Lajme nga vendi
Vaksinohen mbi 1000 fëmijë për vaksinimet rutinë të humbura gjatë fushatës së MSH-së dhe OBSH-së “Derë më derë”

Mbi një mijë fëmijë janë vaksinuar për kryerjen e vaksinimeve rutinë të humbura në kuadër të fushatës së përbashkët të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) “Derë më derë”, kumtoi sot MSH.
Janë vizituar gjithsej 3,373 familje, komunitete dhe tubime njerëzish në më shumë se 200 mjedise urbane dhe rurale. Në kuadër të fushatës u mbajtën biseda dhe leksione edukative dhe u shpërndanë më shumë se 6000 materiale për rutinë dhe vaksinim kundër kovid-19.
Fushata filloi më 24 prill 2023 dhe u zhvillua për gjithsej katër javë, si pjesë e Javës Evropiane të Imunizimit 2023, me mbështetjen financiare të BE-së.
Në vizitat në terren, siç informoi ministria resore, janë përfshirë 30 ekipe mjekësore, me qëllim prezantimin e përfitimeve nga imunizimi, si dhe administrimin e vaksinave kundër kovid-19 dhe vaksinimin rutinë.
Lajme nga vendi
Dogana e Maqedonisë sekuestroi 1.158 orë të falsifikuara

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se në pikën kufitare “Bogorodicë” kanë sekuestruar 1,158 orë dore të falsifikuara.
Nga Drejtoria e Doganave shtojnë se në pikat kufitare deri në shtator të këtij viti janë zbuluar 63 raste të shkeljes së të drejtave të pronësisë intelektuale, duke sekuestruar pothuajse 78.000 produkte me marka të njohura tregtare.
“Gjatë një kontrolli të mallrave të deklaruara për tranzit në pikën kufitare Bogorodicë, u sekuestruan gjithsej 1.158 orë dore me markat e mbrojtura tregtare “Rolex”, “Boss”, “Armani” dhe “Tommy Hilfiger”. Rasti u zbulua nga një ekip doganor mobil, i cili, për shkak të dyshimit, kreu një kontroll të detajuar, duke gjetur orë vlera e të cilave, deklaruar sipas faturës nga një kompani kineze ishte 60.852 denarë.
Për shkak të dyshimit të bazuar për shkelje të të drejtës së pronësisë intelektuale, mallrat u bllokuan dhe u nis procedura për të përcaktuar origjinalitetin e produkteve”, thonë nga Drejtoria e Doganave.
Lajme nga vendi
Mickoski në Tetovë: Me Kasamin inspektuam projektet infrastrukturore në Tetovë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, vizituan sot punimet për rikonstruksionin e shkollës “Kirill Pejçinoviq”, si dhe disa aktivitete ndërtimore në lagjen “Ajduçko Maalo” në Tetovë.
Mickoski theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për zhvillimin lokal, duke shtuar: “Le të punojmë për përparimin e Tetovës, për lagjen tënde, për të ardhmen tonë të përbashkët.”
Lajme nga vendi
KASAMI: PUNUAM ME PËRKUSHTIM PËR TETOVËN

-
Lajme nga bota2 months ago
TRAGJEDI familjare në SHBA : 34 vjeçarja vret burrin dhe dy fëmijë, më pas veten
-
Lajme nga rajoni1 month ago
Lëshohet për qarkullim ura e re mbi lumin Ibër
-
Lajme nga bota2 months ago
Takimi Zelensky-Trump në Berlin, dhoma e Kancelarisë gjermane ku askush s’mund të përgjojë