë e më shumë dhe kjo është një shenjë e mirë duke pasur parasysh ndjenjën e paqes që po përhape”, tha Gjusepe Prete, kancelar evropian, transmeton Televizioni KOHA.

Për ambasadorët e Paqes, ky organizim ka një rol të veçantë që të dërgohet mesazhi për paqe në mbarë botën.

Krahas përfaqësuesve nga vendi, në këtë konferencë kishte të pranishëm edhe përfaqësues edhe nga Kosova. Organizatorët për Televizionin KOHA thanë se Tetova është përgjzedhur që të mbahet ky samit për shkakun se Tetova është dëshmuar se është një qytet i paqes, thotë Rabit Sadiku, ambasador i Paqes nga Kosova.

Në konferencën e sotme kushtuar paqës që u  mbajt në Tetovë morën pjesë personalitete  të rëndësishme nga shumë sfera, në mesin e tyre, pronarë të mediave, gazetarë, kryetar të komunave, nga organizata joqeveritare e kështu me rradhë, të cilët vlerësuan rolin e paqes në shoqëri duke thënë se bota ka nevojë për solidaritet dhe harmoni mes njerëzve. /Televizioni KOHA/

Advertisement

 

 

Advertisement

Lajme nga vendi

Ulet çmimi i dizelit, shtrenjtohet çmimi i benzinës

Published

on

Çmimet e karburanteve në Maqedoni shënojnë pësojnë ndryshime. Eurosuper BS-95 do të shitet për 100,50 denarë për litër, ndërsa BS-98 për 102,50 denarë, të dyja me rritje prej 3,50 denarësh.
Dizeli lirohet për 2 denarë dhe çmimi i ri do të jetë 99 denarë për litër. Ulja vjen si rezultat i vendimit për uljen e përkohshme të TVSH-së për dizelin nga 18 në 10 për qind dhe vazhdimin e akcizës së reduktuar.

Vaji ekstra i lehtë për amvisëri rritet në 109,50 denarë për litër.

Continue Reading

Lajme nga vendi

MINISTRI SHASIVARI: DEKLARATA IME U SHTREMBËRUA PËR PËRFITIME POLITIKE!

Published

on

Kur ditët kanë filluar të numërohen mbrapsht dhe kur të gjithë presin vendimin e gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për ish krerët e UÇK-së, ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari ka deklaruar se duhet të respektohet standardi evropian i prezumimit të pafajsisë.

Ai thotë se ky ka qenë edhe mesazhi i tij i publikuar ditë më parë në rrjetet sociale, të cilin, sipas tij, u përpoqën ta shtrembërojnë me dashje për përfitime politike.

“Nuk ka aboslutisht diçka që thuhet se kam prejudikuar ose kam marrë anë. Mesazhi im ka qenë thjeshtë për shtetin e Kosovës për popullin e Kosovës për sakrificën dhe atë qëndrim e kam, prandaj më vjen keq që për manipulime politike shtrembërohen disa pjesë nga qëndrimi im”

Shasivari ka folur edhe për sistemin e drejtësisë në RMV.

“Jo absolutisht, unë e përmenda pikërisht të kundërtën e kësaj. Sundimi i të drejtës është një nga parimet themelore kushtetuese dhe qytetarët duhet të jenë të bindur në respektimin e këtij parimi”.

Advertisement

Ndryshe, ditë më parë ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar një mesazh në prag të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, e cila u votua vite më parë në Kuvendin e Kosovës.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Pushimet mjekësore shkurtohen në 5 ditë, kontrolle edhe në shtëpi

Published

on

Fondi për Sigurim Shëndetësor paralajmëron ndryshime në rregullat për pushimet mjekësore, me qëllim parandalimin e keqpërdorimeve dhe forcimin e kontrolleve.

Drejtori i Fondit, Zlatko Perinski, tha se mjekët amë së shpejti do të mund të japin pushim mjekësor deri në 5 ditë, në vend të 7 ditëve sa është aktualisht. Sipas tij, qëllimi nuk është kufizimi i të drejtës për pushim mjekësor, por krijimi i një sistemi më të drejtë dhe parandalimi i abuzimeve.

Kontrollet do të kryhen si pas denoncimeve nga punëdhënësit, ashtu edhe në mënyrë të rastësishme. Nëse kontrollori nuk e gjen personin në adresën e deklaruar gjatë pushimit mjekësor, do t’i lihet njoftim që të paraqitet para komisionit mjekësor dhe të japë shpjegim. Për rastin do të njoftohet edhe punëdhënësi.

Ndryshimet parashikojnë gjithashtu më shumë raste kur pushimi mjekësor mund të përcaktohet pa praninë fizike të pacientit, si dhe digjitalizimin e evidencave dhe dokumentacionit.

Sipas Perinskit, gjatë kontrolleve të kryera në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë konstatuar parregullsi në rreth 30 për qind të rasteve të shqyrtuara, ndërsa kontrollet dhe analizat do të vazhdojnë edhe në institucione të tjera dhe në sektorin privat.

Advertisement

Fondi ka parashikuar për vitin 2026 rreth 6.45 miliardë denarë për pushimet mjekësore dhe lejet e lindjes, çka, sipas drejtuesve të institucionit, kërkon mekanizma më të fortë kontrolli.

Ndërkohë, Fondi paralajmëron edhe ndryshime të tjera që lidhen me pacientët. Recetat e lëshuara nga shërbimet kujdestare pritet të mund të realizohen brenda 24 orëve, në vend të afatit aktual deri në mesnatën e së njëjtës ditë.

Continue Reading

Më të lexuarat