Lajme nga vendi
Fillon fushata për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret
Me ngjarje publike në sheshin “Maqedonia” në Shkup, sot fillon fushata publike për ngritjen e ndërgjegjës tek qytetarët për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret në periudhën e verës. Fushatën, tradicionalisht e organizon Unioni i zjarrfikësave të Maqedonisë (UZM) në bashkëpunim me Unionin e zjarrfikësave të Qytetit të Shkupit (UZQSH) dhe Unionet komunale zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit (UKZQSH).
Gjatë ngjarjes, aktivistë dhe zjarrfikës vullnetarë do t’u ndajnë afishe kalimtarëve në rajonin qendror të qytetit, me pëmbajtje informative – si kryhet parandalimi dhe mbrojtja e zjarreve të pyjeve.
Në organizim të ngjarjes janë të përfshirë Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Ndërmarrja publike “Pyjet e Maqedonisë”, si dhe institucuone tjera komunale dhe publike.
Lajme nga vendi
KTHIMI NGA HAXHI: LOT GËZIMI DHE EMOCIONE NË AEROPORTIN E SHKUPIT!
Mesazhe mirëseardhjeje, ëmblësira, fëmijë e të rritur, nipër e mbesa, kishin pushtuar Aeroportin e Shkupit, për të pritur familjarët e tyre që kishin kryer haxhin.
Emocione të mëdha, lot gëzimi dhe përqafime të ngrohta, duke ndarë së bashku lumturinë e kthimit të tyre nga vendet e shenjta.
Kjo ishte atmosfera pas mbërritjes së grupit të tretë dhe të fundit të haxhilerëve të BFI-Myftinia Tetovë, pas përfundimit të njërit prej udhëtimeve më të shenjta dhe më domethënëse në jetën e një besimtari.
Haxhi është një përjetim i jashtëzakonshëm shpirtëror që forcon besimin, durimin dhe përkushtimin ndaj Zotit.
Por është edhe një sfidë që kërkon organizim të jashtëzakonshëm. Në shërbim të haxhinjve kanë qenë 11 mjek.
ARTAN IBISHI – Mjek
Nga Myftinia e Tetovës thonë se udhëtimi, qëndrimi dhe kthimi nga vendet e shenjta ka shkuar tepër mirë duke lutur Allahun e Madhëruar që t’ua ketë pranuar haxhin, lutjet dhe adhurimet e tyre, t’i shpërblejë me të mira të shumta dhe t’i bëjë shembull të devotshmërisë në familjet dhe shoqërinë tonë.
SELVER XHEMAILI – Myfti i Tetovës
Por, ekipit që u kthyen nga Meka i mungoi një Haxhi. Tv Koha njoftoi për rastin e vdekjes së një haxhiu nga Piroku i Tetovës, I cili, me dakordim me familjen e të ndjerit, është varrosur në varrezat e Mekës, kurse Myftiu I Tetovës duke përshkruar këtë lajm të dhimbshëm si caktim të zotit, njoftoi se i ndjeri kishte ndërruar jetë sapo kishte përfunduar obligimet e haxhit.
Nga rajoni i Tetovës për në vendet e shenjta kanë udhëtuar 440 nijetlinj kurse bashkë me shoqëruesit e tyre, hoxhallarët-udhëheqësit dhe ekipin mjekësor, shifra kishte mbërritur në 460.
/Tv Koha/
Lajme nga vendi
Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 14 Qershor
Dje në ora 13:00 në SPB Tetovë, një 50-vjeçar nga Kosova ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga një person nga Tetova, i cili e kishte angazhuar atë për t’u kujdesur për nënën e tij të sëmurë. Sipas denoncimit, ai për një periudhë të caktuar kohore e ka maltretuar atë psiqikisht dhe fizikisht, ndërsa kur ka dyshuar se ajo dëshiron të largohet, e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Për shkak të qëndrimit të parregulluar në shtet, shtetasja e Kosovës është shoqëruar në stacionin policor dhe është dërguar në Vendkalimin Kufitar Jazhincë. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit nga Tetova, pas së cilës ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
……Dje në ora 13:45 në Gostivar, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria një 15-vjeçar nga fshati Debresh dhe një 20-vjeçare nga Gostivari, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Vjedhje”. Paraprakisht, në DPB Gostivar, një 44 vjeçar nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 13:30 personat janë kapur në manastirin “Shndërrimi i Krishtit” duke marrë para të lëna mbi ikona, pas së cilës i kanë kthyer paratë. Sipas denoncimit, të dy janë vërejtur në kamerat e sigurisë se edhe më datë 30 Maj kanë kryer një vjedhje të ngjashme. Ata janë mbajtur në stacionin policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
……Dje në ora 20:00 në SPB Tetovë, një 21-vjeçar nga fshati Bozofcë e Tetovës, ka denoncuar se rreth orës 19:00 në rrugën “Vidoe Smilevski Bato” në Tetovë është sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për gjetjen e autorit dhe për zbardhjen e rastit.
……Dje në ora 17:20 në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 42 vjeçare nga Prilepi, me banim në Tetovë, ndërsa në ora 18:30 në fshatin Saraqinë të Tetovës, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Grupçinit kanë privuar nga liria një 37-vjeçar nga po i njëjti fshat. Paraprakisht, në ora 16:00 në SPB Tetovë është denoncuar se rreth orës 15:30 është vërejtur 42-vjeçarja duke maltretuar fizikisht dhe duke e përplasur në asfalt foshnjën e saj tre-muajshe. Personat që e kanë vërejtur këtë gjë, ia kanë marrë fëmijën dhe e kanë denoncuar rastin. Për ngjarjen është njoftuar punonjësi social dhe inspektori për të mitur, ndërsa të dy personat janë mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të vijojë kallëzimi përkatës.
……Dje në ora 22:45 në fshatin Pallaticë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Grupçinit kanë privuar nga liria një 67-vjeçar nga fshati Pallaticë. Ai është denoncuar nga një 40-vjeçar nga po i njëjti fshat se rreth orës 18:00 në oborrin e shkollës fillore të fshatit ka sulmuar fizikisht djalin e tij 11-vjeçar, duke përdorur edhe një send të fortë. Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pas zbardhjes së plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
……Gjatë ditës së kaluar në rajonin e SPB Tetovë, gjatë kontrolleve në komunikacion janë sanksionuar katër persona për shkak të drejtimit të automjeteve para se të fitonin të drejtën e drejtimit (pa patentë shofer), me çka kanë kryer veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik” sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Në mesin e tyre janë edhe dy të mitur.
Lajme nga vendi
VOLEJBOLL: VETERANËT E SHKËNDIJËS REGJISTRUAN FITOREN E KATËRT
Legjendat e Shkëndijës edhe në xhiron e katërt të kampionatit e Ligës së Veteranëve të Maqedonisë së Veriut kanë regjistruar fitore të sigurt 2 -0 në sete kësaj radhë kundër 11 Oktomvrit .
Për kuqezinjtë tetovar ishte kjo fitorja e katërt me radhë dhe janë duke udhëhequr tabelën me pikë maksimale së bashku me Borecin e Velesit.
Kapiteni Durim Luma gjatë një prononcimi për TV Koha shpreson që të vazhdojë kjo ecuri pozitive.
“Turneu i katërt në kampionatin e veteranëve të Maqedonisë së Veriut u zhvillua në Shkup, ndërsa ne për kundërshtarë kishin ekipin e Prilepit të cilën e fituam bindshëm 2-0 në sete 25-13 dhe 25-19, ku të gjithë lojtarët kishin rastin që të angazhohen në këtë ndeshje në mungesë të lojtarit tonë kryesor Habil Ajeti zhvilluam ndeshje shumë të mirë. Me aktivizimin e Naim Abazit i cili ishte figurë qendrore dhe kryesore e ndeshjes ne fituam bindshëm këtë ndeshje në këtë turne’’ deklaroi kapiteni Durim Luma
Në dy ndeshjet tjera të xhiros së katërt janë regjistruar këto rezultate Gjevgjelia – Skopje 0-2 dhe Strumica – Boreci 0-2.
Pas katër xhirove të zhvilluar tabelën e kryesojnë Shkëndija dhe Boreci me nga katër fitore maksimale.
Kampionati vazhdon më 4 tetor me ndeshjet e xhiros së pestë që organizohet në Tetovë, ku takohen Shkëndija – Boreci, 11 Oktomvri – Skopje dhe Strumica – Tetova.
Shaban Sinani – TV Koha

